Author: tirana

Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 16 vatra zjarri, nga të cilat 4 mbeten ende aktive.Këto vatra janë evidentuar në bashkitë e Elbasanit, Finiqit, Tiranës, Vorës, Durrësit, Fierit, Kuçovës, Poliçanit, Hasit, Vaut të Dejës, Matit dhe Mirditës. Vatrat aktive janë si më poshtë: Bashkia Elbasan: Në vendgrumbullimin e mbetjeve vijon puna për shuarjen e plotë të flakëve. Gjatë ditës së djeshme u ndërmorën veprime për hedhjen e inerteve dhe kapsulimin e mbetjeve, ndërsa një grup ekspertësh ishte në terren për matjen e ndotjes së ajrit. Forcat operacionale do të vijojnë edhe sot punën për shuarjen e plotë të zjarrit.…

Read More

Radhë kilometrike janë krijuar në pikën doganore të Qafë Botës. Pas arrestimit të 14 doganierëve grekë nën akuzën për kontrabandë mallrash, qindra qytetarë që udhëtojnë nga Greqia drejt Shqipërisë janë përballur me pritje të gjata deri në 3 orë, ndërsa radhët e automjeteve shtrihen në disa kilometra. Pala greke aktualisht operon vetëm me dy sportele dhe ka në shërbim vetëm tre doganierë, çka ka reduktuar ndjeshëm ritmin e përpunimit të udhëtarëve dhe automjeteve. Ndërkohë, pala shqiptare ka vënë në dispozicion tre sportele funksionale, por fluksi i lartë dhe ngadalësia nga pala greke po shkakton vonesa të mëdha.

Read More

Tashmë në ditën e 5 fusha e mbetjeve urbane në Elbasan vazhdon të çlirojë tym dhe gazra toksik që mbulojmë qytetin. Edhe pse nuk ka me zjarr mbetjet vazhdojnë te digjen në thellësi të tyre duke helmuar një qytet të tërë.Edhe pse është përfshirë disa herë nga flakët në vite të ndryshme, kjo është hera e parë që zjarri ne ladfillin e Elbasanit zgjat me ditë të tëra. Në terren vazhdojnë të jetë të angazhuar forcat zjarrfikëse të Elbasanit dhe bashkive fqinje, emergjencat civile dhe ushtria me mjetet e saj.Kur temperaturat shënojnë mbi 40 gradë, Elbasani po përballet me një…

Read More

Lot, këngë, lule dhe heshtje! Kështu u përshkua atmosfera në qytetin Gondomar të Portugalisë, ku qindra mijëra njerëz u mblodhën për t’i dhënë lamtumirën e fundit futbollistit të Liverpool-it, Diogo Jota, i cili humbi jetën tragjikisht vetëm 11 ditë pas martesës së tij. 28-vjeçari, baba i tre fëmijëve, kishte fituar këtë vit Premier Leaguen me Liverpool-in dhe Nations League me Portugalinë, por jeta e tij u ndërpre papritur në një aksident tragjik gjatë kthimit në Angli për fazën përgatitore.Jota po udhëtonte me makinëdrejt Liverpool-it, pasi ishte këshilluar të mos fluturonte për shkak të një ndërhyrjeje të vogël kirurgjikale. Fatkeqësisht, rruga…

Read More

Moti i keq ka goditur shtetin e Teksasit në Ditën e Pavarësisë së SHBA-ve, ku përmbytjet e papritura kanë shkaktuar të paktën 24 viktima, ndërsa 25 vajza nga një kamp veror rezultojnë ende të zhdukura. Presidenti amerikan Donald Trump e cilësoi ngjarjen si “tronditëse” dhe “të tmerrshme”, ndërsa autoritetet federale kanë premtuar ndihmë emergjente. Guvernatori i Teksasit, Greg Abbott, konfirmoi se operacionet e kërkim-shpëtimit vazhdojnë pa ndërprerje, pavarësisht se numri i saktë i personave të zhdukur ende nuk është konfirmuar zyrtarisht.Lumi Guadalupe u rrit me 8 metra për 45 minuta, duke marrë përpara prona dhe, për fat të keq, edhe…

Read More

Vijojnë masat ajrore me origjinë Afrikane duke sjellë në Shqipëri mbizotërim të motit të kthjellët dhe të nxehtë gjatë orëve të paradites. Pasditja do të sjellë kalime vranësirash të lehta nëpër të gjithë vendin ku më dukshme vranësirat do të jenë në zonat malore përgjatë shtrirjes Lindore duke rrezikuar momente me pika shiu në skajin verior. Po ashtu lageshtia në ajër do të jetë në nivele të larta duke bërë që i nxehti të ndjehet akoma më shumë. Temperaturat e ajrit do të mbeten të larta si në mëngjes edhe në mesditë duke bërë që vlera minimale të regjistrohet në…

