Author: tirana

Në një takim me dyer të mbyllura me drejtues vendorë dhe përfaqësues të mazhorancës, Kryeministri Edi Rama ka dhënë porosi të qarta për përmirësimin e shërbimeve ndaj qytetarëve, me fokus të veçantë në aksesin në platformën digjitale e-Albania. Ai ka kërkuar ngritjen e zyrave të posaçme pranë çdo bashkie që do të ndihmojnë qytetarët në përdorimin e platformës, ndërsa ka paralajmëruar heqjen e licencave për ato zyra avokatie që ofrojnë kundrejt pagesës shërbime të lidhura me e-Albania. Gjithashtu, Rama ka kërkuar rifreskimin e stafit në bashkitë që janë qendra qarku, duke përjashtuar në këtë fazë Bashkinë e Tiranës. Lëvizjet vijnë…

Read More

Një zjarr i fuqishëm përfshiu një sipërfaqe të madhe toke në lagjen e Shimve, në bashkinë e Rrogozhinës, duke djegur qindra pemë ulliri, pemë frutore dhe rreth 10 hektarë bimësi të ndryshme, ndërsa u rrezikuan edhe disa banesa në afërsi. Falë reagimit të shpejtë të shërbimeve zjarrfikëse dhe policisë, zjarri u neutralizua pas disa orësh përpjekjesh intensive. Policia njoftoi se menjëherë pas marrjes së informacionit për zjarrin, patrullat shkuan në vendngjarje dhe nisën punën për identifikimin e autorit të mundshëm të zjarrvënies. Pas një hetimi të shpejtë dhe operacioni në terren, u bë e mundur arrestimi i shtetasit Iljaz Rusta,…

Read More

Deklarata e fundit e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ilir Proda, për ashpërsimin e masave ndaj parkimeve të gabuara, në veçanti atyre të quajtura “parkime dysh”, ka ngjallur debat dhe keqkuptime në publik. Shumë qytetarë janë shqetësuar se çdo parkim dysh mund të çojë automatikisht në ndjekje penale. Çfarë është parkimi “dysh”? Bëhet fjalë për situatën kur një automjet ndalon ose parkohet në rrugë, pranë një mjeti tjetër që është tashmë i parkuar anash trotuarit apo buzë rrugës. Kjo sjell shpeshherë ngushtim të korsisë dhe vështirësi në qarkullim, por jo çdo rast konsiderohet automatikisht i dënueshëm penalisht. Kur…

Read More

Të paktën tridhjetë persona u vranë dhe rreth njëqind të tjerë u plagosën në përleshjet e armatosura midis grupeve të armatosura lokale dhe fiseve në qytetin e Sweidës, ku jetojnë anëtarë të pakicës druze, tha të hënën Ministria e Brendshme e qeverisë de facto të Sirisë. Ministria, e cila tha se numri i viktimave ishte ende i përkohshëm, tha se forcat e saj do të ndërhynin për t’i dhënë fund përleshjeve dhe për të zgjidhur krizën. Mbrëmë, organizata joqeveritare Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut raportoi 37 të vdekur dhe rreth 50 të plagosur në përleshjet midis luftëtarëve Druze…

Read More

Po punojmë për çështjen e barnave mjekësore, për furnizimin e gjithë sistemit, publik dhe privat me shtetin si palë. Ka ardhur koha të kalojmë në një rol të ri të shtetit në ekonomi. E fundit që kam, siguria ushqimore. Na duhet të hedhim hapa para. Me pezullimin e AKU dhe procesi provimi të gjithë inspektorëve të AKU dhe hapjen e mundësisë që të tjerët të përfshihen në agjenci, kemi hedhur vetëm hapin e parë. Ka filluar procesi i konfiskimit dhe kontrollit të qumështit pa faturë. Qumësht dhe bulmet i freskët pa faturë nuk do lejohet. Ky është vetëm fillimi. Në…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se shumë shpejt qeveria do të ndërmarrë një akt normativ që do të prekë sektorë strategjikë si uji i pijshëm dhe furnizimi me naftë, me synimin për të rritur kontrollin shtetëror dhe për të përshpejtuar rrugën drejt integrimit europian. Në lidhje me sektorin e ujësjellësit, Rama bëri të ditur se qeveria po synon të krijojë një operator kombëtar të shpërndarjes së ujit, sipas modelit të ndjekur në sektorin e energjisë. Të gjithë ata që ishin në skuadrën e 11 majit, të zgjedhur apo jo në Kuvend, do të jenë pjesë e skuadrës që do të…

