Author: tirana

DASHI Një javë energjike është gati të fillojë. Priten përfitime, veçanërisht në vendin e punës. Hëna e favorshme në mesjavë do të sjellë vrull dhe vendosmëri të madhe. Në dashuri, mund të ketë diskutime sqaruese gjatë orëve të ardhshme. DEMI Sipas horoskopit të Paolo Fox (e hënë, 14 korrik 2025), Dielli dhe Mërkuri sjellin stabilitet të madh në marrëdhëniet tuaja personale. Kjo është kohë ideale për t’u përqendruar në shtëpinë tuaj ose në aktivitetet që lidhen me mirëqenien. Sa i përket punës, kujdesi gjithmonë ia vlen. Qëndroni të qetë. BINJAKËT Komunikimi do të jetë arma juaj fituese gjatë këtyre orëve…

Read More

Ish-presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu, ka folur për trashëgiminë e fortifikimeve masive gjatë komunizmit, duke i quajtur ato një strategji që kishte më shumë motive politike sesa nevoja reale për t’u mbrojtur nga sulme të jashtme. Në një intervistë në “Off the Record” me Andrea Dangllin në A2 CNN, Moisiu tha se as NATO, as Bashkimi Sovjetik nuk do ta kishin sulmuar Shqipërinë në atë kohë. “As NATO dhe as Bashkimi Sovjetik nuk do ta kishin sulmuar kurrë Shqipërinë pavarësisht fortifikimit që bënte koha. Ajo ka qenë edhe për qëllime politike ai fortifikim tepër masiv që është bërë në komunizëm,…

Read More

Ish-presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu, aktualisht në moshën 95-vjeçare, ka folur hapur për krizën e vazhdueshme të politikës shqiptare, duke treguar se pas më shumë se një shekulli shtet, Shqipëria ende nuk ka arritur të ndërtojë institucione solide. I ftuar në emisionin “Off the Record” me Andrea Dangllin në A2 CNN, Moisiu u ndal tek mangësitë që e kanë penguar vendin të ecë përpara. “Ne e donim dhe e duam demokracinë. Populli jonë gjithmonë e ka dashur, por tjetër punë si janë zhvilluar ngjarjet. Për fat të keq, na kanë dalë në krye ata që nuk duhet të dilnin. Kemi…

Read More

Ambasadori i parë i Gjermanisë në Shqipëri, njeriu që hapi derën e shpresës së këtij misioni diplomatik për 3 mijë shqiptarë që kërkuan t’i largoheshin regjimit në 2 korrikun e vitit 1990, rrëfeu në një intervistë në Top Channel, pak para se të ndërronte jetë se rreziku kishte qenë shumë më pranë tyre nga sa mund ta mendonin. Në intervistën e realizuar nga gazetarja e Top Channel Irida Vasia, ish-ambasadori Werner Daum rrëfen sesi i mbrojti qytetarët shqiptarë brenda ambasadës, siguroi lëshimin e lejeve të udhëtimit për 3.199 personat e strehuar aty dhe organizoi shoqërimin e tyre drejt aeroportit të…

Read More

Flutura Açka, e filloi karrierën larg pasionit të saj për letërsinë… si ekonomiste në thertore gjatë komunizmit. Ky është një rrëfim pa filtra, i mbushur me emocione, ku ajo foli edhe për historinë e dhimbshme të ndarjes nga jeta të djalit të saj 18-vjeçar, i prekur nga një sëmundje e rëndë: “Djali lindi në Holandë në vitin 2000, e solla dhe e rrita 11 vite në Shqipëri sepse doja që im bir ta lexonte veprën time në shqip. Momentet para se ta merrja vesh për sëmundjen, prisja që djali të vinte bashkë me bashkëshortin në Shqipëri. Presidenti më kishte dhënë…

Read More

Një 41-vjeçar, me origjinë nga Maqedona e Veriut, është arrestuar nga forcat policore shqiptare, pasi është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga drejtësia austriake. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi ndaj tij është lëshuar urdhër arresti nga Zyra e Prokurorit Publik Innsbruck, Vjenë, Austri, për kryerjen e veprave penale “Trafikim droge”, “Kërcënim i rrezikshëm”, “Zhvatje e rënduar”, dhe “Plagosje”. Këto vepra janë të parashikuara nga Kodi Penal Austriak, ku parashikohet një dënim maksimal deri në 20 vjet burgim. Gjatë kontrollit fizik, 41-vjeçarit iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabisi, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës…

