Author: tirana

Një burrë ka humbur jetën në mënyrë tragjike në Aeroportin e Milanos, pasi u thith nga motori i një avioni që po përgatitej të nisej. Ngjarja ndodhi të martën në mëngjes në aeroportin Milan Bergamo, në veri të Italisë. Sipas raportimeve të mediave italiane, përfshirë Corriere della Sera, personi ka hyrë në pistë në mënyrë të paligjshme, në momentin kur avioni i kompanisë spanjolle Volotea po largohej nga porta dhe po bëhej gati për ngritje drejt qytetit Asturias në veriperëndim të Spanjës. Burime nga aeroporti, të cituara nga mediat, thanë se burri nuk kishte lidhje me linjën ajrore dhe nuk…

Read More

Sot vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet fillimisht ma vranësira mesatare deri të dendura në pjesën më të madhe të territorit, ndërsa prej orëve të pasdites mot me kthjellime e alternime vranësirash kalimtare kryesisht në relievet malore në lindje. Prej orëve të para të mëngjesit deri në ato të mesditës reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit. Në periudha afatshkurtra dhe në mënyrë të izoluar këto reshje në formën e shtrëngatave afatshkurtra. Prej orëve të mesditës deri në orët e pasdites reshjet e shiut…

Read More

Një trup i pajetë është gjetur mëngjesin e sotëm në Shkopet të Burrelit. Mbrëmjen e djeshme shtetasi R.D., ka kallëzuar në polici se djali i tij 23-vjeçar R.D., nuk ishte kthyer në shtëpi. Pas disa orësh kërkime, policia e gjeti trupin e pajetë të 23-vjeçarit në liqenin e Shkopetit dhe dyshohet se makina e tij kishte rënë në liqen. Ndërkohë një grup i posaçëm nën drejtimin e prokurorisë po vijojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

Read More

Dashi-Jupiteri sot ndriçon çdo lëvizje tuajën. Duhet të filloni të luani të gjitha kartat që keni në mënyrë që të kuptoni se çfarë është më e mira për ju. Në punë, përpiquni të përqendroheni në një qëllim pa u humbur në konfuzionin e mendimeve që ju vijnë herë pas here në kokë. Demi-Merrni sot energjitë që ju fal ekipi Uran – Mars, të dy shumë të fuqishëm dhe mbështetës. Mos kini frikë nëse ndiheni të pamotivuar në këtë periudhë. Ndonjëherë të marrësh një pushim nga gjithçka nuk është domosdoshmërish gjë e keqe. Në punë do të shpalosen një sërë mundësish…

Read More

Komisionerja Marta Kos ka vlerësuar në Parlamentin Evropian progresin e Shqipërisë përgjatë muajve, si dhe punën e SPAK si organi që riktheu besimin tek drejtësia. “SPAK është sot institucioni më i besuar në vend. Kjo duhet mbrojtur dhe forcuar”, u shpreh Komisionerja, duke vlerësuar angazhimin e reformës në drejtësi. Komisionerja për zgjerim u tha anëtarëve të Parlamentit Evropian se bisedimet me Shqipërinë po ecin me një shpejtësi të madhe, edhe pse ende ka shumë punë për t’u bërë. “Ky raport vjen në një moment vendimtar, pasi negociatat e anëtarësimit mes Shqipërisë dhe BE-së po ecin me një ritëm të paparë më…

Read More

Emisioni “Në Shënjestër” në News24, përgatitur dhe drejtuar nga gazetarja Klodjana Lala, solli këtë të martë detaje të reja nga zhdukja e Eraldo Muçit, nga fshati Bylysh i Bashkisë së Memaliajt, i njohur si miku i “Sanços”, më 15 qershor. Nëna e Eraldos, e cila ka dëshmuar para grupit hetimor, ka pohuar edhe për emisionin “Në Shënjestër” se biseda e fundit telefonike me të birin, ishte në orët e para të mëngjesit të 15 qershorit. “Unë me djalin tim, Eraldon, për herë të fundit kam folur më 15 Qershor. Ai doli në mëngjes dhe atë ditë shkoi në Memaliaj. Aty…

Read More

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salinji foli në një konferencë për mediat mbasditen e sotme për herë të parë pas lirimit të tij nga burgu. Salianji u pyet nga gazetarët, nëse do të vazhdojë angazhimin e ti në PD dhe nëse do të kandidojë në zgjedhjet parlamentare të vitit 2029. Demokrati nuk dha një përgjigje konkrete, por theksoi se ai do të bëjë politikë krah interesit të qytetarëve me apo pa mandatin e deputetit. Pjesë nga fjala e Ervin Salianjit: Pa diskutim do kemi komunikime të herëpashershme…Ka një pengesë që është mos zbardhja e vendimit nga ana e gjykatës së…

Read More

Një ngjarje tragjike ka ndodhur ditën e sotme, ku në liqenin e Shkodrës kapiteni i anijes turistike humbi jetën pasi u hodh në ujë për të shpëtuar dy turistë. Bashkia e Shkodrës ka reaguar pas tragjedisë. “Sot, Bashkia Shkodër humbi një nga njerëzit e saj më të përkushtuar, kapitenin e anijes turistike, Arben Anamali, i cili humbi jetën gjatë një akti heroik për të shpëtuar dy turistë që po rrezikoheshin të mbyteshin në liqenin e Shkodrës. Një akt humanizmi, por fatkeqësisht me një fund të hidhur. Arbeni ishte gjithmonë në shërbim të vizitorëve dhe turistëve, duke dhënë kontributin e tij…

Read More

Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, i cili kërkoi lirimin nga qelia. Kryebashiaku Veliaj kishte kërkuar ndryshimin e masës së sigurisë “arrest me burg”. Por togat e zeza të Gjykatës së Lartë morën vendimin për ta lënë në fuqi. Kujtojmë që Erion Veliaj ndodhet në burg prej datës 10 Shkurt dhe ndaj tij rëndojnë akuzat për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie.

Read More

Drejtoria e Përgjithshme e Policisë ka hapur për herë të parë garën për drejtor të Departamentit të Sigurisë Publike. Ata që duan të aplikojnë kanë afat deri më datë 15 korrik për t’u bërë pjesë. Aktualisht postin e Drejtorit të Departamentit të Sigurisë Publike e mban Rebani Jaupi, i cili ka të drejtë të kandidojë sërish që të konkurrojë për këtë post nëpërmjet garës.

Read More

Akropoli do të qëndrojë i mbyllur të martën, për shkak të temperaturave shumë të larta që kanë përfshirë Greqinë. Ministria e Kulturës në Greqi njoftoi se monumenti i njohur në Athinë do të mbyllet nga ora 13:00 deri në 17:00, sipas kohës lokale. Temperatura deri në 42 gradë Celsius priten të martën në disa pjesë të Greqisë, ndërsa për disa rajone është shpallur alarmi i nivelit katër për zjarre – që nënkupton rrezik shumë të lartë. Zjarre tashmë kanë shpërthyer edhe në vende të tjera të Evropës, si Franca dhe rajoni i Katalonjës në Spanjë, pak javë pasi këto zona…

Read More