Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 19 vatra zjarri, nga të cilat 4 vatra janë ende aktive. Këto vatra zjarri janë evidentuar në bashkitë: Dibër, Bulqizë, Mat, Rrogozhinë, Vorë, Tiranë, Vlorë, Kuçovë, Krujë, Librazhd, Prrenjas, Malësi e Madhe dhe Korçë.Aktualisht mbeten aktive vatrat: Qarku Dibër. Në vendin e quajtur “Liqeni i Luleve”, pjesë e Parkut Kombëtar Lurë ka vijuar puna për shuarjen e zjarrit të rënë në sipërfaqe pyjore me pisha dhe livadh. Me gjithë punën e bërë nga forcat operacionale në terren, nuk është arritur të vihet nën kontroll zjarri, pasi ka patur shtrirje të madhe të vatrës.…
Author: tirana
Prokuroria e Posaçme kërkon dy vite burg për ish-kryebashkiakut të Himarës, Jorgo Goro, me gjykim të shkurtuar 1 vit e 4 muaj, me akuzën e shpërdorimit të detyrës, konkretisht për tjetërsimin e një prone në zonën e Livadhës. Për Vasillaq Strakoshën, ish-drejtor i menaxhimit të pronës në Bashkinë Himarë, SPAK ka kërkuar 1 vit e 6 muaj, me gjykim të shkurtuar 1 vit burg. Goro u kallzua nga Fredi Beleri me pretendimin se i ka dhuruar në vitin 2016 pasuesit të tij të komanduar në krye të Bashkisë, Arqile Bollanos 4263 metra sipërfaqe toke. Sipas SPAK, kjo sipërfaqe toke është…
Ristrukturimi i administratave në bashkitë e vendit po hyn në një fazë intensive, pas urdhrit të kryeministrit Edi Rama për rifreskimin e stafit drejtues në nivel vendor. Gjatë paradites së kësaj të marte në Bashkinë Belsh, kanë dhënë dorëheqje një sërë administratorësh dhe drejtorësh lokalë duke i hapur rrugë një faze të re të përzgjedhjes së drejtuesve të rinj mbi bazën e meritës dhe performancës. Ndërkohë, në Bashkinë Prrenjas, tre administratorë kanë dhënë dorëheqjen që ditën e djeshme, ndërsa aktualisht po kryhet një vlerësim i thelluar i performancës për drejtorët që vijojnë detyrën. E njëjta situatë është shënuar edhe në…
Goditet nga Komisariati i Policisë Nr. 5, një tjetër rast i shpërndarjes së drogave të forta në doza. Vihet në pranga 26-vjeçari që posedonte dhe shpërndante lëndën narkotike. Sekuestrohen doza me lëndë të dyshuar narkotike kokainë, 1 aparat celular dhe 1 automjet. Komisariati i Policisë Nr. 5, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative nga burime të ndryshme, kanë goditur një tjetër rast të shpërndarjes së drogave të forta në doza, si rezultat u bë arrestimi në flagrancë, për…
Vlorë/Vijojnë hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes së ndodhur dje, në lagjen “Kushtrimi”, ku u vetëplagos rëndë me armë zjarri një 17-vjeçare. Vihet në pranga babai i 17-vjeçares dhe procedohet në gjendje të lirë gjyshi i saj. Në vijim të veprimeve hetimore që po kryhen në drejtimin e Prokurorisë, për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes së ndodhur mesditën e djeshme, në lagjen “Kushtrimi”, ku një shtetase 17 vjeçe mbeti e plagosur rëndë pas tentativës për vetëvrasje me armë zjarri, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë: •arrestuan në flagrancë, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe…
Gjykata e Lartë e Shteteve të Bashkuara vendosi të hënën që presidenti Donald Trump mund të vazhdojë me planin e tij për të shkarkuar në masë punonjësit e Departamentit të Arsimit, duke i dhënë një tjetër fitore administratës së tij në një gjykatë me shumicë konservatore. Me një urdhër të panënshkruar, Gjykata pezulloi përkohësisht vendimin e një gjykate më të ulët, e cila e kishte bllokuar për një kohë të pacaktuar këtë plan. Kjo do të thotë se masa e mëparshme është ngrirë, derisa të përfundojë beteja ligjore. Tre nga gjykatësit liberalë votuan kundër kësaj vendimi. Në një kundërshtim të…
