Author: tirana

26 korriku shihet si afati fundor për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, dhe mjaft ekspertë tani po paralajmërojnë se nëse ai shkelet, vendi do të përballet me një krizë politike dhe juridike të panjohur deri më tani. Askush nuk ka përgjigje të qartë se çfarë do të ndodhë në Kosovë pas 26 korrikut – datë kur skadon afati prej 30 ditësh që Gjykata Kushtetuese u ka dhënë deputetëve të zgjedhur për të konstituuar Kuvendin, thotë REL. 44 herë kanë dështuar përpjekjet për krijimin e parlamentit të ri, një situatë kjo e paprecedentë. Partitë politike vazhdojnë të fajësojnë njëra-tjetrën për ngërçin…

Read More

Prej ditësh tashmë në gjithë vendin ka nisur aksioni për lirimin e hapësirave publike. Sot Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit me mbështetje të Policisë Bashkiake, liruan hapësirat publike në zonën e quajtur Piazza në kryeqytet. Aksioni për lirimin e hapësirave publike në Tiranë po jep rezultat, tashmë disa nga zonat ikonike të kryeqytet janë liruar nga zaptuesit, duke u vënë tërësisht në dispozicion të banorëve, qytetarëve he turistëve.

Read More

Asfiksia nga litari është shkaku i vdekjes së 23-vjeçarit Renis Dobra, sipas përfundimeve zyrtare të mjekësisë ligjore në Tiranë. Trupi i pajetë i të riut nga fshati Zenisht i Matit u ekzaminua pas gjetjes së tij pranë liqenit të Shkopetit, mëngjesin e së mërkurës. Sipas ekspertëve, vdekja ka ndodhur përpara se makina e tij të dilte nga rruga dhe të përfundonte në ujë. I riu u gjet disa metra larg liqenit, çka përjashton mundësinë e mbytjes aksidentale. Renis Dobra ishte raportuar i zhdukur të martën mbrëma, pasi u rrëmbye pranë banesës së tij në rrugën nacionale Burrel–Rrëshen. Alarmin e dha…

Read More

Kompania “MGallery Collection” ka prezantuar hotelin e saj të parë në Shqipëri, “Green Coast Hotel”, një vendpushim luksoz bregdetar i vendosur përgjatë vijës bregdetare piktoreske të detit Joni, sipas “Travel and Tour World” (TTW). Hoteli është i pozicionuar në mënyrë ideale pranë plazheve mahnitëse të Palasës, duke ofruar një arratisje të qetë ndërsa ndodhet i vendosur në mënyrë të përshtatshme vetëm një orë larg me makinë nga Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës, i planifikuar të hapet në mesin e vitit 2025. Destinacioni kryesor në Shqipëri Hoteli përfaqëson një standard të ri luksi dhe sofistikimi në industrinë e mikpritjes në Shqipëri. Me…

Read More

Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 18 vatra zjarri, nga të cilat 3 janë ende aktive. Këto vatra zjarri janë evidentuar në bashkitë: Vlorë, Dibër, Maliq, Korçë, Lezhë, Kurbin, Bulqizë, Malësi e Madhe, Prrenjas, Sarandë, Himarë, Poliçan, Kuçovë, Gjirokastër e Durrës. Aktualisht mbeten aktive vatrat: Në total, nga zjarret e rëna, kryesisht në sipërfaqe me pemë, shkurre dhe barishte, janë djegur rreth 36 hektarë bimësi. Ndërsa u dogjën edhe 2500 rrënjë ullinj të moshës mbi 10 vjeçare, në fshatin Zgërbonjë, bashkia Poliçan. Policia e Shtetit ka ndaluar një shtetas, i cili është shoqëruar në komisariat, pasi dyshohet autori i…

