Kryeministri Edi Rama zhvilloi këtë të enjte një vizitë të papritur në Bashkinë e Vlorës, ku mbajti një mbledhje me dyer të mbyllura me drejtuesit lokalë. Gjatë takimit, Rama shprehu pakënaqësi të theksuara për menaxhimin e sezonit turistik, problemet me furnizimin me ujë të pijshëm dhe ankesat e qytetarëve lidhur me cilësinë e shërbimeve. Kryeministri kërkoi dorëheqjen e disa drejtuesve të institucioneve në Vlorë, të cilët sipas tij nuk kanë qenë efikasë në detyrat e tyre. Përveç kësaj, u kërkua largimi i një pjese të administratës së Bashkisë së Vlorës. Rama kritikoi edhe deputetët e qarkut për performancën e tyre…
Author: tirana
Në seancën e fundit plenare, Dashnor Sula ka dhënë fjalimin e tij të ‘lamtumirës’, pasi për katër vitet e ardhshme nuk do të jetë pjesë e Kuvendit. Në fjalimin e tij, Sula u shpreh se do të vazhdojë punën e tij për të qenë zëri i qytetarëve që besojnë te ai dhe se nuk largohet nga ky Kuvend si ‘servil’. “Kjo është seanca e fundit për katër vitet e ardhshme. Unë ndihem krenar dhe them që dal nga ky parlament jo si një servil apo një lëpirës. Kam denoncuara dhe kam ngritur zërin për mungesën e infrastrukturës në bashkinë Peqin…
Policia Rrugore e Tiranës bëri bilancin e 72 orëve të fundit të monitorimit intensiv në kryeqytet. Gjatë kontrolleve, 19 automjete të parkuara gabim u tërhoqën me mjet ngritës, ndërsa 11 shoferë u arrestuan ose u proceduan. Policia gjithashtu evidentoi shkelje të rregullave të qarkullimit nga përdoruesit e monopatinave dhe motomjeteve. Apeli i forcave të rendit është për respektimin e rregullave dhe përdorimin e kaskës mbrojtëse për sigurinë në rrugë. Njoftimi i Policisë Rrugore: Policia Rrugore, 72 orë monitorim intensiv në të gjitha akset e kryeqytetit. Fokuset e monitorimit: ❌ Parkimi i automjeteve në trotuar duke penguar qarkullimin e lirë të…
Bota e futbollit është tronditur nga vdekja tragjike e sulmuesit portugez të Liverpoolit, Diogo Jota, i cili humbi jetën në orët e para të mëngjesit të së enjtes pas një aksidenti të tmerrshëm me makinën e tij Lamborghini, në veri të Spanjës, së bashku me vëllain e tij, Andre. Sipas raportimeve të mediave spanjolle, automjeti luksoz u përmbys dhe shpërtheu në flakë, pasi një nga gomat dyshohet se plasi teksa po bënte një parakalim në autostradën A-52, pranë qytetit Cernadilla, në provincën e Zamorës, afër kufirit me Portugalinë. Në makinë ndodhej edhe vëllai i tij, André, 26 vjeç, gjithashtu futbollist,…
Seanca e fundit parlamentare e kësaj legjislature u mbajt këtë të enjte mes debateve opozitë-maxhorancë për zjarrin që ka përfshirë fushën e grumbullimit të mbetjeve pranë inceneratorit të Elbasanit. Në fillim të seancës u regjistruan përplasje mes kryetares së Kuvendit, Elisa Spiropali, dhe deputetes demokrate Zheni Gjergji, e cila ngriti shqetësimin për gjendjen e rënduar mjedisore pas zjarrit në Elbasan. Spiropali ndërpreu fjalën e Gjergjit duke i kërkuar që t’i përmbahej procedurës parlamentare. Deputetja Gjergji tha se zjarri është një sinjal alarmi për gjendjen dramatike të mjedisit dhe dështimin e projektit të inceneratorit. Ndërkohë, deputetja demokrate Jorida Tabaku kërkoi një…
Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 29 vatra zjarri, nga të cilat 2 vatra janë ende aktive. Këto vatra zjarri janë evidentuar në bashkitë e Elbasanit, Finiqit, Selenicës, Vlorës, Memaliajt, Libohovës, Dropullit, Kamzës, Tiranës, Durrësit, Kavajës, Rrogozhinës, Fierit, Divjakës, Vaut të Dejës, Malësisë së Madhe dhe Lezhës. Aktualisht mbeten aktive vatrat: – Në vendgrumbullimin e mbetjeve, në bashkinë Elbasan, ku vijon puna për shuarjen e plotë të vatrës. – Ndërkohë , në vatrën e zjarrit midis fshatit Grazhdan, njësia administrative Livadhja dhe fshatit Malçan, njësia administrative Dhivër, bashkia Finiq, situata sot është më e qetë dhe intensiteti i zjarrit…
Situata nga zjarret në landfillin e Elbasanit tashmë është nën kontroll. Megjithatë, problem mbetet shtëllunga e tymit në zonë, që mund të dëmtojë edhe banorët. Situata është më e qetë, vatrat masive janë vendosur nën kontroll. Shqetësues gjatë orëve të fundit, janë shtëllungat e tymit që çlriohen nga djegia në brendësi e produkteve.
