Kryeparlamentarja Elisa Spiropali, në mbylljen e legjislaturës së X-të në Kuvend, thotë se në këto 4 vite u miratuan akte të rëndësishme për fuqizimin e institucioneve dhe mbrojtjen e vlerave demokratike. Ajo ka renditur disa nga punët që u miratuan në Kuvend. ”Strategjia Kombëtare kundër Ndërhyrjeve të Huaja dhe Dezinformimit; Raporti vjetor i Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian (KKIE) për vitin 2024; Ndryshime në ligjin “Për buxhetin e vitit 2025” dhe në ligjin “Për investimet e huaja”; Ndryshime në ligjin “Për komandimin e Forcave të Armatosura”, Aderimi në marrëveshjen shumëpalëshe për kërkim dhe shpëtim ajror; Ratifikimi i vendimit të CEFTA-s…
Author: tirana
Prokuroria e Fierit ka ngritur akuzat për “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur” dhe “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona në gjini ose nën kujdestari” ndaj babait monstër, i cili akuzohet se ka abuzuar seksualisht me vajzën e tij 12-vjeçare prej disa vitesh. 36-vjeçari ka pranuar se ka kryer marrëdhënie vetëm njëherë, ndërsa sipas dëshmisë së vajzës së mitur, 36-vjeçari ka kryer marrëdhënie seksuale me të që kur ajo ishte 5-vjeçe. Njoftimi i plotë Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka regjistruar procedimin penal nr.927, datë 01.07.2025 në ngarkim të personit nën hetim…
Partia e Lirisë akuzon qeverinë Rama, duke thënë se ka dështuar me politikat sociale. Kryetarja e Lëvizjes së Gruas për Integrim, Myrvete Asqeri thotë se sipas të dhënave zyrtare, 52% e qytetarëve që dolën në pension në vitin 2024 nuk përfitojnë pension të plotë, por të pjeshëm. Kjo shifër për të tregon dramën sociale që ka shkaktuar qeveria, e cila në këto vite vetëm ka promovuar propagandë dhe shifra boshe. ”Reforma e pensioneve e vitit 2014, që kërkon nga 35 në 40 vite sigurim për një pension të plotë, nuk është reformë, është dënim me mjerim për një brez të…
Një ndërprerje e madhe e energjisë elektrike ka përfshirë një pjesë të madhe të Çekisë, përfshirë kryeqytetin Pragë, duke shkaktuar ndërprerje të shërbimeve hekurudhore dhe probleme të mëdha në infrastrukturën energjetike të vendit. Kryeministri çek, Petr Fiala e ka quajtur situatën një ngjarje të paprecedentë, ndërsa autoritetet janë duke hetuar shkaqet e ndërprerjes. Ministri i Brendshëm, Vit Rakusan, tha se këshilli kombëtar i emergjencave është në gatishmëri dhe po pret një vlerësim të plotë të situatës. Për të rreth 10 nënstacione kanë raportuar probleme serioze. Ministri deklaroi se aktualisht nuk ka prova që të sugjerojnë një akt terrorist apo sulm…
Në Ditën e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ministri i Shtetit Taulant Balla, priti në një takim kryetarin e bashkisë së Westland, Michigan, Kevin Coleman. Balla foli mbi miqësinë dhe aleancën 100-vjeçare mes Shqipërisë dhe SHBA-së, duke e cilësuar Amerikën si partnerin strategjik të vendit tonë. Një pjesë e rëndësishme e diskutimit ishte roli i diasporës shqiptare në SHBA, me fokus në forcimin e bashkëpunimit me autoritetet lokale për hapjen e më shumë shkollave dhe klasave për mësimin e gjuhës shqipe për fëmijët shqiptarë atje. “Jemi shumë krenarë për diasporën shqiptare në SHBA dhe do të bashkëpunojmë më…
Kryeministri Edi Rama ka njoftuar takime pasuese edhe në qarqet e tjera të vendit, pas takimit të fortë në Vlorë dhe në Tiranë. Gjatë një komunikimi live me ndjekësit në rrjetet sociale, kreu i qeverisë bëri të ditur se do të jenë dy javë intensive ku deputetët do të mbledhin në terren të gjitha shqetësimet dhe problematikat e qytetarëve. “E pashë të arsyeshme t’ju drejtohem ju pasi Kemi zhvilluar dy takime do zhvillojmë edhe një tjetër në Durrës dhe pastaj në Fier, në Elbasan dhe Shkodër. Në Vlorë e nisëm dje dhe sot në tiranë zhvilluam një takim që dje…
