Numri i të vdekurve nga përmbytjet e papritura që goditën Teksasin qendror në SHBA, të premten e kaluar, kaloi mbi 100. Një numër ende i panjohur personash vazhdojnë të mbeten të zhdukur. Ekipet emergjente vazhdojnë kërkimet nëpër brigjet e lumenjve të mbuluara me baltë, ndonëse shpresat për të gjetur të mbijetuar janë duke u zvogëluar. Kampi Mystic – një kamp veror vetëm për vajza – konfirmoi se së paku 27 vajza dhe anëtarë të stafit janë në mesin e të vdekurve. Dhjetë vajza të tjera dhe një këshilltar nuk janë gjetur ende. Në Qarkun Kerr, ku edhe ndodhej kampi, vdiqën…
Author: tirana
Mesditën e sotme, në Gjykatën e Lartë do të shqyrtohet rekursi i kreut të Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj. Veliaj ka kërkuar lirimin e tij nga qelia, ku ndodhet që prej datës 10 shkurt. Seanca do të zhvillohet në orën 12:00 në dhomë këshillimi pa praninë e palëve, me relatore gjyqtaren Albana Boksi dhe anëtarë Medi Bici e Sokol Binaj. Veliaj akuzohet për korrupsion pasiv, fshehje pasurie dhe pastrim parash. Më 17 qershor, GJKKO rrëzoi kërkesën e tij për lirim kundrejt garancisë pasurore, duke argumentuar se nuk ka kushte të reja për ndryshimin e masës së sigurisë.
Shqipëria ndodhet nën ndikimin e një vale të fuqishme të të nxehtit afrikan, e cila ka përfshirë të gjithë territorin duke sjellë temperatura shumë të larta dhe kushte të vështira atmosferike. Sipas shërbimit meteorologjik MeteoAlb, dita e hënë parashikohet të jetë ndër më të nxehtat e këtij sezoni, me vlera që do të ngjiten deri në 38°C në disa zona të vendit. Gjatë gjithë ditës së sotme, moti pritet të jetë i kthjellët, pa prani të reshjeve apo zhvillim të vranësirave. Kjo situatë e qëndrueshme atmosferike është pasojë e masave ajrore të thata dhe të nxehta që kanë mbërritur nga…
Dashi Nëse jeni ne çift mos merrni vendime impulsive gjate kësaj dite sepse shume shpejt do pendoheni. Nëse keni pasur probleme te mëdha nuk duhet te ndaheni pikërisht sot. Për beqaret, flirtet dhe aventurat do jete goxha te kënaqshme. Shfrytëzojini mundësitë qe do iu jepen. Ne planin financiar duhet te merrni masa strikte ne mënyrë qe te ruani qëndrueshmërinë. Demi Priten disa probleme te vogla ne çift gjate kësaj dite, kështu qe tregohuni me te matur me fjalët. Gjithsesi ne fund te ditës situata do përmirësohet. Beqaret do kenë me shume fat ne dashuri dhe ka gjasa ta gjejnë atë…
Në telefonin e autorit Mark Antony Samson hetuesit kanë zbuluar mesazhet e fundit të tij me Ilarinë. “Ose kthehu tek unë ose do ta vras”, i shkruante Samson, informojnë mediat e huaja. Ngjarja ndodhi më 25 mars 2025, në banesën e Mark Samson në Romë. Hetimet tregojnë se pas një konflikti të ashpër, ai vrau Ilarian dhe më pas fshehu trupin e saj në një valixhe, të cilën e hodhi në një zonë pyjore në periferi të qytetit. Prokuroria italiane po shqyrton të gjitha rrethanat që çuan në këtë krim të rëndë, përfshirë ndikimin e identitetit të rremë akademik dhe manipulimit…
Një incident i pazakontë ka ndodhur në qytetin Aurillac të Francës, ku një sulm masiv bletësh ka rezultuar në 24 persona të lënduar, tre prej të cilëve ndodhen në gjendje kritike. Sipas prefekturës së Cantal, sulmi zgjati rreth 30 minuta të dielën në mëngjes, ku kalimtarë të shumtë janë thumbuar vazhdimisht nga bletët. Ekipet e zjarrfikësve dhe ndihma e shpejtë ndërhynë për të dhënë ndihmën e parë, ndërsa policia vendosi perimetër sigurie për të parandaluar përhapjen e panikut dhe për të menaxhuar situatën.
