Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar gjatë orëve të mbrëmjes së djeshme në Aeroportin e Beogradit ku shqiptarët të cilët kishin zgjedhur për të fluturuar me linjën “Air Serbia” janë torturuar me orë të tëra nga autoritetet serbe. Ky skandal është publikuar mëngjesin e sotëm nga gazetari Blendi Fevziu, ku një prej shqiptarëve të cilët kishte zgjedhur për të fluturuar me këtë linjë nga Beogradi në Shqipëri ka denoncuar këtë ngjarje për të cilën duhet të merren menjëherë masa. Sipas asaj që Fevziu bën me dije, referuar informacioneve të dhëna nga i riu i identifikuar si Orlando, shtetasit shqiptarë janë…
Author: tirana
Berisha: Një terror dhe krim i shëmtuar po ushtrohet mbi banorët dhe turistët e Thethit.Në një akt, do të thosha kriminal, Edi Rama në mesin e sezonit turistik ka gjetur hakmarrjen ndaj Thethit për t’ia larguar edhe ata turistë që i shkojnë si burimi i vetëm i të ardhurave për atë komunitet.T’i thuash çmenduri, nuk është çmenduri se është qëllim që bazohet në një urrejtje patologjike të papërmbajtur të një njeriu, përroi psikik i të cilit prodhon në 24 orë urrejtje dhe negativitet.Asnjë pëllëmbë nuk është ‘tokë e xanun’, çdo pëllëmbë tokë e atyre fshatarëve është tokë e trashëguar brez…
Kreu i qeverisë, Edi Rama ka paralajmëruar reformë të re ligjore për kontrollin dhe zhvillimin e territorit, si pjesë e një pakete të gjerë transformimesh që synojnë modernizimin e vendit drejt objektivit “Shqipëria 2030 në Bashkimin Europian”. Përmes një reagimi në platformën X, Rama theksoi se toleranca ndaj tokave të zëna në mënyrë të paligjshme dhe lejeve ndërtimore të dhëna me shkelje në dëm të komunitetit dhe qyteteve, nuk do të jetë më e pranueshme, ndërsa akuzoi inspektoriatet dhe policitë bashkiake se janë kthyer në pjesë të problemit. Reforma e re do të shoqërohet me ndryshime të thella edhe në…
Një 37-vjeçar i identifikuar si Arjan Gjozi është arrestuar nga Policia pasi kultivoi 150 bimë narkotike në fshatin Gjuricaj.Si pasojë bimët janë asgjësuar me anë të djegies. Njoftim i Policisë: Shërbimet e Stacionit të Policisë Manzë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në vijim të masave për parandalimin dhe goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike, si rezultat i kontrollit të territorit, me dron, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, finalizuan operacion policor të koduar “Gjuricaj”. Gjatë operacionit, në një zonë të pyllëzuar në fshatin Gjuricaj, shërbimet e Policisë konstatuan 150 bimë të…
Ujësjellësi i Tiranës ka njoftuar se disa zonë të kryeqytetit do të përballen me kufizime në furnizimin me ujë të pijshëm. Shkak për ndërprerjen duket se është një difekt në linjën e transmetimit që furnizon Depon e Liqenit të Farkës. Në një njoftim në rrjetet sociale, bëhet me dije se zonat që do të preken do të jenë:Sauk-Rruga “Ramazan Begu”Sauk-Rruga ElbasanitMjull-Bathore (Palush)Farkë e vogël (Lagjia Daxhit)Farkë e vogël (Fshati i ri)Farkë e vogël- Rruga TuneleveFarkë e vogël (Lagjia Saukbalve) Postimi i plotw:NJOFTIM I RËNDËSISHËM!Per shkak të difektit në linjën e transmetimit që furnizon Depon e Liqenit të Farkës, kemi reduktim…
Në ditën e tretë të aksionit për prishjen e ndërtimeve pa leje në Theth, banorët i kanë bërë bllokadë policisë duke bllokuar urën hyrëse për në fshat. Ata kërkojnë ndalimin e aksionit dhe diskutim me qeverinë. Pas përplasjeve me policinë, banorët hapin rrugën për në fshat. Prej tre ditësh ka nisur aksioni për lirimin e hapësirave publike në disa qytete të vendit, përfshirë edhe Thethin. Kryeministri Edi Rama u ka dhënë ultimatum bashkive që të lirojnë hapësirat publike të zaptuara nga bizneset. Ky aksion po zhvillohet edhe Tiranë, Durrës, Fier dhe Vlorë.
