Author: tirana

Parlamenti Danez ka miratuar një ligj që parashikon rritjen graduale të moshës së daljes në pension nga 67 vjeç që është aktualisht në 70 vjeç deri në vitin 2040. Vendimi I Kopenhagës zyrtar e bën Danimakën vendin Europian me moshën më të lartë të daljes në pension. Sipas ligjit, mosha do të rritet në 68 vjeç në vitin 2030, 69 në vitin 2035 dhe 70 vjeç për ata që kanë lindur pas 31 dhjetor të vitit 1970. Kjo reformë ka nxitur protesta në Kopenhagë, veçanërisht nga sindikatat, të cilat e quajnë vendimin “të padrejtë”. Kryeministrja Mette Frederiksen ka deklaruar se…

Read More

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ka dërguar një letër urimi për ekipin kampion të Shqipërisë, KF Egnatia. Kreu i qeverisë botërore të futbollit ia ka adresuar letrën Presidentit të FSHF dhe klubit rrogozhinas. Në urimin e tij Infantino thekson se kjo arritje e madhe ka ardhur si rezultat i përpjekjeve të vazhdueshme përgjatë sezonit. Gjithashtu ai falënderon edhe Presidentin Duka dhe FSHF-në për kontributin e dhënë në zhvillimin e futbollit në vend. Më poshtë edhe letra e plotë e Presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino: I nderuar President, Me anë të kësaj letre, kam kënaqësinë të përgëzoj kampionët e rinj të…

Read More

Partia Demokratike kërkon përsëritjen e zgjedhjeve në Qarkun e Kukësit. Përmes përfaqësuesit ligjor, Franci Nuri PD ka depozituar në KQZ kërkesën për shpalljen të pavlefshme të zgjedhjeve të 11 majit në këtë qark. Në kërkesën e dorëzuar tanimë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, PD rendit arsyet pse sipas saj zgjedhjet në Kukës duhet të rrëzohen. PD pretendon fakte dhe prova për problematika gjatë fushatës si përdorimi i aseteve shtetërore në funksion të zgjedhjeve, shitblerja e votave apo dhe parregullsitë me votën e diasporës.

Read More

Një stuhi e fuqishme e shoqëruar me reshje të dendura shiu, breshër dhe vetëtima ka goditur shumë pjesë të Serbisë, duke përfshirë kryeqytetin Beograd dhe qytete të tjera si Obrenovac, Pančeva, Mlladenovac dhe Kragujevcin. Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë ka dërguar një njoftim urgjent për qytetarët e Beogradit përmes një mesazhi SMS, duke shpallur një gjendje të jashtëzakonshme dhe një paralajmërim për stuhi të fortë. Ky paralajmërim thekson rrezikun e mundshëm për dëme materiale, përmbytje lokale, rrëshqitje dheu dhe shembje, si dhe rrezikun e goditjeve të rrufesë. Përveç këtyre, stuhia mund të shkaktojë probleme në furnizimin me energji…

Read More

Kryeqyteti i Shqipërisë së bukur është një nga opsionet më të përballueshme për pushime në qytet dhe një zgjedhje fantastike për ata që kërkojnë të eksplorojnë me një buxhet të kufizuar, shkruan Grace Piercy në një artikull të botuar në të përditshmen britanike “Express”.Qyteti i bukur evropian, Tirana është rekomanduar si vendi më i përballueshëm për britanikët për t’u vizituar këtë vit.Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë së bukur, është një nga opsionet më të përballueshme për pushime në qytet dhe një zgjedhje fantastike për ata që kërkojnë të eksplorojnë me buxhet të kufizuar.Sipas “Time Out”, kryeqyteti i Shqipërisë është një nga…

Read More

Presidenti i Republikës Bajram Begaj takohet në Dayton, Ohio, me Zëvendëssekretarin e Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Christopher Landau. Presidenti Begaj i shprehu mirënjohjen Zëvendëssekretarit të Shtetit për miqësinë historike dhe partneritetin strategjik që SHBA ka me Shqipërinë. Presidenti Begaj nënvizoi faktin se Shtete e Bashkuara të Amerikës kanë qenë mbështetës të palëkundur dhe kanë luajtur rol vendimtar në momente historike të kombit shqiptar.Presidenti Begaj çmoi partneritetin Shqipëri-SHBA dhe ndihmën e dhënë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, veçanërisht në kryerjen e reformës në drejtësi dhe sundimit të ligjit, në zhvillimin e demokracisë dhe forcimin e institucioneve, në…

