Gjermania ka dyshime të forta nëse presidenti amerikan Donald Trump është në gjendje të shërbejë si një aktor paqeje për konfliktin në Ukrainë. Kancelari Friedrich Merz sheh një lidhje midis telefonatës së Presidentit rus Vladimir Putin me Presidentin e SHBA-së Donald Trump dhe sulmeve ajrore masive që pasuan në Ukrainë. Kancelari ka deklaruar vazhdimisht ditët e fundit “se ekziston një model me presidentin rus dhe se telefonatat zakonisht shoqërohen me sulme edhe më të ashpra”, tha zëdhënësi i qeverisë Stefan Kornelius në Berlin. “Ajo që ndodhi mbrëmë e mbështeti ose e përforcoi këtë përshtypje”, tha ai. Sulmet masive ndaj Ukrainës…
Author: tirana
Zv/kryeministrja dhe ministrja Belinda Balluku, ka ndarë një video të kontrolleve nga grupet e inspektorëve të ISHTI, kjo për sigurinë e instalimeve elektrike dhe pajisjeve nën presion. Sipas Ballukut, mbi 200 struktura akomoduese janë të verifikuara. ”Siguria e Instalimeve Elektrike dhe Pajisjeve nën Presion gjatë sezonit turistik, grupet e inspektorëve të ISHTI, kontrolle në terren përgjatë zonave bregdetare. Mbi 200 struktura akomoduese të verifikuara. Bashkëpunim për më shumë siguri”. View this post on Instagram A post shared by Belinda Balluku (@belindaballuku)
I penduari i drejtësisë, Erion Alibej, u përplas ashpër të enjten me Plarent Dervishajn në Gjykatën e Posaçme, në një debat që precipitoi deri në fyerje të rënda, e që detyroi gjykatën të përjashtojë nga salla të pandehurin Dervishaj. Alibej bashkëpunëtor i drejtësisë në dosjen “Plumbi i artë”, u thirr si dëshmitar në gjykimin ndaj Dervishajt dhe Julian Meçes. Të ekstraduar nga Dubai në vit më parë po gjykohen për atentatin ndaj ish-prokurorit, Arjan Ndoja, aktualisht deputeti i zgjedhur të Partisë Demokratike. Gjatë dëshmisë Alibej tregoi se Dervishajn e kishte njohur në vitin 2019, teksa kërkonte të gjente vrasësit e…
Partia Demokratike vijon të mos e pranojë atë që mori nga zgjedhjet e 11 Majit. Tani i kërkon KQZ-së që t’i vërë në dispozicion pamjet filmike të të gjitha qendrave të votimit në vend të kërkuara prej saj në mënyrë të përsëritur dhe informacionin për kthimin e zarfeve të votave të diasporës, nëse janë bërë dorazi apo jashtë kanaleve të DHL-së. Kjo kërkesë që mban datën 4 korrik në protokoll, që mes të tjerash vë në dijeni faktorin ndërkombëtar të OSBE-ODIHR, përmban ankesën ndaj kryekomisionerit Ilirjan Celibashi, se jo vetëm nuk i vë në dispozicion materialet e kërkuara, por edhe…
Politologu Ermal Hasimja, bën një analizë të detajuar mbi legjislaturën që përfundoi zyrtarisht mandatin e saj. Sipas tij, ngjarja më dominuese e katër viteve të fundit ka qenë kriza e brendshme e Partisë Demokratike, e cila ka ndikuar drejtpërdrejt te elektorati dhe dinamika politike në vend. ”Protagoniste e viteve të fundit ka qenë PD me luftën e saj civile. Ky ka qenë elementi kryesor dramatik në mandatin që lamë pas”,-deklaroi Hasimja. Ai u ndal edhe te ndikimi i kodit zgjedhor, i cili sipas tij ka fuqizuar rolin e liderëve në parti, duke krijuar udhëheqësi autoritare dhe duke dëmtuar mekanizmat demokratikë…
Një shqiptar i shpallur në kërkim dhe i dënuar me rreth pesë vite burgim nga drejtësia për mbajtje dhe prodhim të armëve, është kapur teksa kthehej në Shqipëri nëpërmjet aeroportit të Rinasit në Tiranë, për llogari të Policisë së Lezhës. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, njoftuan sot (4 korrik) se në zbatim të vendimit të Gjykatës së Lezhës, ndaluan 37-vjeçarin B. B., banues në Burrel. “I shpalluri në kërkim është dënuar me 4 vjet e 8 muaj burgim, për veprën penale “mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, bëri me dije policia…
