Spitali Bashkiak i Peqinit po transformohet në një korpus modern ku do të integrohen shërbimet shëndetësore për qytetarët dhe shërbime e domosdoshme sipas standardeve më të mira evropiane për fëmijët me nevoja të veçanta. Me mbështetjen e Qeverisë dhe në bashkëpunim me Fondin Shqiptar të Zhvillimit, po realizohet një investim i rëndësishëm që do të integrojë Spitalin Ditor, Qendrën Shëndetësore, Administratën e NjVKSH-së dhe Qendrën Terapeutike dhe Rehabilituese për fëmijët 0-18 vjeç. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu dhe kreu i FSHZH-së, Dritan Agolli gjatë inspektimit të punimeve u ndalën në detajet e këtij investimi për ofrimin e…
Author: tirana
Vijon për të tretën ditë që të çlirohet tymi toksik nga djegia e pakontrolluar e mbetjeve urbane në landfillin e inceneratorit të Elbasanit. Mjete të rënda të firmave private, por edhe të ushtrisë hedhin vazhdimisht inerte në grumbullin e mbetjeve me qëllim izolimin e vatrës së zjarrit. Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu ka ndjekur nga afër operacionin e trupave në terren, teksa u aktivizua nga ajri për hedhjen e ujit edhe helikopteri Cougar i ushtrisë. Në terren janë dhjetëra forca, mbi 20 mjete të rënda dhe shërbime të tjera, që po përpiqen të izolojnë dhe shuajnë vatrën e zjarrit, që…
Tirana prej vitesh ka bërë pjesë të hartës së saj emra personalitetesh që kanë kontribuar në mënyrë domethënëse në shoqëri. Në një postim të fundit në rrjetet sociale, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka ndarë momente nga ceremonitë që janë zhvilluar ndër vite për vendosjen e emrave të personaliteteve në rrugët e kryeqytetit. Për Veliajn, këto janë akte simbolike që shërbejnë jo vetëm si falënderim për të shkuarën, por edhe si kujtesë për të rinjtë. “Tirana ka ditur gjithmonë t’i nderojë ata që kanë bërë e dhënë shumë për qytetin. Dhe për t’u shprehur mirënjohjen dhjetra e dhjetra…
Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e ish-policit të “Shqiponjave”, Nevaldo Hajdaraj, i cili vrau të riun Klodian Rasha me 8 dhjetor 2020. Mbetet në fuqi vendimi i Gjykatës së Apelit dhe dënimi me 18 vite burg për vrasje me dashje, por që zbret në 12 vite heqje lirie për shkak të gjykimit të shkurtuar. Rekursi që është rrëzuar po ashtu, kishte depozituar edhe Prokuroria e Apelit e cila kërkonte dënimin e ish-efektivit me 20 vite burg, dënimi maksimal që parashikon neni 76 i Kodit Penal, dhe mos pranimin e gjykimit të shkurtuar për Hajdarajn. Vrasja ndodhi gjatë kohës së masave…
Nga Enver Robelli Gazeta gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung kritikon ashpër fjalimet në tubimin e fundit të studentëve dhe opozitës serbe në Beograd. Protestat kundër regjimit autoritar të Aleksandar Vučić-it në Serbi, të nisura nga një lëvizje studentore në nëntor 2024, kanë arritur përmasa të mëdha. Më 28 qershor 2025, rreth 140 mijë qytetarë u mblodhën në Beograd për të kërkuar zgjedhje të reja. Por siç shkruan Frankfurter Allgemeine Zeitung, protesta shënoi edhe një kthesë shqetësuese: brenda kësaj lëvizjeje po forcohet gjithnjë e më shumë një nacionalizëm i ashpër serbomadh, që risjell në kujtesë retorikën e viteve të hershme të regjimit…
Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla replikoi me deputeten e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, lidhur me gjendjen e bujqësisë në vend. Balla theksoi se transformimi i bujqësisë shqiptare në një sektor modern dhe europian është një mision që mund të realizohet vetëm nga kryeministri Edi Rama dhe Partia Socialiste. ”Më shumë se 1000 projekte, ku spikasin 400 pika të reja përpunimi dhe 120 agroturizme, me një vlerë diku te 120 milionë, apo 125 milionë euro. Por ajo që na dallon është se në kohën tuaj nuk kishte asnjë agroturizëm. Kemi arritur në 300 agroturizme, falë mbështetjes së…
Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta i ka dërguar një letër publike ish-zv/kryeministrit Arben Ahmetaj, ku me detaje tregon çdo pjesë që nis nga arrestimi i tij në tetor të 2024 dhe sesi po jeton këto muaj në paraburgim, lufta për të fituar lirinë dhe mungesa e takimeve me familjarët. Mes rrjeshtave, Meta shkruan edhe që e ka paragjykuar kur mori vesh që Ahmetaj u la fletën e arrestit në dorë dhe iku nga Shqipëria. ”Kur pashë që donin të të bënin kokë turku për inceneratorin të mirëkuptova. Ndërsa kur të dëgjova te Çim Peka në shkurt u binda…
Vijon për të tretën ditë që të çlirohet tymi toksik nga djegia e pakontrolluar e mbetjeve urbane në landfillin e inceneratorit të Elbasanit. Mjete të rënda të firmave private, por edhe të ushtrisë hedhin vazhdimisht inerte në grumbullin e mbetjeve me qëllim izolimin e vatrës së zjarrit. Nga ana tjetër, drejtues të repartit zjarrfikës shprehen se për momentin përpjekjet janë për ta mbajtur nën kontroll, pasi djegia në brendësi do të vijojë të çlirojë tymin toksik për një afat të papërcaktuar. Mijëra banorë prej ditësh po përjetojnë ndotjen e ajrit dhe erën e rëndë. Vetëm ndryshimi i erës mund t’u…
Ministri i Financave, Petrit Malaj tha në Kuvend se fondet për bujqësinë janë rritur ndjeshëm gjatë viteve të fundit, duke mohuar akuzat e opozitës për mungesë investimesh në këtë sektor. “Bujqësia në vitin 2013 përfitonte vetëm 34 milionë euro. Ndërsa në vitin 2024, financimi ka arritur në 146 milionë euro. Mjafton të shikojmë buxhetin”, tha ministri Malaj në fjalën e tij, në seancën plenare të Kuvendit. Nga ana tjetër, nënvizoi se në vitin 2013 kishte vetëm 700 hektarë serra, ndërsa sot ky numër është trefishuar, duke arritur në 2,100 hektarë. Toka e vaditur gjithashtu, theksoi Malaj, është rritur nga 120…
Kreu i PD-së, Sali Berisha ka akuzuar anëtarin e KAS-it, Ilir Rusmajli për manipulim të rezultatit zgjedhor në Tiranë gjatë procesit të rinumërimit. Ai e cilësoi Rusmajlin si person pa moral dhe jashtë çdo norme ligjore. Berisha shtoi se Ilir Rusmajli ka vepruar në kundërshtim me ligjin, duke dëmtuar qëllimisht Partinë Demokratike. Pjesë nga fjala Cilido që nuk zbaton ligjin, për mua do të jetë përgjegjës para ligjit. Pikë. Ky është komenti im. Por dallimi është i madh. Nuk kemi lëvizje mandati. Sigurisht nuk duhet të ndodhi, pikë. Qëndroj tek ajo që thashë. Kurse këtu lëvizën dy mandate, jo 1,…
Një nga deputetët më origjinalë, që foli për problemet dhe hallet e qytetarëve, Dashnor Sula nga shtatori nuk do të jetë më në Kuvendin e Shqipërisë. Sot në seancën e fundit për këtë sension parlamentar, ai ka dhënë fjalimin e tij të lamtumirës. Sula u shpreh se do të vazhdojë punën e tij për të qenë zëri i qytetarëve që besojnë te ai dhe se nuk largohet nga ky Kuvend si servil. ”Kjo është seanca e fundit për katër vitet e ardhshme. Unë ndihem krenar dhe them që dal nga ky parlament jo si një servil apo një lëpirës. Kam…
Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali dhe deputeti i PD-së Flamur Noka, në seancën e fundit në Kuvend për këtë legjislaturë janë përplasur ashpër mes tyre. Kur Spiropali i dha fjalën deputetit Denis Deliu, Noka tentoi ta marrë vetë fjalën nga foltorja. Kjo ka bërë që tonet të ashpërsohen dhe Spiropali ta kërcënojë Nokën me përjashtim nga seanca për fjalorin e përdorur. “Fjalën e ka zoti Deliu! Mos të të përjashtoj nga seanca për fjalorin. Kanë të drejtë të përgjigjen ata se nuk janë gurë varri që sa herë t’i fyeni të rrinë ulur. Ulu në vend, mos të të përjashtoj…