Read More

Sipas tij, prej dy ditësh ai ka humbur çdo kontakt me ta dhe nuk ka asnjë informacion për vendndodhjen e tyre. Në një apel publik përmes mediave, Mikaj ka kërkuar ndihmë për gjetjen e djalit të mitur, duke theksuar se nuk ka më interes për bashkëshorten. Ai deklaron se Klaudia ka fikur telefonat dhe është larguar pa lënë gjurmë. Po ashtu, ai ka kontaktuar edhe me familjarët e saj, të cilët, sipas tij, i kane thënë se nuk duan të dinë më për vajzën e tyre dhe nuk kane informacion. Mikaj tregon se gruaja është larguar edhe më parë nga…

Read More

Sot, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve miratoi Tabelat Përmbledhëse të Rezultateve për subjektet zgjedhore dhe kandidatët për deputetë, për qarqet Tiranë, Durrës, Elbasan për zgjedhjet pë rKuvend të datës 11 maj 2025. Tabela Përmbledhëse e Rezultatit të votimit në qarkun Tiranë Tabela Përmbledhëse e Rezultatit të votimit në qarkun Durrës Tabela Përmbledhëse e Rezultatit të votimit në qarkun Elbasan

Read More

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, zhvilloi sot një takim me një Delegacion të Lartë të Ministrisë së Brendshme të Italisë, që kryesohej nga Komandanti i Repartit të Tretë të Operacioneve të Komandës së Përgjithshme të Guardia di Finanza, Gjeneral Brigade Luigi Vinciguerra, Drejtori i Shërbimit për Bashkëpunimin Ndërkombëtar të Policisë, Gjeneral Brigade Giampiero Ianni, Eksperti i Sigurisë pranë Ambasadës Italiane në Tiranë, Salvatore Gava, përfaqësuesi i Zyrës Ndërlidhëse Interforze në Shqipëri, Ferdinando Rucco, Komandanti i Guardia di Finanza në Durrës, Nënkolonel Francesco Della Corte, Eksperti i Guardia di Finanza, Nënkolonel Giampiero Carrieri dhe përfaqësues të Konsorciumit…

Read More

Policia greke ka përfunduar para pak një operacion në shkallë të gjerë të quajtur “Kerveros”, gjatë të cilit u arrestuan 23 persona të përfshirë në një rrjet trafikimi qeniesh njerëzore, ndërsa u sekuestruan 3.700 pasaporta të falsifikuara. Janë identifikuar të paktën katër laboratorë që prodhojnë pasaporta të falsifikuara, kryesisht shqiptare dhe greke. Hetimi, i cili është ende në vazhdim, ka çuar në sekuestrimin e 3.700 pasaportave dhe kartave të identitetit të falsifikuara nga vende të ndryshme, si dhe afërsisht 50.000 euro cash. Gjatë kontrolleve në apartamente, policia gjeti çanta plot me pasaporta të falsifikuara, sirtarë me pulla dhe zarfe që…

Read More

Një shtetas italian, 63 vjeç, me qëndrim të përkohshëm në Tiranë, ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm, katër ditë pas një ndërhyrjeje në një klinikë dentare në kryeqytet. Policia tha se më datë 22 maj 2025, shtetasi italian D. S. është paraqitur për mjekim në spital, pasi nuk ishte ndier mirë që prej ndërhyrjes kirurgjikale dentare të kryer më 20 maj në një klinikë private në Rrugën e Kosovarëve. Pavarësisht ndërhyrjes mjekësore, 63-vjeçari ka ndërruar jetë në orët e para të mëngjesit të sotëm. “Më datë 22.05.2025, ka shkuar për mjekim në spital shtetasi italian D. S., 63 vjeç, me…

Read More

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pasi SHBA kërkuan përmes të dërguarit të saj nga autoritetet shqiptare, që të luftojnë kartelet e drogës. Përmes një deklarate për mediat, Berisha i ka bërë thirrje Presidentit Donald Trump që të shpallë kartelet shqiptare të drogës si organizata terroriste. Berisha tha gjithashtu se PD do të ofrojë çdo provë që sipas tij implikon direkt kryeministrin Edi Rama, si pjesë e botës së krimit. Berisha hodhi akuza edhe ndaj kreut të SPAK, Altin Dumanit, për të cilin tha se është i lidhur me një organizatë kriminale në Shqipëri. Pjesë nga fjala e…

Read More