Si rezultat i punës hetimore dhe operacionale të kryer nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për goditjen e veprimtarisë kriminale të trafikimit të armëve të zjarrit nga Kosova në Shqipëri, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, u finalizua operacioni policor i koduar “Kalibri”. Si rezultat i operacionit u arrestuan në flagrancë shtetasit Sh. Q., 31 vjeç dhe A. M., 46 vjeç, të dy banues në Prizren. Në vendin e quajtur “Ura e Hasit”, shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit në automjetin…
Author: tirana
Në 24 orët e fundit janë raportuar 21 vatra zjarri, 4 prej të cilave janë ende aktive, sipas Ministrisë së Mbrojtjes. Këto vatra zjarri janë evidentuar në bashkitë e: Elbasanit, Librazhdit, Prrenjasit, Vlorës, Finiqit, Tiranës, Kavajës, Lezhës, Kurbinit, Shkodrës, Vaut të Dejës, Malësisë së Madhe, Hasit, Devollit e Beratit. Aktualisht mbeten aktive vatrat: – Në vendgrumbullimin e mbetjeve, në bashkinë Elbasan, ku edhe sot vijon puna për shuarjen e plotë të vatrës. Gjatë ditës së djeshme u punua kryesisht me hedhjen e inerteve dhe kapsulimin e mbetjeve, ndërsa një grup ekspertësh ishte në terren për matjen e ndotjes së ajrit.…
Një grup qytetarësh po protestojnë kundër ndotjes së jashtëzakonshme që prej 4 ditësh po helmon Elbasanin. Jo më shumë se 10 persona morën pjesë në protestën e paralajmëruar kundër ndotjes para prokurorisë së Elbasanit duke u kthyer në një tubim të turpit të mungesës së një sensibilizimi qytetar.
Një shpërthim në një depo gazi në zonën e Prenestinos, shkaktoi një zhurmë të fortë që u dëgjua në shumë lagje të Romës. Sipas informacioneve fillestare nga departamenti i zjarrfikësve, shpërthimi, i cili ndodhi pak pas orës 08:00 të mëngjesit, u shkaktua nga shkëputja e një pompe nga një rezervuar që furnizonte sistemin e shpërndarjes. Një shtëllungë e madhe tymi u ngrit, e dukshme nga pjesa më e madhe e qytetit. Raportohet se tetë oficerë policie dhe një zjarrfikës janë plagosur.
Më 11 korrik do të zhvillohet faza e tretë për kreun e Byrosë Kombëtare të Hetimit. Në këtë fazë 7 kandidatët do të testohen fizikisht, duke zhvilluar vrapime dhe ushtrime të tjera. Ky test do të ndiqet nga një prej prokurorëve të SPAK dhe përfaqësues të Universitetit të Sporteve. Kujtojmë se drejtueses aktuale të BKH, Aida Hajna i përfundon mandati me 31 gusht. Ajo gëzonte të drejtën të garonte për tu riemëruar në një mandat të dytë, por nuk i dorëzoi dokumentacionet.
