Teksasi i Amerikës po përjeton një nga përmbytjet më shkatërruese të dekadave të fundit, me të paktën 27 të vdekur dhe mbi 20 persona të zhdukur. Presidenti amerikan Donald Trump e përshkruan situatën si “të tmerrshme” dhe “thellësisht shqetësuese”, duke ofruar ngushëllime për familjet e viktimave dhe duke bërë thirrje për angazhim të plotë të institucioneve federale në mbështetje të shtetit të Teksasit.
Author: tirana
Një dëmtim të rëndë ka pasuar sulmuesi i Bayern Munchen, Musiala në ndeshjen përballë PSG, e vlefshme për fazën e 1/8 të botërorit të klubeve që po zhvillohet në Shtetet e Bashkuara. Në fund të pjesës së parë, një tentativë për kapjen e një topi solli dhe përplasjen e gjermanit me portierin italian të PSG, duke e lënë talentin me këmbë të thyer. Lojtarët mbetën të tronditur nga kjo ngjarje, me Donarummën që shpërtheu në lot pas këtij dëmtimi.
Avokati mbrojtës i ish-administratorit të “Bankers petroleum”, Leonidha Çobos ka dalë me një deklaratë për akuzat ndaj klientit të tij. Në reagimin e tij, avokati i Çobos, ka deklaruar se ai e ka kryer detyrën në mënyrë korrekte nga viti 2010-2015. Avokati thotë se periudha e hetuar nga Prokuroria e Fierit, i referohet viteve 2018 e në vijim, kur Çobo nuk ka më pasur asnjë funksion në kompani, ndërsa raportet mbi të cilat janë ngritur akuzat janë të pas 2018-ës. Deklarata e plotë Z. Leonidha Cobo ka qënë administrator i Bankers për periudhën 2010-2015 dhe e ka kryer detyrën e…
Nuk ka qetësi përpara një skandali të madh qeveria spanjolle e kryeministrit Pedro Sanchez dhe patria e tij PSOE. Një zyrtar i lartë i Partisë Socialiste të Punëtorëve Spanjollë dha këtë të shtunë dorëheqjen, pas akuzave për ngacmim seksual nga disa punonjëse. Francisco Salazar, i cili mbikëqyrte koordinimin institucional në rezidencën zyrtare të kryeministrit dhe së fundmi ishte emëruar në një rol kyç brenda strukturës organizative të PSOE-së, u detyrua të tërhiqej menjëherë pasi media spanjolle ‘elDiario’ publikoi dëshmitë tronditëse. Ai vetë ka thënë se nuk e kujtonte asnjë sjellje të papërshtatshme, por pranoi se “e kishte shqyrtuar me shqetësim…
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur këtë të shtunë në takim deputetët e Parlamentit të Mbretërisë së Bashkuar, Martin Vickers dhe Paul Foster, njëherësh përfaqësues të grupeve të miqësisë me Kosovën në parlamentin britanik. Gjatë takimit u diskutua për marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar, si dhe për mënyrat konkrete të thellimit të mëtejmë të bashkëpunimit ndërshtetëror, sidomos në partneritetin ekonomik dhe të mbrojtjes, forcimit të pozitës ndërkombëtare të Kosovës dhe avancimit të objektivave euroatlantike të vendit. Osmani thuhet se i falënderoi deputetët Vickers dhe Foster për angazhimin e tyre të palëkundur në mbështetje të Kosovës…
Ardon Jashari nuk do të jetë pjesë e skuadrës së Club Brugge për ndeshjet miqësore, pasi po shtyn me forcë që klubi të pranojë ofertën e Milanit prej 35 milionë euro. Mesfushori nuk ka qenë në fluturimin që e çoi ekipin belg në Glasgoë, ku do të përballet me Rangers. Klubi po përgatitet për një fazë stërvitore në Angli, por edhe atje Jashari nuk do të udhëtojë, duke u lënë të stërvitet i vetëm në qendrën stërvitore në Bruges. Jashari është një nga tre lojtarët e lënë jashtë ekipit për këtë turne, dhe të tjerët, Maxim De Cuyper dhe Chemsdine…
Ledri Vula është në krye të lajmeve rozë, si nga bashkëpunimet muzikore, ”lidhja e dashurisë”, por këtë herë ai ka provokuar me një foto nga dhoma e hotelit. Ai ka postuar një selfie, ku shihet trupi i formuar me muskuj. Sakaq, artisti dhe Era Istrefi kanë bashkuar sërish forcat për një tjetër hit veror. “T’lo” mban titullin bashkëpunimi i tyre më i ri që ishte një prej hyrjeve të kësaj jave. Ky është projekti i dytë i dyshes që pas “Shumë Pis”.