Deputeti socialist Agron Malaj ka reaguar pas protestës së zhvilluar para Bashkisë Klos lidhur me ndërtimin e hidrocentralit nga kompania “Global Interpace Grup sh.p.k”, duke theksuar se është në krah të banorëve të Njësisë Administrative Suç-Kurdari, të cilëve uji u duhet për jetesë dhe bujqësi. Megjithatë, ai ka shprehur habinë për qëndrimin e përfaqësuesve të Partisë Demokratike, të cilët sipas tij, po protestojnë kundër një kontrate që është firmosur pikërisht nga drejtues të së njëjtës parti vite më parë. “Sot ndoqa me vëmendje protestën e zhvilluar para Bashkisë Klos lidhur me ndërtimin e Hec Global Interpace Grup sh.p.k (administrator Ashim…
Dhjetëra forca policore, inspektorë dhe fadromat e IKMT janë nisur drejt Thethit për prishjen e 11 ndërtimeve pa leje në qendër të fshatit. Operacioni është ndërmarrë nga Policia e Shtetit në bashkëpunim me Inspektoratin Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT), si pjesë e një aksioni më të gjerë për të vendosur rend dhe kontroll mbi ndërtimet pa leje në zonat me status të veçantë mbrojtjeje. Megjithatë, deri me tani, mjetet e rënda të IKMT-së nuk kanë hyrë ende në qendër të Thethit, aty ku do të nisin prishjet. Forcat e rendit ndodhen në gatishmëri, ndërsa grupet e inspektimit po bëjnë…
Teksa u paraqit në SPAK për masën “detyrim paraqitje”, Monika Kryemadhi iu përgjigj sërish akuzave për shpenzimet me karta krediti. Para gazetarëve, kryemadhi u shpreh se nuk i interesojnë deklaratat e Metës, ndërsa u shpreh se informacionet e kartave që ka përdorur, janë në duart e prokurorisë që një nisje të hetimit. “Nuk më intereson më se çfarë thotë z.Meta, jam e qetë në ndërgjegjen time, nuk kam asnjë lloj problemi dhe kompleksi. Nëse kam bërë diçka që për ju është gabim, për mua nuk është gabim. Kam kërkuar bankës të më japë shpenzimet që rakordojnë me TIMS dhe gjërat…
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj pranon Letrat Kredenciale nga Ambasadori i Moldavisë, Emil Jacotă, duke forcuar kështu bashkëpunimin ekonomi mes dy vendeve. “Pranuam Letrat Kredenciale nga Ambasadori jo-rezident i Moldavisë në Shqipëri, Emil Jacotă. Ne ramë dakord mbi nevojën për të forcuar bashkëpunimin ekonomik dhe për të thelluar lidhjet miqësore midis dy vendeve tona”, ka shkruar Begaj në “X”.
Gjykata e Posaçme vendosi të ndryshojë masën e sigurisë për Jamarbër Malltezin. Ai u lirua nga masa e sigurisë “arrest në shtëpi” kundrejt garancisë pasurore. Vendimi për heqjen e masës së Malltezit u dha nga treshja e gjyqtarëve me kryesues Elsa Ullirin dhe dy anëtarët, Bib Ndreca e Rudina Palloi. Prokuroria e Posaçme ka qenë kundër ndryshimit te masës së caktuar ndaj Malltezit. Po ashtu, kërkesa e gjyqtares, Elsa Ulliri për t’u larguar nga çështja e Sali Berishës për dosjen Partizani është rrezuar nga kryetari i gjykatës, Erion Bani.
Dy të rinj janë konfliktuar me njëri-tjetrin, për motive të dobëta në Lushnje. Një 18-vjeçar godet me sende të forta një 20-vjeçar, i cili është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore. “Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Kundër Personit arrestuan në flagrancë shtetasin R. P., 18 vjeç, banues në Lushnjë, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me send të fortë, një shtetas 20 vjeç, i cili është në kujdesin e mjekëve”, njofton policia.