Author: tirana

Një aksident i rëndë me vdekje është regjistruar pas mesnatës në autostradën “Tiranë-Durrës”, në zonën “Marikaj”. Sipas informacioneve praraprake të policisë, një 18-vjeçar ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe ka dalë nga rruga. Nga aksidenti ka humbur jetën pasagjeri në automjet, shtetasi E. B., rreth 19 vjeç, ndërsa janë dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri tjetër, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Read More

Deputeti socialist Erion Braçe iu përgjigj edhe pyetjeve në lidhje me mbështetjen që i dhanë njëri-tjetrit, ai dhe rivalja demokrate Jorida Tabaku, përgjatë fushatës elektorale për zgjedhjet e 11 majit. I pyetur nëse “bënë fushatë” për njëri-tjetrin, referuar këtu deklaratave dhe postimeve të tyre, ku shpreheshin se secilit i takon të jetë në Kuvendin e ri, Braçe u përgjigj duke thënë: “Patjetër kjo është reciproke”. Ai e vlerësoi rolin e Tabakut si politikane, duke theksuar se Kuvendit të Shqipërisë i duhen deputetë të ngjashëm me kolegen demokrate, të cilët e kthejnë atë në ambient pune, ku përplasen argumente dhe ide.…

Read More

Pavarësisht orëve të vona, nata nuk do të jetë e qetë për Thethin. Atje vijon zhvendosja dhe prishja e subjekteve pa leje. Forcat e IKMT-së kanë hapur katër fronte ku po prishin objektet. Aksioni do të vijojë përgjatë gjithë natës për të vazhduar edhe ditën e nesërme. Ndërkohë harta e objekteve për t’u prishur sa vjen e shtohet. Fillimisht u fol për 40, por tani ky numër ka shkuar në 120 objekte që do rrafshohen. Një pjesë e strukturave janë të çmontueshme, si ato që duken në këto pamje. Ndërkohë në lartësinë e maleve janë vendosur struktura të ndërtuara me…

Read More

Parlamenti grek ka miratuar amendamentin për pezullimin e kërkesave të emigrantëve për azil për tre muaj. Me 177 vota pro dhe 74 kundër, ky projektligj u lejon autoriteteve të riatdhesojnë në mënyrë të menjëhershme emigrantët e paligjshëm, pa ndonjë proces paraprak identifikimi. Ky vendim është pritur me kritika nga partitë opozitare, të cilat e kanë cilësuar të paligjshëm. Edhe grupet e të drejtave të njeriut e akuzojnë Greqinë se po i dëbon me forcë azilkërkuesit. Këtë vit, agjencia kufitare e Bashkimit Evropian tha se po shqyrtonte 12 raste të shkeljeve të mundshme të të drejtave të njeriut, gjë e cila…

Read More

Ish-shefi i krimeve në komisariatin nr.3 në Tiranë Erjon Dani është vetëdorëzuar në policinë e Himarës, pasi është informuar nga mediat se ndaj tij kishte një urdhër arresti të firmosur nga SPAK. Gazetarja e News24, Klodiana Lala raporton se Erjon Dani dyshohet për veprat penale ushtrim i ndikimit të paligjshëm dhe shpërdorimit të detyrës gjatë kohës që ndodhej në radhët e policisë së shtetit. SPAK goditi ditën e sotme një grup kriminal që operonte në trafikun e drogës nga Amerika Latine drejt vendeve të BE-së. Në pranga përfunduan 8 persona, përfshi dhe Erjon Danin që u vetëdorëzua ndërsa 5 të…

Read More

Në Theth ndodhi një incident gjatë ditës së sotme, 11 korrik, pasi një person hodhi një shishe benzinë në urën e fshatit duke tentuar ta djegë. Po ashtu, një situatë e tillë ndodhi edhe me një fadromë të IKMT-së. Pas këtij rasti, mes banorëve dhe një përfaqësuesi të IKMT-së ka pasur një debat. Ky i fundit është shprehur se ndaj punonjësve është qëlluar me armë dhe është hedhur molotov. “Po ti nuk ke ndërmend të hedhësh molotov të vrasësh punonjësit e shtetit. Asi, as Zoti. As ka Zot të vrasë punonjësit e shtetit. Ke ndërtuar pa leje, je i paligjshëm.…