Shqipëria kryesoi Europën në vitin 2024 për normat më të larta të migracionit neto negativ (kthimet minus ikjet) me -12.1 banorë të larguar nga vendi për 1000 banorë në vitin 2024, nga -11.7 që ishte ky tregues në vitin 2022. Emigrimi neto jo vetëm që nuk po përmirësohet, por fenomeni është bërë kronik dhe po thellohet në mënyrë të qëndrueshme. (shiko tabelën e mëposhtme). Të dhënat e Eurostat tregojnë se për çdo 1000 banorë vitin e kaluar mbi 12 janë larguar nga vendi një normë shumë herë më e lartë se vendet e tjera të Rajonit dhe Europës Lindore ku…
Çdo qytetar me vendbanim apo vendqëndrim në Shqipëri do të ketë detyrimin të bëjë vetëdeklarimin e adresës së banimit nëpërmjet e-Albania. Por me qëllim vërtetimin që qytetari banon në adresën e deklaruar do të ketë detyrimin të ngarkojë dokumentin e pronësisë së apartamentit, apo të kontratës së qirasë për ata që banojnë në qira. E njëjta procedurë do të zbatohet edhe për rastet e ndryshimit të adresës së vendbanimit, ku qytetarët do të duhet të ngarkojnë çdo dokument të ligjshëm që provon vendbanimin apo vendqëndrimin e tyre në adresën e deklaruar. Mënyra e paraqitjes së kërkesës për deklarimin e adresës…
Kryeministri Edi Rama ka ndarë këtë mëngjes një mesazh urimi për Gjirokastrën, e cila sot feston 20-vjetorin e shpalljes si Pasuri Botërore nga UNESCO. Përmes një statusi në Facebook, Rama shprehu vlerësimin e tij për qytetin historik, duke e cilësuar atë si “pasuri të përjetshme të shpirtit”. Statusi i Plotë “MIRËMËNGJES 😊 Dhe nga Gjirokastra që kremton 20-vjetorin si pasuri botërore në UNESCO dhe përjetësisht pasuri e shpirtit, ju uroj ditë të mbarë,” shkroi Rama, duke e shoqëruar postimin me një video nga qyteti.
Sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme, duke sjellë mot të kthjellët në pjesën më të madhe të territorit gjatë orëve të paradites. Sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme, duke sjellë mot të kthjellët në pjesën më të madhe të territorit gjatë orëve të paradites. Nga mesdita e në vijim priten shtime graduale të vranësirave në zonat kodrinore-malore, të cilat herë pas here do të jenë deri të dendura, veçanërisht në lindje dhe në zonën e Alpeve. Në këto zona parashikohen reshje shiu me karakter të herëpashershëm, ndërsa në…
Dashi Marrëdhënia me atë që keni në krah do jetë shumë e paqëndrueshme gjatë kësaj dite. Nuk do jeni shumë në humor dhe herë pas here do debatoni ashpër me të. Beqarët do jenë të parezistueshëm dhe do marrin propozime pa fund. Në planin financiar nuk do keni dëshirë të ulni shpenzimet dhe kjo mund ta përkeqësojë gjendjen në të cilën ndodheni. Demi Kjo ditë do jetë mjaft e përshtatshme për të bërë disa rregullime në jetën tuaj në çift ose për të marrë vendime për të ardhmen. Të dy do jeni realistë dhe të qartë për atë që doni…
Përplasja fizike, që më pas u shoqëruar me përdorimin e një automatiku “Scorpions”, e ndodhur në 29 Prill 2025 në ambientet e zyrës elektorale të PSD në “Ali Demi”, ka sjellë lirimin e menjëhershëm të Lorenc Talhellarit, pasi ndaj tij nuk ka vepër penale. Ndërsa babai i Lorencit i përfshirë në konflikt, Arjan Talhellari, është mbyllur në “arrest shtëpie”, pasi akuzohet për veprën penale të “Kanosjes me armë” dhe “Mbajtjes pa lejë të armëve dhe municionit”. Të dy akuzat e ngritura ndaj Talhellarit, parashikojnë një dënim nga 5 deri në 7 vjet heqje lirie. Por për shkak të moshës së…