Shtetasi Elis Roga, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia është arrestuar në Tiranë. 46-vjeçari ishte shpallur në kërkim nga Interpol Roma, pasi gjykata e Romës ka caktuar urdhër arresti për veprat penale “Organizata kriminale” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”. Sakaq pritet ekstradimi i tij drejt Italisë. Njoftimi: Vijojnë operacionet e njëpasnjëshme nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, për kapjen e personave në kërkim ndërkombëtar. Finalizohet operacioni policor i koduar “Operacionalja 53”. Kapet dhe arrestohet me qëllim ekstradimin në Itali, një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar, për organizatë kriminale dhe trafikim narkotikësh. Strukturat e Drejtorisë së…
Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 16 vatra zjarri, nga të cilat 4 janë ende aktive. Këto vatra zjarri janë evidentuar në bashkitë: Vlorë, Finiq, Vau i Dejës, Poliçan, Dimal, Skrapar, Bulqizë, Dibër, Kavajë, Tiranë, Korçë, Librazhd, Fier, Kurbin dhe Kukës. Aktualisht mbeten aktive vatrat: Në operacionet për shuarjen e zjarreve janë angazhuar 31 automjete zjarrfikëse dhe 268 forca, përfshirë Forcat e Armatosura me 60 efektivë, 2 automjete zjarrfikëse dhe helikopterin Cougar në dy vatra zjarri.Parashikimi i motit dhe rrezikut nga zjarret:Sipas Institutit të Gjeoshkencave, sot priten reshje të dobëta deri lokalisht mesatare në qarqet Shkodër dhe Lezhë, ndërsa…
Vështirësitë për punësimin e të rinjve me arsim të lartë janë rritur ndjeshëm më 2025. Të dhënat e INSTAT në lidhje me papunësinë e të rinjve tregojnë se në 3-mujorin e parë të vitit 2024, shkalla e përgjithshme e papunësisë tek grup-mosha 15-24 vjeç ishte 24.0%, ndërsa në të njëjtën periudhë të vitit 2025 ajo ra në 22.3%, por tek te të rinjtë me arsim të lartë norma e papunësisë erdhi në rritje. Në 2024, ky grup kishte shkallën më të ulët të papunësisë, 18.6%, por në 2025 ajo u rrit në 22.9%, duke tejkaluar edhe ata me arsim bazë…
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Mat. 23-vjeçari me iniciale R. D., është gjetur i pajetë pranë liqenit të Shkopetit, teksa babai i tij bëri denoncimin e zhdukjes një natë më parë. Sipas policisë, dyshohet se automjeti i tij ka rënë në liqen, por ende nuk dihet me saktësi Sipas informacioneve, i riu dyshohet se është rrëmbyer disa ditë më parë, ndërsa ende nuk dihet nëse është vrarë apo mbytur. “Mbrëmjen e djeshme, është paraqitur në Komisariatin e Policisë Mat, shtetasi R. D., i cili ka kallëzuar se djali i tij, shtetasi R. D., 23 vjeç, nuk ishte kthyer…
Banorët e Thethit i kanë bllokuar urën në hyrje të fshatit Policisë së Shtetit. Forcat e policisë për momentin nuk mund të kalojnë për të qenë në mbështetje të IKMT të cilët edhe sot kane një aksion për prishjen e ndërtimeve pa leje. Banorët protestojnë kundër ndërtimeve në fshatin turistik të Thethit. “Janë shtëpia druri, pa beton, pa asgjë, thjesht druri në tokën time”, shprehet një banor me aftësi të kufizuara mes lotësh. “Kemi aplikuar për leje por nuk na e japin. Kërkojmë nga shteti që të mos na i prishë, ngelim në rrugë të madhe.”
Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë këtë mëngjes të mërkure pamje të liqenit të zi në Radomirë. Ai shprehet se ajri i pastër në këtë zonë dhe qetësia malore sfidojnë vapën e korrikut. “MIRËMËNGJES dhe nga freskia e liqenit të zi në Radomirë, në zemër të Alpeve të Dibrës, ku ajri i pastër dhe qetësia malore sfidojnë vapën e korrikut, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.