Author: tirana

Një pallat në ndërtim në qytetin e Vlorës është konfiskuar sot me urdhër të Kryeministrit Edi Rama, i cili deklaroi se objekti ishte ngritur në shkelje të lejes ndërtimore. Me një akt simbolik, godina u rrethua me shiritin e konfiskimit dhe u shpall pronë e shtetit. “Nuk kemi asnjë minutë për të humbur. Sot do të bëhet konfiskimi i një kuazi-pallati që ka shkelur lejen e ndërtimit,” tha Rama gjatë një mbledhjeje me deputetët e qarkut Tiranë, ndërsa në Vlorë, vetëm pak minuta më vonë, mbërriti kryeinspektorja e IKMT-së, Dallëndyshe Bici. Pas verifikimeve në terren, Bici deklaroi se ndërtimi kishte…

Read More

Urdhri i Kryeministrit Rama për rifreskimin e stafit vendor ka vënë në lëvizje bashkitë e Qarkut Shkodër, ku  kryebashkiaku Beci ka mbledhur pasditen e sotme drejtorët dhe administratorët vendorë, ku këta të fundit kanë dhënë dorëheqje. Mësohet se dorëheqje ka pasur edhe në Bashkinë Malësi e Madhe. Burime bëjnë me dije se kanë dhënë dorëheqjen administratorët e njësive administrative dhe dy zëvendëskryetarët e bashkisë. Mësohet se pas dorëheqjeve të depozituara do të kryhet një analizë e detajuar për performancën e secilit prej drejtuesve. Pas saj do të merren edhe vendimet për miratimin ose jo të dorëheqjeve të paraqitura sot. Në…

Read More

Administrata Tatimore përgjatë ditës së sotme ka inspektuar dhjetëra biznese të cilat tregtonin ushqime si mishi, qumështi dhe bulmeti. Pas urdhrit të kryeministrit Edi Rama të bërë ditën e premte në mbledhjen me kryebashkiakët, inspektorët kanë zbarkuar sot në terren duke bllokuar disa prej produkteve ushqimore. Në lidhje më këtë situatë ka reaguar edhe deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe. Me një reagim të bërë nëpërmjet rrjetit social “Facebook”, Braçe tha se e kishte paralajmëruar diçka të tillë që në vitin 2018. Ndër të tjera deputeti i PS-së, thekson se një pjesë të “fajit” e ka edhe vetë skema e…

Read More

14 administratorë dhe 2 nënkryetarët e bashkisë së Kukësit janë larguar nga detyra, pak ditë pas urdhrit të kreut të ekzekutivit. “Më datë 10 Korrik 2025, u zhvillua analiza e punës për performancën e institucionit të Bashkisë Kukës për periudhën Janar–Qershor 2025. Në funksion të përmirësimit të punës dhe rritjes së nivelit të shërbimit ndaj qytetarëve, Kryetari i Bashkisë Kukës vendosi të shkarkojë nga detyra 14 administratorë të Njësive Administrative dhe 2 nënkryetarë të Bashkisë. Puna do të vijojë me fokus në përmirësimin e treguesve të performancës në të gjithë sektorët ku janë evidentuar problematika, si dhe me vëmendje të…

Read More

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshmje në Durrës ku një 44-vjeçare është gjetur pa shenja jete nga familjarët afër banesës ku po kulloste bagëtitë. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ajo ka humbur jetën për shkaqe natyrale. Njoftim i Policisë: Më datë 13.07.2025, në orën 22:00, në spitalin e Shijakut, është dërguar pa shenja jete shtetasja M. Ll., 44 vjeçe, banuese në fshatin Pjeshkë, Durrës, e cila është gjetur pa shenja jete, nga familjarët, afër banesës, ku po kulloste bagëtitë. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ajo ka humbur jetën për shkaqe natyrale. Materialet procedurale…

