Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku ka ndarë një pjesë nga fjala e saj në seancën e fundit që u mbajt të enjten në Kuvend, ku reshtoi disa pyetje për ministrat e qeverisë ”Rama 3”, në lidhje me ”Bankers Petroleum”. Për të heshtja e qeverisë për evazionin dhe pastrimin e parave të Bankers është bashkëfajësi.
Author: tirana
Kreu i partisë ”Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj është përfshirë në zhvillimet e fundit politike. Ai ka ironizuar kryeministrin Edi Rama për vizitën në Bashkinë e Vlorës dhe ultimatumin për largimin e drejtorëve të linjës për shkak të problematikave në qytetin bregdetar. Ai kritikoi si shkelje të kompetencës dhe veprim të paligjshëm sjelljen e Ramës, ashtu sikurse të vonuar urdhrin për lirimin e hapësirave publike dhe parkingjeve. ”Drejtorët dorëhiqen! Zaptuesit i lirojnë hapësirat. Fjala jote dëgjohet, dhe të gjithë bindemi gjithnjë e më shumë se fjala jote është ligj. Pas zgjedhjeve mund t’i ndërtojnë sërish, kuptohet vetëm ata që binden, si…
Në funeralin e Diogo Jotës dhe Andre Silvës, ishin qindra personalitete të futbollit. Mungesa që ra më tepër në sy ishte e Ronaldos. Kapiteni i Portugalisë po vazhdon pushimet luksoze me familjen, të cilat nuk i ka ndërprerë as sot. Ky fakt solli edhe revoltën e shumë tifozëve në rrjetet sociale. Bernardo Silva dhe Diogo Dalot, që po ashtu luajnë në Premier Ligë dhe përfaqësuesen portugeze, ishin të pranishëm në funeral. Shumë lojtarë të tjerë po ashtu, që edhe u panë në lot.
24 persona kanë regjistruar të vdekur dhe më shumë se 20 vajza që ndiqnin një kamp veror rezultojnë të zhdukura, pasi shirat e rrëmbyeshëm që ranë për brenda pak orësh në Teksas. Ekipet e kërkimit kryen operacione shpëtimi me varka dhe helikopterë në ujërat e përmbytjeve që lëviznin me shpejtësi, ndërsa qytetarët përdornin mediat sociale, të dëshpëruar për informacion mbi të dashurit në zonë. Autoritetet thanë se deri më tani janë shpëtuar 237 persona, përfshirë 167 me helikopter. Lajmi vjen pas të paktën 25 cm shiu që ra gjatë natës në Qarkun Qendror të Kerr, duke shkaktuar përmbytje të menjëhershme…
Këtë të shtunë mijëra persona janë mbledhur në rrugët e Gondomarit, pranë qytetit të Portos, për t’i dhënë lamtumirën e fundit Diogo Jotës. Ai humbi tragjikisht jetën në një aksident automobilistik bashkë me vëllain e tij, André (25 vjeç). Dy arkivolet u transportuan nga kapela funerale në kishën famullitare të qytetit. Brenda u lejohej hyrja vetëm familjarëve dhe miqve të ngushtë, ndërsa ceremonia u transmetua drejtpërdrejt jashtë për mijëra pjesëmarrësit që kishin ardhur të bënin homazhe. Ndër të pranishmit ishte edhe menaxheri i njohur Jorge Mendes, kapiteni i Manchester City-t dhe bashkëkombësi i Jotës, Bernardo Silva, si dhe një delegacion…
Pak ditë më parë, një zjarr i rënë aksidentalisht në tokën e një të moshuari, ka djegur sipërfaqet me grurë dhe ullishta në pronësi të tij në Lezhë. Ngjarja ka ndodhur në Ishull-Lezhë, kurse Policia pas veprimeve paraprake referoi materialet në Prokurori për hetime të mëtejshme, me qëllim zbardhjen e shkaqeve të zjarrit. Nga verifikimet e deritanishme rezulton se në një sipërfaqe toke në pronësi të O.Z, 88 vjeç, në lagjen Ishull-Lezhë, ka rënë zjarr, ku janë dëmtuar një parcelë me grurë dhe rreth 200 rrënjë ullinj.