Read More

“Sot do bëhet një konfiskim pallati në qytetin e Vlorës që është në shkelje të ndërtimit, Ky proces synon të bashkojë dy gjëra, nuk kemi asnjë minutë për të humbur se kemi marrë përsipër të hymë në BE. Ta harrojë kushdo qoftë. Historia ndërto sot që të legalizosh nesër, nuk do ecë më. Çdo ngrehinë e ngritur në dëm të zonave të mbrojtura, do të rrafshohet. Nuk do ketë asnjë tolerancë e asnjë dialog në këtë proces. Të gjithë skuadrat që morën 83 mandate të jenë në anën e shumicës dërrmuese të njerëzve të cilët pengohen çdo ditë nga ata…

Read More

Luksemburgu, Irlanda dhe Belgjika janë të gjitha pretendentët kryesorë për vendin më të mirë për të punuar në Evropë, sipas gjetjeve të dy studimeve mbi ekuilibrin midis punës dhe jetës, të publikuara këtë javë. Platforma HR Remote dhe JobLeads, një faqe ndërkombëtare pune, shqyrtuan bazat e të dhënave të disponueshme publikisht për të përcaktuar se ku janë më mirë punëtorët. JobLeads renditi vendet evropiane duke përdorur moshën e tyre të daljes në pension, orët e punuara në vit, lodhjen, normat e punës në distancë dhe ditët e pushimit mjekësor. Rezultatet më pas u standardizuan dhe u peshuan në një shkallë…

Read More

Në gjithë Europën, sidomos atë në zhvillim, njerëzit lëvizin në kërkim të një jete më të mirë. Globalizimi, hapja e tregjeve, lehtësimi i lëvizjes dhe kritereve të lejeve të punës nga shtetet e zhvilluara që po plaken, janë mundësi që, natyrshëm, shumëkush do të përpiqet ti shfrytëzojë, sidomos të rinjtë që sot kanë pritshmëri më të larta nga jeta. Por, askush nuk ikën me ritmin që po largohen shqiptarët. Të dhënat e fundit të Eurostat, të përpunuara nga “Monitor”, tregojnë se popullsia e Shqipërisë është reduktuar me 18.2% në fund të vitit 2024, në krahasim me 2011, periudhë që përfshin…

Read More

Që prej ditës së sotme, hyn në fuqi urdhri i prerë i Kryeministrit Edi Rama për ndëshkimin e çdo subjekti që tregton mallra pa faturë tatimore. Aksioni fokusohet kryesisht në tregjet e produkteve ushqimore, veçanërisht të mishit dhe bulmetit, ku niveli i informalitetit vijon të jetë i lartë, duke rrezikuar konkurrencën e ndershme, të ardhurat shtetërore dhe sigurinë ushqimore. Ministri i Financave, Petrit Malaj, dhe Ministrja e Bujqësisë, Anila Denaj, deklaruan se nga kjo e hënë çdo produkt që shitet pa faturë do të sekuestrohet menjëherë. Kontrollet do të jenë intensive dhe të përditshme, me praninë e vetë ministrave në…

Read More

Ka nisur mbledhja e kryeministrit Edi Rama me deputetët e qarkut të Tiranës dhe drejtuesit e bashkisë, të cilët do të raportojnë për problematikat që kanë konstatuar në terren. Të pranishëm, në takimin që po mbahet në një nga hotelet e kryeqytetit, janë edhe drejtuesit politikë të qarqeve. Ky takim vjen dy javë pas atij të parit, ku iu kërkoi deputetëve që të zbresin në terren dhe të evidentojnë problematikat e qytetarëve përmes kontaktit të drejtpërdrejtë me ta. Ky takim vjen gjithashtu pas një aksioni të ndërmarrë në lirimin e hapësirave publike, ndërtimeve pa leje si edhe vizitave të kreut…

Read More

Ditën e hënë vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin. Era do të ketë drejtim veriperëndimor me shpejtësi mesatare 4-5m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e kryesisht atë jugperëndimorë dhe zonave luginore era fiton shpejtësi 6-8m/s. Deti do të ketë valëzim 1-2 ballë.

Read More