Author: tirana

Shqipëria do të shijojë një ditë tipike vere këtë të premte, me mot të kthjellët dhe temperatura të larta në të gjithë territorin. Parashikimet nga MeteoAlb tregojnë për një ditë me kushte të qëndrueshme atmosferike, të përshtatshme për aktivitete në natyrë apo relaksim në bregdet. Dita do të nisë me qiell të pastër në të gjitha rajonet. Temperaturat e mëngjesit do të jenë të këndshme, duke u luhatur nga 14°C në zonat malore deri në 21°C në zonat e ulëta dhe ato bregdetare. Me afrimin e mesditës, vlerat termike do të rriten ndjeshëm, duke arritur deri në 32°C në qytete…

Read More

Dashi-Mund të përjetoni momente emocionesh dhe fantazie që forcojnë lidhjen tuaj. Nëse jeni beqarë, mund të keni një tërheqje të fortë ndaj dikujt që ju duket misterioz dhe intrigues. Ju jeni në gjendje t’i shprehni idetë tuaja me qartësi dhe besim. Mund të keni të ardhura të mira ose kursime të konsiderueshme. Demi-Fjalët e dikujt mund të jenë disi të ashpra sot dhe reagimi juaj i parë do të jetë largimi. Kuptoni që ky person po përpiqet t’ju ndihmojë dhe jo t’ju inatosë. Punoni së bashku në vend që të mendoni se është armiku juaj. Binjakët-Në punë pritet që të…

Read More

Qeveria ka miratuar një vendim të ri që përcakton mënyrën e re të deklarimit, ndryshimit dhe saktësimit të vendbanimit apo vendqëndrimit të qytetarëve, e cila tashmë do të bëhet vetëm në mënyrë elektronike përmes portalit e-Albania. Sipas vendimit, qytetarët që duan të deklarojnë ose ndryshojnë adresën e banimit duhet të ngarkojnë dokumente që vërtetojnë adresën, si kontratë qiraje, pronësie apo huadhënie banese. Nëse dikush kërkon të regjistrohet në një familje tjetër, kryefamiljari duhet të japë miratim online. Adresa e banimit duhet të jetë e njëjtë për të gjithë anëtarët e familjes dhe të përputhet me standardet ligjore të adresimit. Rregulla…

Read More

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço thotë se vizitat e amerikanëve në SPAK, apo diplomatëve të tjerë të huaj, janë pasuar me arrestime të mëdha. Në emisionin “Real Story” në ABC News, Karamuço u shpreh se mbështetja e SHBA ndaj SPAK nuk do të përfundojë. “Vizitat e herë pas hershme të diplomatëve, gjithmonë pasohen nga një arrestim i madh. Na kanë ndodhur herë pas herë, kur ka shkuar anglezi, amerikanët na kanë dalë përshtypjet. Është si një mesazh mbështetjeje. Nga ana tjetër, po zhvillohet debat për drejtuesin e ri të BKH. Amerika ka dhënë kontribut, edhe në testimet e para, trajnimet…

Read More

Një çantë dore Hermès ka bërë histori në ankandin e Sotheby’s në Paris. Origjinali i zhvilluar në bashkëpunim me Jane Birkin i ka tejkaluar të gjitha pritshmëritë. Gjatë një ankandi në Paris, çanta e parë Birkin e shtëpisë së modës Hermès është shitur për një çmim rekord prej rreth gjashtë milionë e gjysmë franga zvicerane. Kjo çantë ikonike mban emrin e aktores dhe këngëtares britanike Jane Birkin, e cila ka qenë e përfshirë në dizajnimin e saj. Vëzhguesit e ankandit të organizuar nga Sotheby’s kishin parashikuar një çmim prej disa qindra mijëra frangash. “Është e pabesueshme që një çantë, e…

Read More

Analisti Lorenc Vangjeli komentoi dorëheqjet kolektive të drejtorëve të bashkive, pas urdhrit të kryeministrit Edi Rama. Ai e quajti këtë veprim një “shkundje” të administratës, duke krahasuar drejtorët me specie që kanë helmuar pushtetin lokal. “Situata dihet nga të gjithë dhe kam idenë që nuk është vetëm në nivelin e drejtorëve. Drejtorët janë në tërësi personazhe jo të njohur në publik, por që ballafaqoheshin vetëm me ministrat, njohin vetëm eprorin, i bëjnë hosana Ramës, veprojnë si tiranë të vegjël në vendin e punës ku ndodhen. Shpikin dhe krijojnë probleme në këmbim të parave. Është specie që e ka helmuar administratën…