Ministri i Financave, Petrit Malaj këtë të shtunë bëri një inspektim në Degën Doganore Rinas, në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza”, në kuadër të masave që po ndërmerren nga insitucionet shtetërore për mbarëvajtjen e sezonit turistik veror. Rinasi ka përballuar gjatë vitit 2024 një fluks (në hyrje-dalje) prej 10.7 milion pasagjerë, ndërkohë që pritshmëritë janë që në vitin 2025 ky numër të shkojë deri në 12 milionë pasagjerë. Malaj u shpreh se turizmi është një nga sektorët kyç për zhvillimin ekonomik të vendit tonë dhe kontribuon me rreth 25 % në Prodhimin e Brendshëm Bruto, ndërsa punëson në mënyrë direkte apo…
Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Zejullah Gashi thotë se alarmi për bombë në Kuvendin e Kosovës ka qenë mashtrim. ”Kërcënimi i rrejshëm dhe deri më tani s’ka asgjë që vlen të ceket nga vendi i ngjarjes”. Gashi nënvizon se do të vazhdojnë hetimet për thirrjen telefonike, që sipas tij u bë nga një zë mashkulli që ka folur në gjuhën angleze, me një theks “të shteteve jo mike”. Kryeprokurori nuk ka pranuar të japë më shumë sqarime se çfarë nënkupton me “shtete jo mike”. ”Hetimet do të vazhdojnë për thirrjen telefonike të bërë nga një person anonim, me zë…
Bashkia dhe Policia e Vlorës kanë nisur këtë të shtunë një aksion për lirimin e hapësirave publike të zaptuara padrejtësisht. Kryebashkiaku i Vlorës, Ermal Dredha thotë se këto janë punë të mbartura që duheshin bërë prej kohësh. Teksa u pyet nëse ky aksion erdhi pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama pak ditë më parë, Dredha e mohoi diçka të tillë, por shtoi se kjo është një punë e përbashkët në shërbim të komunitetit. Ai tha gjithashtu se i duhet dhënë më shumë vlerë hapësirave të përbashkëta publike në qytetin e Vlorës. Dredha: Normalisht duhej bërë me kohë. Këto janë të…
Ditmar Bicaj nuk do të jetë më tej trajner i skuadrës së Burrelit. Në këto rrethana matjanët po kontaktojnë disa trajnerë të njohur të futbollit shqiptar, për t’i besuar drejtimin e skuadrës së mbretërorëve. Drejtori Teknik Klevis Gjoka dhe Administratori i KF Burreli Marjan Lleshaj kanë patur sot një takim me teknikun Samuel Nikaj, një emër ky i njohur i pankinave shqiptare, brenda dhe jashtë kufijëve. Ende nuk ka një marrëveshje zyrtare, por palët do të vendosin pas pak ditësh cili do të jetë vendimi i tyre. Burime nga ky takim i thanë tirananews.al se Samuel Nikaj ka një karrierë…
Një 35-vjeçar me nënshtetësi italiane është proceduar nga Policia e Lushnjes pasi gjatë punës tek fabrika e tij e përpunimit të peshkut, në fshatin Allprenaj, ka derdhur në një kanal kullues ujëra të mbetjeve teknologjike. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. Njoftim i Policisë: Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin italian S. O., 35 vjeç, pasi gjatë punës tek fabrika e tij e përpunimit të peshkut, në fshatin Allprenaj, ka derdhur në një kanal kullues ujëra të mbetjeve teknologjike. Materialet procedurale iu referuan…
Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme në Theth ku një 63-vjeçar dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasojë motomjeti është rrëzuar. Nga aksidenti është dëmtuar shtetasi V. A., i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit. Njoftim i Policisë: Informacion paraprak/Rreth orës 12:40, në Theth, shtetasi V. A., 63 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit dhe si pasojë motomjeti është rrëzuar. Nga aksidenti është dëmtuar shtetasi V. A., i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për zbardhjen…