Author: tirana

Turqia ka regjistruar 761 zjarre gjatë 10 ditëve të fundit, rreth një e katërta e të gjitha flakëve të këtij viti, treguan shifrat qeveritare. “Që nga e diela, të gjitha janë shuar ose janë vënë nën kontroll”, shkroi Drejtoria Turke e Komunikimeve në X. Këto përfshinin 20 zjarre të mëdha në provincat e Izmirit, Sakaryas, Hatay, Bilecik, Manisa, Stambollit dhe Bursës. Ministri i Brendshëm Ali Yerlikaya tha se të paktën 228 shtëpi janë dëmtuar rëndë nga zjarret vetëm në Izmir, ku shkalla e plotë e dëmit është ende duke u përcaktuar. ”Njerëzit që kanë humbur shtëpitë e tyre do të…

Read More

Reperi i njohur shqiptar Noizy është arrestuar të shtunën në aeroportin e Zyrihut, në momentin që po hynte në Zvicër. Lajmi është bërë i ditur nga mediat zvicerane dhe është konfirmuar nga Policia Kantonale e Zyrihut. Sipas autoriteteve, arrestimi është kryer me urdhër të Prokurorisë për Krime të Rënda ndaj Personit. Noizy kishte mbërritur në Zvicër për të prezantuar albumin e tij të ri në klubin “Rinora 4” në Rümlang, një vend i njohur për komunitetin shqiptar. Menjëherë pas arrestimit, klubi “Rinora 4” ka hequr nga rrjetet sociale të gjitha njoftimet për koncertin që ishte parashikuar të mbahej në fundjavë.…

Read More

Kryeministri i vendit, Edi Rama pritet të mbledhë kryebashkiakët e vendit, më 9 korrik. Mësohet se takimi i Ramës me kryebashkiakët pritet të mbahet në qytetin e Durrësit. Fokusi i kësaj mbledhjeje do jetë te turizmi, por dhe aksionet e fundit për lirimin e hapësirave publike, të cilat janë zaptuar në mënyrë të paligjshëm nga subjektet tregtare. Kryeministri Edi Rama u ka bërë thirrje bizneseve të largojnë barrierat vetë, pasi në të kundërt do përballen me pasoja ligjore.

Read More

13 nga 14 doganierët grekë të Qafë Botës të akuzuar për krijimin një organizate kriminale, të cilët merrnin ryshfete në mënyrë të përsëritur janë dërguar në paraburgim. Deponimet e tyre pranë prokurorit dhe gjyqtarit hetues të Igoumenitsës nisën mëngjesin e së dielës dhe procedura zgjati pothuajse njëzet orë, ndërsa vendimi për paraburgim u bë i njohur sot në orët e para të mëngjesit Brenda ditës pritet që ata të transferohen në burgje të ndryshme të vendit. Doganierët u arrestuan pas një operacioni të befasishëm nga Shërbimi i Çështjeve të Brendshme të policisë greke, pasi kishin qenë nën vëzhgim për më…

Read More

Kryedemokrati Sali Berisha është paraqitur në SPAK për të zbatuar masën detyrim paraqitje. I pyetur nga gazetarët në lidhje me mos praninë në seancën e parë për “Partizanin” Berisha u shpreh se nuk kishte marrë një njoftim zyrtar. “Dy gjëra. Unë njoftim zyrtar, siç duhet, nuk kisha marrë, por nuk ishte ajo arsyeja. Arsyeja ishte se, unë isha në një udhëtim, siç mund ta keni marrë vesh. Por, e vërteta është se, njoftimi zyrtar nuk kishte ardhur. Unë iu kam dhënë një përgjigje, mos përsërisni pyetjet. Janë avoketërit e mi ata të cilët përcaktojnë vendimet. Unë gjer tani njoftim zyrtar…

Read More

Një 44-vjeçar është plagosur me armë zjarri në orët e para të së hënës në fshatin Markat, bashkia Konispol. Burime nga policia bëjnë me dije se Saimir Haxhi, banor i fshatit, ka mbetur i plagosur në shpinë, dyshohet nga një armë gjahu (çifte).Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:00 të mëngjesit, ndërsa sipas informacioneve paraprake, dyshohet se 44-vjeçari ka tentuar të vjedhë në një banesë të zonës, ku mund të jetë qëlluar nga pronari ose persona të tjerë të pranishëm. Saimir Haxhi, me precedentë penalë, është transportuar fillimisht në spitalin e Sarandës dhe më pas është dërguar në spitalin e Vlorës…

