Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, i ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24 nga moderatorja Nisifa Tufa, tregoi përjetimet e tij gjatë qëndrimit në burgun e Fierit. Ai foli për kushtet e vështira në qeli dhe padrejtësinë që, sipas tij, e çoi pas hekurave. Salianji theksoi se qëndrimi në burg ishte një provë e rëndë njerëzore, por edhe një “medalje politike”. Ai zbuloi se përjetimet në qeli do t’i përshkruajë më gjerësisht në një libër që planifikon të botojë. Ervin Salianji, ish-deputet i PD-së: Nuk kam nevojë të kem post, që të vijoj aktivitetin tim publik. Dënimi im është…
Author: tirana
Hapen aplikimet për Paketën e Maleve.Të gjithë të interesuarit për të investuar në tokën e tyre mund të aplikojnë online nëpërmjet portalit “paketa e maleve .gov.al” ku mund të gjejnë edhe procedurat që duhet të ndjekin.Ndërkohë që paketa parashikon që për 500 aplikuesit e parë të ketë përjashtim nga disa taksa si TVSH, tatimi mbi të ardhurat ,taksa e pasurive të paluajtshme dhe taksa në infrastrukturë për 10 vjet. Ligji për Paketën e Maleve synon të krijojë kushte të favorshme për tërheqjen e investimeve dhe nxitjen e zhvillimit ekonomik në zonat malore në vend kryesisht ato në veri.. Aktualisht zonat…
Një aksident rrugor është shënuar këtë pasdite në kryqëzimin që lidh Lagjen e Vjetër me lagjen e Re ku dy makina tip ‘Mercedes Benz’ janë përplasur me njëra-tjetrën. Si pasojë janë lënduar dy drejtuesit e dy mjeteve, si dhe janë shkaktuar dëme të mëdha tek të dyja makinat. Siç shihet edhe nga pamjet aksidenti ka qenë shumë i frikshëm duke rrezikuar jetën e kalimtarëve që lëvizin në trotuar si dhe jetën e shitësit të biznesit. Ndërkohë policia ka nisur hetimet rreth këtij aksidenti.Aktualisht në këtë kryqëzim mungon edhe sinjalistika edhe pse në këtë kryqëzim ka lëvizje të kalimtarëve!
Dhuna në familje vijon të mbetet një plagët e shoqërisë shqiptare. Tashmë nuk kemi vetëm raste të ushtrimit të dhunës nga bashkëshorti ndaj gruas së vet, por edhe persona që ushtrojnë dhunë ndaj prindërve. I tillë është edhe rasti i fundit në Korçë, kur një 30-vjeçare ka goditur nënën e saj. Vajza tashmë është në pranga. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, arrestuan në flagrancë shtetasen E. S., 30 vjeçe, banuese në Korçë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nënës së saj.
Në fshatin turistik të Thethit vijon prej 6 ditësh aksioni i IKMT-së për prishjen e ndërtimeve pa leje. Ditën e sotme ishin në Theth edhe deputeti i PD-së, Luçiano Boçi dhe ish-kryebashkiaku i Shkodrës, Bardh Spahia. Dy drejtuesit politikë të PD-së të Shkodrës nuk janë lejuar të afrohen në vendin ku po bëheshin prishjet e radhës, ndërsa nuk ka munguar edhe përplasja fizike dhe verbale, me palët që kanë shkëmbyer edhe fyese. Në pamjet shihet qartë se se policët nuk kanë lejuar dy eksponentët e PD të kalojnë rripin e sigurisë, me deputetin Luçiano Boçi që i ka kërkuar një…
Në zbatim të detyrave të dhëna nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, për kontroll të imtësishëm të territorit me qëllim evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive, strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë, bazuar në informacion të siguruar në rrugë operative, arrestuan në flagrancë shtetasin I. K., 63 vjeç, administrator i një subjekti privat. Ky shtetas dyshohet se kishte ndërtuar pa leje disa bazamente betoni në aksin rrugor Korçë–Voskopojë, me qëllim ndërtimin e godinave, pa u pajisur me dokumentacionin përkatës. Gjithashtu, janë proceduar penalisht shtetasit I. L., 54 vjeç dhe E. K., 36 vjeç, me detyrë Kryeinspektor dhe Inspektor…