Read More

DashiMund të stresoheni shumë sot, për shkak të presionit nga njerëzit përreth jush. Të tjerët po e kalojnë veten në një gjendje të furishme dhe kjo energji po ju transmetohet edhe juve. Përpiquni sa më shumë që të kuptoni gjërat e pakuptimta dhe të kaloni drejt e te faktet.DemiLërini idetë tuaja të forta mënjanë sot dhe jini të hapur ndaj njerëzve përreth jush. Nëse kapeni shumë pas vetëm një mënyre të të menduarit, atëherë ka të ngjarë të humbisni një pikë shumë të vlefshme. Lëreni mënjanë idenë e paragjykuar se rruga juaj është e vetmja rrugë.BinjaketNuk je në humorin më…

Read More

Prokuroria Themelore në Gjilan ka nisur hetimet zyrtare ndaj modeles së njohur Arbenita Ismajli, për shkak të dyshimeve se ajo ka refuzuar me dashje të respektojë një vendim të plotfuqishëm gjyqësor lidhur me të drejtën e kontaktit të ish-bashkëshortit të saj, reperit Feronit Shabani, I njohur me emrin artistik “Fero”, me vajzën e tyre të mitur, Nina Shabani. Sipas një dokumenti të siguruar nga Gazeta Insajderi, me datë 13 qershor 2025, Prokuroria ka konfirmuar nisjen e hetimeve ndaj Ismajlit. Ajo akuzohet për veprën penale të mosbindjes ndaj vendimit gjyqësor, një shkelje që në kontekstin ligjor të Kosovës mund të sjellë…

Read More

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku ka treguar më shumë për projektin Matra G2G, në bashkëpunim me ambasadën holandeze. Sipas Maznikut, është një hap drejt integrimit në BE dhe që 70% e legjislacionit zbatohet në nivel vendor. ”Me projektin Matra G2G, në bashkëpunim me Ambasadën Holandeze, forcojmë më tej kapacitetet e pushtetit vendor për shërbime më transparente, gjithëpërfshirëse dhe më cilësore për qytetarët, si dhe hedhim një hap të rëndësishëm drejt integrimit europian, ku 70% e legjislacionit zbatohet në nivel vendor”,-shkruan Mazniku.

Read More

Kryeministri Edi Rama ka ndarë me ndjekësit një video nga fshati Zvinë në Pukë, një mrekulli e fshehur. Kjo zonë është shndërruar në një atraksion mjaft të preferuar nga turistët vendas dhe të huaj. Së fundmi në këtë fshat janë ndërtuar edhe biznese të vogla familjare, të cilat presin turistët. Zvina është e vendosur pranë Liqenit të Komanit dhe është e arritshme me anije nga të dyja anët e porteve të trageteve Fierzë dhe Koman. Nga portet e trageteve të Komanit nisen anije të rregullta dhe rruga është rreth 40 minuta me anije. Në këtë zonë ushqimet mund të sigurohen…

Read More

Nga: Roland Qafoku Sot është 4 korriku, dita e Pavarësisë së SHBA-ve. Nuk besojmë se ka një komb tjetër në rruzull që festa e pavarësisë të një kombi tjetër të ketë kaq shumë rëndësi sa festa kombëtare e SHBA-ve për Shqipërinë. Jemi populli më proamerikan në Botë. Jemi populli që miqësinë ndaj Amerikës e kemi të shfaqur masivisht por jemi edhe populli më mirënjohës për atë që SHBA ka bërë për Shqipërinë. Por duket se vitet e fundit ka një tendencë herë për snobizëm, herë për politikë të mirëfillitë të ngushtë dhe herë të inspruar nga qarte antishqiptare që gazetarë,…

Read More

Anëtari i Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve, Ledio Braho thotë se procesi i rinumërimit për Durrësit do të përfundojë sot. ”Ditën e hënë kemi caktuar katër seanca për katër qarqet e fundit”. Sakaq, lidhur me çertifikimin e rezultateve të zgjedhjeve të 11 majit, sipas Brahos, pritet që një gjë e tillë të ndodhë deri në fund të muajit korrik. ”Besoj se ditën e hënë do të mbyllen me vendimmarrje të KAS-it këto katër qarqe. Në varësi të procedurave, nëse do të vijohet me Kolegjin Zgjedhor, apo jo, unë besoj se do të vijohet, siç u vijua me qarqet e tjera.…

Read More