Read More

Kryeministri Edi Rama në një intervistë për dokumentarin mbi bektashizmin të gazetarit britanik Robert Hackman ne Dritare Tv, konfirmoi se mikroshteti bektashi që ai shpalli në Kombet e Bashkuara do të ngrihet në territorin ku ndodhet aktualisht Kryegjyshata Botërore Bektashiane, në Tiranë. “Është vetëm një sipërfaqe e vogël toke, pak hektarë, që ata tashmë e zotërojnë dhe ku kanë qendrën e tyre. Por për Shqipërinë është një pjesë shumë e çmuar e trashëgimisë kombëtare, ndërsa për komunitetin është një garanci që ai do të vazhdojë të ekzistojë pa u zhdukur,” – u shpreh Rama. Rama shpjegon se kjo nismë nuk…

Read More

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve zbulon hotelin në Velipojë të Shkodrës, që nuk kishte deklaruar 2,3 mln euro të ardhura përgjatë pesë viteve të fundit, duke i shkaktuar dëm financiar me evazion fiskal buxhetit, duke e denoncuar edhe në Prokurori. Gjithashtu administrata tatimore në operacionin e ndërmarrë, zbuloi se subjekti jo vetëm që e kishte ndarë aktivitetin në dy NIPT-e brenda familjes, por nuk lëshonte as fatura dhe mbante punonjës të padeklaruar. Për të dyja rastet u gjobit me 25 mijë lekë në secilin NIPT për moslëshim faturash dhe 50 mijë lekë në një prej tyre për punonjësit e padeklaruar.…

Read More

Mes stërvitjeve intensive dhe diskutimeve të vazhdueshme për merkaton, Milani i sezonit të ri ka nisur zyrtarisht rrugëtimin e tij nën drejtimin e dy figurave të njohura dhe me eksperiencë, Igli Tare në rolin e drejtorit sportiv dhe Masimiliano Alegri si trajner, i rikthyer në stolin ku fitoi titullin kampion më shumë se një dekadë më parë. Tare, ish-drejtues i suksesshëm te Lacio, përjeton për herë të parë ambientin kuqezi, duke theksuar që në fillim surprizën pozitive për organizimin e klubit. “Jam shumë i impresionuar nga mënyra si funksionon Milani. Të gjithë, që nga dita e parë, na kanë vendosur…

Read More

Karabinierët e Riccione të Italisë (Rimini), panë të shqetësuar një 24-vjeçar shqiptar teksa luante me telefonin e tij dhe ky veprim u tërhoqi vëmendjen. Menjëherë e mbajtën nën vëzhgim dhe e nënshtruan të riun në një kontroll fizik, sapo ai i shiti dozën e radhës për 30 euro një përdoruesi, në orët e vona të natës. Nga kontrolli arritën të zbulonin 20 doza me kokainë në trup, mjet dhe më pas në banesën ku qëndronte. Gjithashtu si provë u sekuestruan edhe 700 euro cash që dyshohet se janë fitime nga aktiviteti i paligjshëm. Policia tha se ai po qëndronte në…

Read More

Një ngjarje dramatike është shënuar mëngjesin e sotëm në fluturimin nga Dubrovniku drejt Lyon-it, kur avioni i pasagjerëve i kompanisë Volotea është përfshirë nga flakët gjatë fluturimit dhe ka kryer një ulje emergjente në aeroportin “Sandro Pertini” pranë Torinos. Sipas mediave italiane, ngjarja ndodhi rreth orës 10:28, kur avioni tip “Airbus A320”, i cili ishte nisur nga Dubrovniku dhe duhej të mbërrinte në Lyon në orën 10:40, pësoi një defekt teknik në ajër. Gjatë këtij defekti, një nga motorët e avionit shpërtheu në flakë, duke detyruar pilotin të aktivizojë procedurat e emergjencës dhe të kërkojë ulje të menjëhershme. Fatmirësisht, avioni…

Read More

Sipas një zyrtari të lartë të Departamentit të Shtetit të cituar nga Associated Press, i cili foli në kushte anonimiteti, njoftimet për shkarkim tashmë po u dërgohen 1,107 punonjësve civilë dhe 246 diplomatëve që shërbejnë në pozicione brenda SHBA-së. Gjatë protestës që këtë punonjës të larguar për paaftësi nga puna ose se i shërbejnë Soros që kontrollonte Departamentin e Shtetit, është parë edhe ish ambasadore e SHBA në Shqipëri Yuri Kim. Në pamjet e publikuara nga “Reuters” duket qartë ish ambasadorja Kim pjesemarrese ne proteste.

Read More