Read More

Ish-kryeministri shqiptar i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka shpërndarë një video të kryeministrit Edi Rama në faqen e tij në Instagram ndërsa flet në gjuhën malazeze. Vazhdojmë përpara, shkruan Abazoviç, ndërsa thekson se së bashku me Ramën do të ndërtojnë ura dhe do të ndryshojnë imazhin e Ballkanit. “Miku im Edi, gjithmonë origjinal dhe në stilin e tij. Mirënjohës për fjalët e bukura dhe besoj që herën tjetër rrethanat do ta lejojnë të jetë me ne në kongres. Vazhdojmë përpara, ndërtojmë ura dhe së bashku ndryshojmë imazhin e Ballkanit”, shkruan Abazoviç. Dyshohet se videoja e publikuar në profilin e…

Read More

Vlorë vijon aksioni për lirimin e hapësirave publike. IMT e bashkisë dhe policia bashkiake janë ndalur serish ketë mëngjes në zonën e Lungomares për te liruar të gjithë hapësirën publike. Kjo edhe pas porosisë që kryeministri Edi Rama la pak ditë më parë në qytetin e Vlorës.

Read More

Gent Berberi është emëruar si drejtori i ri i Policisë së Shkodrës pas shkarkimit të Fatmir Lleshit nga ky pozicion. Berberi kishte mbajtur deri tani postin e drejtorit të Policisë së Kukësit. Sakaq, në qarkun e Kukësit është komanduar si drejtues ish-shefi i komisariatit numër 2, Loard Sallaku. Kupola drejtuese e Policisë së Shkodrës është shkarkuar ditën e sotme nga detyra, ndërsa mësohet se shkak janë bërë ndërtimet pa leje në fshatin turistik të Thethit, ku ditët e fundit IKMT ka ndërmarrë një aksion për shembjen e tyre, ku janë përballur me kundështinë e banorëve.

Read More

Trendet demografike po përkeqësohen nga viti në vit, me rënie të fortë të popullsisë së re në moshe dhe rritje të numrit të pensionistëve. Të dhënat më të fundit nga INSTAT për vitin 2024 tregojnë një rritje të konsiderueshme të numrit të qytetarëve mbi moshën 60 vjeç, ndërkohë që numri i përgjithshëm i popullsisë është me rënie. Grup-mosha mbi 60 vjeç ka arritur në 691,788 persona, ose 30% e popullsisë totale prej 2.36 milionësh më 2024. Vetëm një vit më parë, në vitin 2023, kjo përqindje ishte 28.15%, ndërsa popullsia mbi 60 vjeç përbëhej nga 673,037 persona. Në vitin 2011…

Read More

Janë shkarkuar nga detyra të gjithë drejtuesit e policisë së Shkodrës. Është shkarkuar nga detyra Fatmir Lleshi, drejtor i policisë Shkodër dhe shefi i komisariatit, Nik Nikolla. Shefi i Stacionit të Thethit, po ashtu është pezulluar nga detyra. Kreu i Policisë Ilir Proda tha në një konferencë për shtyp se ecuria disiplinore ka filluar edhe ndaj inspektorit të zonës dhe specialistit të krimeve, “të cilët po njësoj, nuk e meritojnë të jenë më pjesë e trupës së Policisë së Shtetit”. “Jemi në mes të sezonit turistik, një periudhë ku pritshmëritë janë të larta dhe kërkojnë që angazhimi dhe eficenca e…

Read More

Prej orëve të natës flakët e zjarrit në zonën midis fshati Dukat dhe Parkut të Llogorasë janë aktivizuar dhe nga era e cila mëngjesin e sotëm ka ndryshuar drejtim veri – lindje, kjo ka sjellë që zjarri të përparoj drejt zonën me pisha të Llogorasë. Banorët e fshatit Dukat këtë mëngjes kanë kërkuar ndërhyrje sërish nga ajri, pasi zjarri po merr përmasa të mëdha duke djegur pemë, pisha, bredha por dhe bimësi apo kafshë të egra që ndodhen në pyll.

Read More