Një operacion në shkallë të gjerë kundër korrupsionit është duke u zhvilluar që nga mëngjesi i sotëm në zyrën doganore të Mavromatit, në Thesproti të Greqisë, vetëm pak metra larg kufirit me Shqipërinë. Sipas një deklarate zyrtare nga Ministria greke e Mbrojtjes së Qytetarit, operacioni po kryhet nga Shërbimi i Punëve të Brendshme të Forcave të Sigurisë në Epir dhe ka për qëllim goditjen e një rrjeti të dyshuar për ryshfet, korrupsion dhe shkelje të detyrës nga zyrtarë doganorë. Deri në këto momente, janë arrestuar 13 persona, ndërsa hetimet janë ende në zhvillim. Autoritetet kanë mbajtur një profil të ulët…
Një lajm tragjik ka goditur botën e futbollit. Diogo Jota, sulmuesi portugez i Liverpoolit, ka humbur jetën në moshën 28-vjeçare pas një aksidenti të rëndë rrugor në provincën spanjolle të Zamorës, në orët e para të mëngjesit të sotëm. Sipas autoriteteve vendase, aksidenti ndodhi në kilometrin 65 të autostradës A-52, në zonën e Sanabria-s. Automjeti në të cilin udhëtonte Jota, së bashku me vëllain e tij André – gjithashtu futbollist profesionist 26-vjeçar – doli nga rruga dhe përfundoi në flakë, shkruan Marca.Dëshmitarët që telefonuan numrin e urgjencës 112 raportuan se makina u përfshi plotësisht nga zjarri, i cili më pas…
Kalimi i automjeteve në pikën kufitare të Qafë Botës është pezulluar përkohësisht. Shkak është bërë arrestimi i një doganieri grek në pikën e kalimit në Mavromat. Ende nuk ka detaje mbi arsyet e arrestimit. Qarkullimi për këmbësorët vijon normalisht.
Një valë të nxehti ekstreme po godet Europën dhe po lëviz drejt lindjes, me kërcënime për të thyer rekorde në Gjermani, ku temperaturat mund të arrijnë 40 °C – madje afër rekordit të 41.2 °C të vitit 2019 . Shumë rajone në Gjermani kanë vendosur kufizime uji për shkak të thatësirës. Në Francë ka nisur një debat politik për përdorimin e kondicionerëve. Udhëheqësja e së djathtës ekstreme, Marine Le Pen, propozoi një “plan të madh kombëtar për kondicionerët”, argumentuar se “kondicioneri shpëton jetë” dhe është vendimtar për funksionimin e institucioneve publike, në ndryshim nga shumë vende në botë. Aleati i saj, Éric Ciotti,…
Europa po jeton ditët më të nxehta të vitit deri më tani. Nga kjo valë e të nxehtit, është prekur edhe vendi ynë ku temperaturat arrijnë deri në 39 gradë celsius prandaj kujdesi në këto ditë është më i rëndësishëm se kurrë. Hidratohuni Në temperaturat e larta, trupi humbet shumë lëngje përmes djersitjes, prandaj është e domosdoshme të konsumoni ujë të mjaftueshëm gjatë gjithë ditës. Pijet freskuese me sheqer apo alkool nuk janë zëvendësim i mirë për ujin. Një këshillë praktike është të mbani gjithmonë me vete një shishe uji. Zgjidhni veshjet e duhura Veshjet e lehta, me ngjyra të…