Read More

Kreu i PD Sali Berisha ka zhvilluar konferencën e radhës me gazetarët ditën e sotme nga selia blu. I pyetur në lidhje me deklaratat e fundit të kryeministrit Edi Rama për një reformë të re territoriale dhe nëse PD do të ulet në tryezë me të për të diskutuar, Berisha u shpreh se opozita nuk e njeh legjitimitetin e Ramës si kryeministër, duke përsëritur se zgjedhjet e 11 majit ishin një farsë. Megjithatë, i pyetur në vijim nëse PD do të refuzonte të ulej në tryezë për një reformë elektorale, Berisha kundërshtoi duke thënë se PS i përket spektrit politik…

Read More

SPAK po zhvillon një aksion sot në Shkodër, pas lëshimit të 13 urdhër arresteve. Bëhet me dije se 8 persona janë arrestuar ndërsa 5 të tjerë janë në kërkim. Grupi kriminal dyshohet se trafikonte drogë nga Amerika Latine në mes të të arrestuarve edhe zyrtarë policie. Akuza edhe për ushtrim ndikimi të paligjshëm. SPAK pritet të sjellë njoftim për shtyp në lidhje me këtë çështje. Burime bëjnë me dije se janë disa raste te trafikimit të drogës nga 850-1000 kilogram. Aksioni ka nisur në orën 5 të mëngjesit, ku në kërkim është shpallur zyrtari i policisë Erjon Dani. Urdhrat janë…

Read More

Gjatë diskutimit me kryebashkiakët në Durrës, kryeministri i vendit, Edi Rama, paralajmëroi se punë ditësh ose javësh do të dalin çmimet e reja të referencës për pronat. Ai theksoi se nga ky proces prona e dytë do taksohet më shumë. Sipas Ramës, kjo do t’ju vijë në ndihmë bashkive, që të kenë më shumë të ardhura. “Ndërkohë kam një gjë për të shtuar dhe ministri mbase mund të më plotësojë. Punë ditësh ose javësh, do dalin çmimet e reja të referencës, Ato do kenë dhe një element tjetër të ri, që taksa për shtëpinë e dytë do jetë më e…

Read More

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një sipërfaqe me ullinj dhe vreshtari në Fierzë të Belshit. Flakët kanë përfshirë rreth 8 ha sipërfaqe. Zjarri ka rrezikuar seriozisht edhe disa banesa, por falë ndërhyrjes së menjëhershme të forcave zjarrfikëse është arritur të vihet nën kontroll pas më shumë se 3 orësh përpjekjesh të vazhdueshme. Zjarri i shfaqur në Fierzë të Belshit u favorizua edhe nga era dhe u përhap me shpejtësi duke shkaktuar dëme të tjera në pemtari, vreshta, shkurre dhe lloje të ndryshme bimësie. Ndërkohë, Policia e Qarkut ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e zjarrit duke…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka dhënë sot nga Durrësi një mesazh të prerë për drejtuesit vendorë në të gjithë vendin, duke kërkuar shkarkimin e të gjithë kryetarëve të njësive administrative, me afat deri të hënën. Ndërkohë, në Durrës, lëvizjet kanë nisur një ditë më parë. Në përputhje me kërkesat e takimit të zhvilluar tri ditë më parë në Bashkinë e Durrësit nga Rama, dorëheqjen e kanë paraqitur tashmë administratorët e pesë njësive administrative të bashkisë së Durrësit: Ishëm, Sukth, Manëz, Katund i Ri dhe Rrashbull. Bëhet fjalë për Kadri Gjylin, Edlir Cërrin, Muharrem Sulën, Eltion Prenin dhe Albert Bukaçin.Po ashtu, janë…

Read More