Këtë të shtunë kryeministri Edi Rama ka postuar një kolazh me foto nga Gjirokastra, aty ku turistët janë të shumtë dhe e kanë tejmbushur qytetin. Gjirokastra po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendjen e turistëve nga e mbarë bota, kjo për shkak të kulturës dhe qytetit ikonik. Autoritetet në vend nga ana tjetër kanë deklaruar se deri më tani janë rezervuar thuajse krejtësisht kapacitetet turistike në vend.
Një skaf është bllokuar nga shërbimet e Policisë Kufitare dhe Njësisë Policore Detare në Sarandë, pasi shkeli perimetrin e sigurisë duke lundruar me mjet lundrues dhe u kthye në rrezik për pushuesit që frekuentonin plazhin në Borsh. Po ashtu u ndëshkua me masë administrative gjobë 100 mijë lekë drejtuesi i mjetit lundrues. Aksioni erdhi menjëherë pas denoncimit në rrjetet sociale me anë të pamjeve filmike, se një mjet lundrues kishte shkelur perimetrin e sigurisë ujore për plazhistët, duke vënë në rrezik jetën e tyre. ”Shërbimet e Policisë Kufitare pas lokalizimit dhe bllokimit të mjetit lundrues që shfaqej në pamjet e…
Romina Kuko nga shtatori do të jetë në Kuvend si deputete, dhe thotë se Akademia Politike e PS-së për deputetët e rinj është një risi që po funksionon me sukses dhe synon përgatitjen praktike të përfaqësuesve të rinj në Kuvend. ”Akademia politike për deputetët e rinj nuk është një institucion klasik me nota dhe provime, por një proces mentorimi dhe transferimi eksperience nga figurat me përvojë të PS-së tek prurjet e reja”,-u shpreh Kuko. Nga ana tjetër, nëvizoi se deputeti i sapozgjedhur mund të vijë nga fusha të ndryshme rinia, shoqëria civile, sektori privat dhe nuk mund të pritet që…
Kampi veror RinCamp2025 në sesionin e tij përmbyllës bëri bashkë shumë të rinj, por edhe përfaqësues të pushtetit vendor dhe atij qendror. Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi tha se në këtë sesion përmbyllës të RinCamp2025 morën pjesë Enkelejda Muça, zv.ministre e Energjisë dhe Infrastrukturës, Eriselda Sefa, kryetare e bashkisë Lushnjë, Besfort Lamallari, zv.ministër i Brendshëm etj. Muzhaqi tha se u prezantuan programet dhe mundësitë që ofrohen për të rinjtë në administratën publike, pushtetin vendor dhe në fushën e teknologjisë, përmes projekteve inovative dhe përfshirjes aktive në vendimmarrje. Ministrja Muzhaqi shtoi se në këtë kamp veror u…
Dy makina janë përplasur këtë të shtunë në aksin nacional Sarandë-Delvinë, në vendin e quajtur Shijan. Në aksident janë përfshirë dy automjete gjë që ka sjellë plagosjen e katër personave, përfshirë edhe dy drejtuesit. Të lënduarit janë transportuar menjëherë me ambulancë drejt spitalit të Sarandës, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Burime nga urgjenca bëjnë me dije se fatmirësisht ata janë jashtë rrezikut për jetën. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur shërbimet e Qarkullimit Rrugor Sarandë, të cilat po punojnë për të sqaruar shkaqet e aksidentit.