Ky është momenti kur një banor i Thethit sulmoi me lëndë djegëse molotov fadromën e Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, e cila po shoqërohej nga forca policore. Lënda molotov u hodh në pjesën e pasme të mjetit që ndodhej në lëvizje, por fatmirësisht nuk u shkaktuan dëme në njerëz. Në të njëjtën kohë, u sulmua edhe ura në lagjen “Gjelaj”, pak më larg, me qëllim shkatërrimin e saj, por dëmet materiale mbetën të vogla.Pas këtyre dy sulmeve, forca te shumta policie duke perfshire edhe disa grupe te FNSH nga Policia e Shkodrës dhe Tiranës u vendosën menjëherë në Theth.…
Çdo subjekt që do të tregtoj produkte blegtorale si qumësht apo mish pa fature fiskale që të konfirmojë origjinën e tyre do të përballem me sekuestrim të mallit dhe penalitete. Kreu i financave Petrit Malaj dhe ministrja e Bujqësisë paralajmëruan të gjitha bizneset se duke nisur nga java e ardhshme nuk do të ketë më asnjë tolerim. Sipas Denaj, kjo masë është e domosdoshme për të garantuar mbrojtjen e konsumatorit si dhe formalizimin e të gjithë zinxhirit tregtar nga ferma në tryezë. Siguria ushqimore dhe formalizimi i të gjithë zinxhirit tregtar nga ferma në tryezë është një domosdoshmëri, në kuadër…
Ekstradohen nga Greqia, Belgjika dhe Serbia, 3 shtetas shqiptarë, të cilët ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar. Të ekstraduarit: -M. H. alias M. P., i kapur në Greqi, pasi Gjykata e Beratit e ka dënuar me 4 vjet burgim, për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. Ai ka investuar për blerjen e pasurive të paluajtshme dhe ka transferuar shuma të mëdha parash te të afërmit e tij, të ardhura të cilat i ka përfituar nga veprimtaria kriminale e shfrytëzimit për prostitucion, për të cilën është dënuar në Itali. Nga dënimi, shtetasit M. H. alias M. P.…
Policia e Tiranës ka vijuar edhe sot aksionin për lirimin e hapësirave publike në kryeqytet, konkretisht në zonën e Astirit. Sipas njoftimit, policia ka nisur hetimet për dy persona, njëri 26-vjeç pasi kishte zënë një hapësirë në rrugën “Sami Frashëri”, të cilën e përdorte si vendparkim privat dhe tjetri një 34-vjeçar i cili në rrugën “Teodor Keko”, kishte zaptuar hapësirën publike dhe e përdortë si bar-kafe. Njoftimi: Lirohen dy hapësira publike të zëna në mënyrë të paligjshme, në rrugën “Sami Frashëri” dhe në zonën e Astirit. Procedohen penalisht 2 shtetas, për zënien e këtyre hapësirave. Specialistët për Hetimin e Krimeve…
Vijon operacioni policor i koduar “Plazhi i lirë”, i fokusuar në lirimin e hapësirave publike përgjatë vijës bregdetare dhe verifikimin e ligjshmërisë së aktiviteteve të subjekteve private. Në Seman janë liruar tre sipërfaqe publike të zëna në mënyrë të paligjshme, ndërsa janë proceduar penalisht tre pronarë biznesesh që kishin vendosur çadra dhe shezlongë pa leje.Gjatë kontrolleve të ushtruara nga Policia e Fierit, Seksioni për Krimin Ekonomik dhe Policia Bashkiake, në tre stacione plazhi u konstatua se tre persona kishin zënë hapësira publike duke vendosur rreth 150 komplete me çadra dhe shezlongë, pa qenë të pajisur me leje nga institucionet përkatëse.…
Në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, si dhe bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative për vendndodhjen e një shtetasi të dënuar me burgim, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në bashkëpunim me Komisariatin e Qarkullimit Rrugor, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Unavoidable”. Si rezultat i të cilit, në Shkozë, u bë e mundur, lokalizimi, kapja dhe ndalimi i shtetasit Klajdi Ruçi, 40 vjeç.Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë e ka dënuar këtë shtetas me 7 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale “Shkelja e…