Read More

Në 24 orët e fundit janë raportuar 22 vatra zjarri, sipas një përditësimi nga Ministria e Mbrojtjes. Pesë nga këto vatra janë ende aktive, teksa një është nën monitorim. Situata e zjarreve në rang vendi Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 22 vatra zjarri, nga të cilat 5 janë ende aktive dhe 1 është nën monitorim. Këto vatra janë evidentuar në bashkitë: Dibër, Bulqizë, Rrogozhinë, Kavajë, Vlorë, Himarë, Selenicë, Librazhd, Malësi e Madhe, Mallakastër dhe Mirditë. Aktualisht mbeten aktive këto vatra: Qarku Dibër – Në vendin e quajtur “Liqeni i Luleve”, pjesë e Parkut Kombëtar Lurë, ka vijuar puna…

Read More

Kreu manovra të rrezikshme me mjet lundrues, brenda perimetrit të sigurisë, ndëshkohet me masë administrative 100 000 lekë, 24-vjeçari. Sekuestrohet mjeti lundrues. Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë dhe shërbimet e Policisë Kufitare në Shëngjin, gjatë monitorimit të vijës bregdetare, kanë konstatuar në plazhin e Tales, një mjet lundrues tip Jet Ski, që po lëvizte në mënyrë të rrezikshme brenda perimetrit të sigurisë, duke rrezikuar pushuesit. Shërbimet e Policisë ndaluan menjëherë mjetin lundrues dhe shoqëruan në Stacionin e Policisë Kufitare Shëngjin, drejtuesin i tij, shtetasin D. L., 24 vjeç. Në përfundim të veprimeve, drejtuesi i mjetit lundrues u ndëshkua…

Read More

Policia e Shtetit ka finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Attempt 1”, duke arrestuar në flagrancë një 40-vjeçar që po transportonte kundrejt pagesës shtatë emigrantë nga Bangladeshi, me qëllim kalimin e tyre të paligjshëm drejt Kosovës. Në kuadër të operacionit, specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në bashkëpunim me Sektorin e Policisë Rrugore të DVP Gjirokastër, kapën në aksin rrugor “Tepelenë-Krahës”, në dalje të qytetit të Memaliajt, shtetasin E. M., 40 vjeç, banues në Tiranë. Ai u ndalua teksa po transportonte me automjetin tip “Volkswagen” emigrantët e paligjshëm. Gjatë kontrollit, u sekuestruan automjeti, një telefon celular dhe një…

Read More

Ish-shefi i Komisariatit Rrugor të Tiranës, Roven Zeka, është liruar nga qelia me vendim të Gjykatës së Posaçme, e cila ka vendosur që ai të vijojë masën e sigurisë në arrest shtëpie. Zeka u arrestua më 19 prill 2025, me urdhër të SPAK, së bashku me dy ish-zyrtarë të tjerë të Policisë së Shtetit, Edison Tabaku dhe Sokol Novaku, në kuadër të një hetimi për korrupsion. Sipas hetimeve të Prokurorisë së Posaçme, tre zyrtarët dyshohet se kanë marrë para nga një grua e përfshirë në një aksident rrugor, në mënyrë që rasti të mos referohej në prokurori dhe të mos…

Read More

Kryeinspektorja e përgjithshme e Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT), Dallandyshe Bici, ka mbërritur sot në qytetin e Vlorës, në kuadër të një aksioni të gjerë monitorimi dhe verifikimi në terren. Bici ka zhvilluar inspektime në disa kantierë ndërtimi, me fokus të veçantë te lejet e dhëna për ndërtimin e pallateve shumëkatëshe, si dhe respektimi i kritereve ligjore dhe urbanistike. Qëllimi i vizitës është kontrolli mbi ndërtimet që kanë nisur së fundmi apo janë në proces, për të siguruar se ato përmbushin standardet ligjore dhe nuk prekin hapësirat publike apo pronat shtetërore. IKMT pritet të përgatisë një raport të…

Read More

Kapet në Shkodër dhe vihet në pranga me qëllim ekstradimin në Itali, një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar për pjesëmarrje në organizatë kriminale për trafikimin e narkotikëve. Strukturat e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, lokalizuan, kapën dhe arrestuan shtetasin Endrit Feraru alias Endrit Cufi., 40 vjeç, banues në Shkodër. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, nga Interpol Roma, pasi ndaj tij, Prokuroria e Riminit, Itali, në muajin shkurt 2025, ka lëshuar urdhër arresti, për pjesëmarrje në organizatë kriminale për trafikimin e narkotikëve. Për këtë…

Read More