Read More

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, njoftoi sot hapjen zyrtare të regjistrimeve online për klasat e para dhe të dhjeta në portalin e-Albania. Prindërit dhe nxënësit mund të kryejnë regjistrimin nga data 7 korrik deri më 31 gusht, duke eliminuar nevojën për paraqitje fizike në shkolla dhe duke garantuar një proces më efikas.“Regjistrimet online për klasat e para dhe të dhjeta hapen sot, më 7 korrik, në #eAlbania. Sistemi do të qëndrojë i hapur deri më 31 gusht, duke u dhënë mundësi të gjithë prindërve të regjistrojnë fëmijët e tyre në kohën më të përshtatshme për ta”, bëri me…

Read More

Shqipëria po hyn në një cikël të shpejtë boshatisjeje. Teksa popullsia e re në moshë është në rënie të shpejtë, në anën tjetër, emigracioni i të rinjve po përforcohet më tej, në vend që të ulet. Popullsia në grupmoshën 0 – 29 vjeç ishte rreth 1 milionë e 365 mijë persona në vitin 2011, por në 2024 ra në 764 mijë persona, me tkurrje 44%. Në anën tjetër, nga viti 2015 deri në 2020, emigracioni neto (ikjet minus ardhjet) ishte rreth -16 mijë persona në vit, 80% e tyre të rinj, ndërsa nga 2020 – 2025 ky tregues është mesatarisht…

Read More

Arkeologët në Peru kanë zbuluar një qytet të lashtë 3,500-vjeçar në provincën Barranca, në veri të vendit. Qyteti i sapozbuluar quhet Peñico dhe besohet të ketë shërbyer si një qendër e rëndësishme tregtare që lidhte komunitetet e hershme të bregut të Paqësorit me ato të Andeve dhe pyllit Amazonik. I ndodhur rreth 200 kilometra në veri të kryeqytetit Lima dhe në një lartësi prej afro 600 metrash mbi nivelin e detit, Peñico mendohet të jetë themeluar ndërmjet viteve 1,800 dhe 1,500 para erës sonë – në të njëjtën periudhë kur lulëzonin qytetërimet e hershme në Lindjen e Mesme dhe Azi.…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar përmes një postimi në rrjetet sociale për përfundimin e punimeve në kalldrëmet dhe rrugën lidhëse në zonën e “7 Krojeve” në Gjirokastër. “Mirëmëngjesi dhe nga Gjirokastra, ku kanë përfunduar punimet e kalldrëmeve dhe rrugës lidhëse në zonën e “7 Krojeve”, duke hapur një shteg të ri në zbulimin e bukurive të fshehura të qytetit të gurit për të krijuar një tjetër pol turistik, ju uroj javë të mbarë”, ka shkruar kryeministri Edi Rama.

Read More

Riviera është më shumë sesa thjesht det; ka fshatra tradicionalë të shtrirë pas shpateve të kodrave të mbuluara nga ullishte shekullore dhe rrënoja të lashta së bashku me mbetjet e së kaluarës komuniste të vendit. Nisuni për një udhëtim me makinë përgjatë një prej zonave më piktoreske të bregdetit të Shqipërisë, duke iu drejtuar fshatrave në kodra dhe plazheve që mund të zëvendësojnë lehtësisht tropikët, shkruan sot Dom Tulett për prestigjiozen “National Geographic”. Duke u shtrirë përgjatë krahut jugperëndimor të vendit, nga qyteti i Vlorës në veri deri në fshatin Ksamil, Riviera Shqiptare është shpallur “Maldivet e Evropës”. Është e…

Read More

Ditën e hënë, më 7 korrik, Shqipëria pritet të përballet me një tjetër valë të nxehti intensiv, me temperatura që do të arrijnë deri në 37°C në disa zona të vendit. Sipas të dhënave më të fundit nga parashikimet meteorologjike, moti do të karakterizohet nga kthjellime të plota dhe mungesë reshjesh, ndërkohë që dielli do të mbizotërojë gjatë gjithë ditës. Orët e para të mëngjesit do të shënojnë temperatura minimale rreth 17°C, por në vijim pritet një rritje graduale, duke sjellë ndjesi të lartë vape në të gjithë territorin shqiptar. Meteorologët apelojnë për kujdes të shtuar, pasi rreziku nga dehidratimi…

Read More