Read More

Pas dorëheqjeve të drejtorëve, Bashkia e Vlorës shpall vakancat për pozicionet respektive. Kreu i Bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha, përmes një postimi në rrjetet sociale fton të interesuatit të dorëzojnë dokumentacionin brenda afateve të përcaktuara në çdo shpallje. Kujtojmë se dy ditë më parë, kryetari i Bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha, një ditë më parë ka firmosur dorëheqjet e të gjithë drejtorëve të bashkisë. Takimi u zhvillua me dyer të mbyllura rreth orës 09:00 të ditës së martë në ambientet e bashkisë, ku Dredha ka firmosur dorëheqjet e 25 drejtorëve dhe përgjegjësve të institucioneve vartëse lokale. Ky vendim vjen në…

Read More

Reperi i njohur shqiptar, Noizy, është liruar nga policia zvicerane. Noizy u arrestua të hënën, më 7 korrik 2025, në aeroportin e Zyrihut, ndërsa ndodhej në Zvicër për një performancë të albumit të ri, në klubin “Rinora 4” në Rümlang. Arrestimi u bë nga Policia kantonale e Zyrihut, e cila sqaroi se ai erdhi si pasojë e një urdhri të lëshuar nga Prokuroria për Krime të Rënda dhe të Dhunshme. Ky urdhër u vu në zbatim për shkak se Noizy, emri i vërtetë i të cilit është Rigels Rajku, konfiguronte në sistemin e sigurisë Schengen, pas një kallëzimi ndërkombëtar.

Read More

Qeveria kroate sot ka dërguar për miratim Ligjin për mbrojtjen dhe shërbimin në Forcat e Armatosura, që përfshin rikthimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak. Kroacia që nga viti 2008 ka pasur të pezulluar vendimin për shërbimin ushtarak të detyrueshëm, por sipas vendimit të ri, ai do të nisë në vitin 2026 dhe do të zgjasë dy muaj. Sa i përket regjistrimit, çdo shtetas kroat regjistrohet në moshën 18-vjeçare, dhe në trajnimin ushtarak dërgohet në moshën 19-vjeçare. Në disa raste, mund të dërgohen edhe persona të moshës deri në 30 vjeç. Nëse dikush nuk i përgjigjet thirrjes, policia do të lëshojë…

Read More

Mandati i vetëm i koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet” vihet në pikëpyetje. Edhe pse sipas akordit që dy partitë “Shqipëria Bëhet” dhe “Nisma Thurje” kishin përpara zgjedhjeve, se mandatet do i merrnin kaniddatët që do të merrnin më shumë vorta nga lista e hapur dhe listat e mbyllura do të dorëhiqeshin, duket se ky akord mund të mos zbatohet. Kjo pasi kandidati i Nismës Thurje në listën e mbyllur në Tiranë, Zeqir Kordhoni ka depozituar në KQZ kërkesën për t’u njohur me letrën e dorëheqjes që koalicioni ka dorëzuar në emër të tij para zgjedhjeve të 11 majit. Kordhoni deklaroi se…

Read More

Komisioni Evropian ka bërë të ditur se do t’i ndajë 2.3 miliardë euro për të mbështetur Ukrainën që të rindërtohet pas dëmit që i është shkaktuar nga lufta e Rusisë. Në fonde përfshihen 1.8 miliard euro si kredi dhe 580 milionë euro si grante prej institucioneve ndërkombëtare dhe institucioneve për financim publik, ka thënë presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen në një konferencë në Romë, duke folur për planet për rindërtim të Ukrainës. Konferenca është mbajtur teksa qindra dronë rusë dhe dhjetëra raketa e kanë goditur Kievin në orët e hershme të mëngjesit, duke vrarë dy persona. Në…

Read More

Ndërhyrja e shpejtë e shërbimeve të Policisë parandalon përshkallëzimin e konfliktit ndërmjet 2 vëllezërve. U konfliktuan me njëri-tjetrin, me sende të forta, për motive të dobëta, arrestohen në flagrancë 2 vëllezërit. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kukës, pas njoftimit se 2 vëllezër po konfliktoheshin me njëri-tjetrin, kanë organizuar menjëherë punën dhe kanë ndërhyrë në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, për parandalimin e përshkallëzimit të konfliktit. Si rezultat i ndërhyrjes së shpejtë dhe profesionale të shërbimeve të Policisë, u arrestuan në flagrancë shtetasit A. T., 33 vjeç dhe E. T., 42 vjeç, banues në Kukës, vëllezër. Këta shtetas…

Read More