Këtë të premte është publikuar lista me emrat fitues që garuan për postin e shefit të Komisariatit në 6 vende vakate në të gjithë vendin. Komisioni i Vlerësimit në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit përfundoi fazën e pikëzimit, sipas ligjit të Policisë së Shtetit, për garuesit. Fillimisht, për të qenë shef komisariati në 6 vendet vakante, Komisariati nr. 2 Tiranë, Rinas, Himarë, Cërrik, Komisariati i Kufitit Dibër dhe Komisariati i Kufitit Sarandë, aplikuan 50 oficerë policie me gradat “nënkomisar”, “komisar” dhe “kryekomisar”. Pas fazës paraprake për verifikimin e dokumentacionit, komisioni kualifikoi 46 oficerë. Tani në fazën intervistuese morën…
Ministrja për Rininë dhe Fëmijët dhe Agjencia Kombëtare e Rinisië nisin kampin veror RinCamp 2025, i cili zhvillohet në Jalë nga data 2 deri më 6 korrik. Ky kamp, tashmë një traditë e përvitshme, mbledh 100 të rinj nga e gjithë Shqipëria, dhe shërben si një platformë e mirë për të rritur socializimin dhe ndërveprimin rinor, përmes shkëmbimittë përvojave, përfshirjes në trajnime dhe aktivitete që fuqizojnë aftësitë e tyre personale, emocionale dhe shoqërore. Përmes sesioneve të hapura të diskutimit me profesionistë të fushave tëndryshme, diskutime me përfaqësues të pushtetit lokal dhe tëinstitucioneve qëndrore, RinCamp 2025 synon të kthehet në një…
Kryeministri Edi Rama, në një komunikim në Facebook, u bëri thirrje bizneseve që të lirojnë hapësirat publike që kanë zënë nëpër qytete. “I bëj thirrje të gjithë atyre që kanë keqkuptuar sensin e pronës së përbashkët dhe të asaj private. Këtu kam parasysh ndërtuesit e pallateve, që pasi kanë ndërtuar pallatet, kanë vazhduar ta trajtojnë pronën përreth si pronë private. Ajo nuk është private, ajo zonë i përket komunitetit të banorëve në atë pallat. U bëj thirrje atyre që zotërojnë të tilla asete, që nga trarët që vendosin për parkim për t’u marrë lekë banorëve, që t’i heqin vetë trarët…
Akademia politike e PS ka uruar kryeministrin Rama me një video tejet të veccantë, me një kolonë zanore të gjeneruar me AI enkas për ditëlindjen e tij të 61. “Kryeministër i artit, fjalës dhe ngjyrës. Në një datë që përkon me flamur dhe histori, ti ke shkruar një tjetër në emër të Shqipërisë, në një ëndërr europiane që nuk shuhet asnjëherë. Për ditëlindje ndalu pak, se nuk je robot o shok!”, thuhet në tekstin e këngës së përgatitur nga formacioni më i ri i deputetëve të zgjedhur përmes votave të 11 majit. Sakaq, kryeministri Rama ka zgjedhur të nis ditën…
Kryeministri Edi Rama ka zgjehdur të hyjë në një lidhje live në rrjetet sociale, pas dy takimeve në Vlorë e Tiranë, që solli për pasojë dorëheqjen e të gjithë drejtorëve të Bashkisë. Kreu i qeverisë deklaroi se kushdo që mendon se marrja e mandatit të katërt qeverisës është për të “fjetur gjumë”, duhet të kuptojë që e ka gabim. Ai ka paralajmëruar që në dy javorshin e dytë të korrikut do nisë “pastrimi i shtëpisë së përbashkët”. “Kemi marrë 83 mandate falë besimit dhe këto janë detyrime më shumë ndaj njerëzve. Nëse disa brenda nesh e shohin si një arsye…
47 të plagosur, tre në gjendje të rëndë është bilanci i një aksidenti që ka ndodhur para pak mesditës në zonën e Voulës të kryeqytetit grek. Dy autobusë urbanë në rrugën Konstandinos Karamanlis, pranë plazhit të Vulës janë përplasur në rrethana të panjohura. Mes 47 të plagosurve janë edhe 17 fëmijë. Tre të rritur janë në gjendje të rëndë, sidomos një i moshuar që ka dëmtime të shumta nga përplasja. Të rriturit janë dërguar në spitalin Asklipio të Vulës dhe Gennimatas, ndërsa fëmijët në spitalin pediatrik “Aglaia Kyriakou”. Në vendngjarje kanë mbërritur 8 autoambulanca, 2 motoçikleta të Nëdrhyrjes së shpejtë…