Dy vëllezër janë arrestuar në Roskovec pasi u kapën në flagrancë duke kultivuar bimë narkotike. Operacioni u zhvillua në kuadër të planit kombëtar “Koordinata” për goditjen e kultivimit të kanabisit. Në zonën e quajtur “Toka e zezë” u gjetën dhe u asgjësuan 65 bimë të dyshuara Cannabis Sativa. Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme. Njoftimi i policisë: Roskovec/Vijon plani operacional kombëtar, i koduar “Koordinata”, me objektiv parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike. U kapën në flagrancë, në vendin ku kishin kultivuar bimët narkotike, arrestohen 2 shtetas (vëllezër). Asgjësohen nëpërmjet djegies, bimët narkotike. Në…
Edi Rama mbërriti paraditen e kësaj të enjteje, në selinë e PS nga ku ka marrë një tufë me trëndafila të kuq për 61 vjetorin e lindjes. Kjo ditëlindje e gjeti kreun e PS në punë në një takim me deputetët e qytetit Tiranë. Ky takim është vazhdim in atij të djeshmit me drejtorët e Bashkisë Tiranë dhe deputeten e zgjedhur më 11 Maj. Shumica e deputetëve aktual ishin dje në sallën e parlamentit dhe e patën të pamundur pjesëmarrjen në mbledhjen me drejtorët e bashkisë. Sipas Top Channel Rama ka kërkuar angazhim të deputetëve aktual të Tiranës në mbledhjen…
Edi Rama ka mbërritur në selinë e PS nga ku ka marrë një tufë me trëndafila të kuq sot në 61 vjetorin e lindjes. Kjo ditëlindje e gjeti kreun e PS në punë në një takim me deputetët e qytetit Tiranë. Ky takim është vazhdim i atij të djeshmit me drejtorët e Bashkisë Tiranë dhe deputeten e zgjedhur më 11 Maj. Shumica e deputetëve aktualë ishin dje në sallën e Parlamentit dhe e patën të pamundur pjesëmarrjen në mbledhjen me drejtorët e bashkisë. Rama kërkoi dje bashkim forcash mes bashkisë Tiranë dhe deputetëve të rinj e të vjetër të cilët…
Gjatë periudhës janar-qershor 2025, nga/drejt Portit të Durrësit kanë udhëtuar 241,490 pasagjerë dhe 104,212 automjete. Të dhënat e Autoritetit Portual Durrës tregojnë një rritje prej 6% të hyrje-daljeve të udhëtarëve, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024, duke reflektuar një interes të shtuar nga vizitorët dhe turistët që kanë zgjedhur Shqipërinë në fillim të sezonit veror. Specifikisht, janë regjistruar 112,194 pasagjerë në hyrje dhe 129,296 në dalje të vendit, me një diferencë prej 14,568 pasagjerësh më shumë se një vit më parë. Rritje me 6% kanë shënuar edhe hyrje-daljet e shtetasve të huaj. Po ashtu, është evidentuar një rritje…
Interpol Tirana/Ekstradohen nga Greqia dhe nga Franca, 2 shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Në vijim të bashkëpunimit të ngushtë të specialistëve të Interpol Tiranës, me homologët në Athinë dhe në Paris, gjatë këtyre fazave të operacionit “The Wanted”, u finalizuan procedurat për ekstradimin në Shqipëri, të shtetasve: -Viktor Daci., 46 vjeç, i cili u kap në Greqi, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Mat, në vitin 2015, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”; -Paul Deda.,…
Në pikën kufitare të Qafë Botës, vijon sot normalisht kalimi i qytetarëve dhe automjeteve private. Megjithatë, është pezulluar përkohësisht kalimi i automjeteve që kërkojnë procedura doganore, si kamionë dhe mjete me ngarkesa tregtare. Ky zhvillim vjen pas një operacioni të gjerë të autoriteteve greke, ku janë arrestuar 13 punonjës të doganës së Mavromatit, përfshirë edhe drejtuesin e saj. Të arrestuarit akuzohen për marrje ryshfeti dhe abuzim me detyrën, në kuadër të një skeme të dyshuar të kontrabandës dhe shmangies së kontrolleve kufitare. Sipas mediave greke, hetimet kishin nisur prej disa muajsh dhe janë mbështetur në përgjime telefonike që dokumentojnë komunikime…
Pas takimit të zhvilluar ditën e djeshme me strukturat në qytetin e Vlorës nga kryeministri Edi Rama, mësohet se të gjithë drejtorët e bashkisë kanë dhënë dorëheqjen. Gjatë takimit me përfaqësuesit e pushtetit vendor në Bashkinë e Vlorës, kryeministri Edi Rama ka shprehur kritika dhe pakënaqësi për punën e kryer nga ky institucion në pikun e sezonit turistik, duke i kërkuar kryebashkiakut Ermal Dredha të shkarkojë të gjithë drejtorët e bashkisë. Burime për News24 bëjnë me dije se Rama i ka tërhequr vëmendjen kryebashkiakut Dredha. Gjithashtu, ndryshimet kanë prekur edhe socialistët e Vlorës. Rama ka komanduar si drejtues të PS…