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu ka uruar Ina Majkon, e cila u emërua pak ditë më parë në pozicionin e zëvendësministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Për të në çdo skuadër ka kapituj që mbyllen dhe të rinj që nisin, gjithmonë me energji të reja përpara. Këshilli i Ministrave vendosi lirimin nga detyra të zëvendësministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Niko Hyka dhe emërimin në këtë detyrë të Majkos. Ky vendim u mor në mbledhjen e qeverisë në datën 2 korrik, në mbështetje të ligjit “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit,…
Presidenti amerikan, Donald Trump foli me homologun ukrainas Volodymyr Zelensky dhe mediat pranë tyre raportojnë se ishte një “bisedë e mirë”. Kievi konfirmoi bisedën telefonike midis Volodymyr Zelensky dhe Donald Trump. Kreu i zyrës presidenciale ukrainase, Andriy Yermak, foli për një bisedë “shumë të rëndësishme dhe domethënëse” midis presidentëve, detajet e së cilës “do të jenë të disponueshme shumë shpejt”. Biseda telefonike midis Donald Trump dhe Volodymyr Zelensky zgjati rreth 40 minuta dhe të dy udhëheqësit diskutuan përshkallëzimin e sulmeve ruse kundër Ukrainës dhe furnizimin e Kievit me mbrojtje ajrore, raporton Axios duke cituar disa burime.
Një 37-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti rrugor. Në një njoftim për mediet, Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër bën me dije se rreth orës 14:50, në aksin rrugor “Shkodër-Lezhë”, ka ndodhur një aksident rrugor ku janë përfshirë tre automjete. Sipas Policisë, shtetasi T. K., 42 vjeç, duke drejtuar kamionin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasojë automjeti është përplasur fillimisht me automjetin me drejtues A. S., 63 vjeç, dhe më pas është përfshirë në aksident edhe automjeti me drejtues shtetasin Gj. B., 37 vjeç. “Si pasojë e përplasjes, ka ndërruar…
Një situatë e pazakontë ka ndodhur në Vlorë, aty ku një mjegull e dendur ka mbuluar mesditën bregdetin, duke krijuar një pamje të pazakontë për pushuesit dhe plazhistët. Fenomeni i rrallë ka përfshirë një pjesë të mirë të vijës bregdetare, nga zona e Lungomares deri në Zvërnec. Mjegulla vjen si pasojë e kontrastit mes temperaturave të larta që kanë arritur deri në 40°C dhe ndryshimeve të papritura në lagështinë e ajrit.
Aeroporti i Rinasit ka një njoftim të rëndësishëm për pasagjerët, duke i paralajmëruar për vonesa apo anulime fluturimesh për shkak të një greve të punonjësve të Kontrollit të Trafikut Ajror në FRancë. “Të nderuar pasagjerë të TIA-s, është njoftuar një grevë nga Kontrolli i Trafikut Ajror (ATC) në Francë për datat 3 dhe 4 Korrik 2025, e cila mund të ndikojë në operimet e fluturimeve dhe të shkaktojë vonesa apo anulime të mundshme. Për më shumë informacion, ju lutemi kontrolloni faqen zyrtare të linjës ajrore përkatëse dhe email-in/mesazhet tuaja SMS”, thuhet në njoftim. Greva po zhvillohet për shkak të mungesës…
Kandidati i PD-së për qarkun e Durrësit, Aulon Kalaja nga salla e pallatit ”Farie Hoti” ku po rinumërohet pjesërisht me vendim të KAS, tha se procesi ka treguar se ka transferim të votave të kandidatëve brenda partisë dhe ai po mban shënim çdo rast. Ai sqaroi se ka kërkuar në KAS rinumërim të të gjithë qarkut dhe jo ashtu siç po spekulohet qëllimisht sikur kërkoi vetëm 60 kuti. Gjithashtu vuri në dukje se edhe vetë KAS po mban standard të dyfishtë për vota të ndryshme, në lidhje me vlefshmërinë apo pavlefshmërinë. ”Unë kam kërkuar hapjen e të gjithë qarkut të…