Author: tirana

Sot, vendi ynë parashikohet të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme. Sot, vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme. Sipas parashikimeve të meteorologëve, moti do të jetë kryesisht i kthjellët në shumicën e territorit, ndërsa vranësirat pritet të shfaqen gjatë orëve të mesditës, kryesisht në zonat malore. Parashikohet që era do të fryjë nga verilindja dhe veriperëndimi me një shpejtësi mesatare prej 5 m/s. Ndërkohë, përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore, era pritet të jetë më e fortë, duke arritur deri në 8 m/s. Sa i përket gjendjes në det, valëzimi do…

Read More

DASHI Një javë tjetër e rëndësishme fillon në punë: vështirësi ose vonesa mund të kenë lindur që nga qershori, por tani është koha për të negociuar me qetësi. Shmangni nxitimin për marrëveshje. Në dashuri, nëse ka pasur mosmarrëveshje, përqendrohuni në dialog dhe pajtim, me mendjen dhe emocionet tuaja të sinkronizuara. DEMI Sipas horoskopit të Paolo Fox (e mërkurë, 16 korrik 2025), pas një fundjave të tensionuar, sot sjell një shans për një korrje: frytet e punës suaj të palodhur më në fund po dalin. Rinisjet profesionale mund të materializohen pas verës, por disa lajme pozitive mund të mbërrijnë edhe tani.…

Read More

Një banor i Thethit, Nik Guri, ka paralajmëruar se nëse ndonjë ndërtues tjetër do të shkojë dhe të ndërtojë atje ku u prishën godinat ekzistuese, duhet ta mendojë mirë. Komentet Guri i bëri në një lidhje live për emisionin ‘Debat’ me gazetaren Alba Alishani në A2 CNN, ku tha se në Dukagjin nuk ka hyrë dot Serbia dhe Turqia e jo më dikush tjetër për të ndërtuar. Guri tha gjithashtu se ndërtesat që IKMT shembi ishin në tokat e tyre, pavarësisht se sipas tij, shteti shqiptar nuk e ka njohur dokumentacionin e vjetër. “Fali Zot se nuk dinë ça bëjnë.…

Read More

Qeveria shqiptare po përgatit ndryshime në taksimin e pronës, të cilat pritet të prekin drejtpërdrejt tregun imobiliar dhe qytetarët që zotërojnë më shumë se një banesë. Lidhur me këtë eksperti imobiliar Armand Shkëmbi, në emisionin ‘Frontline Interview’ tha se do të ketë një dyfishim të kësaj takse. ‘Kush ka banesë të dytë do të paguajë më shumë taksë prone. Sot që flasim në Shqipëri ne paguajmë 0.05 % të çmimit të referencë të pronës si taksë mbi pronën. Që do të thotë për një pronë që e ka çmimin referencë 100 mijë euro. Ne paguajmë 50 euro në vit taksë…

Read More

Pas dëshmisë së dhënë nga familjarët e 23-vjeçarit dhe sekuestrimit të kamerave të sigurisë të bizneseve përgjatë aksit kombëtar Burrel-Tiranë, grupi hetimor bëri të mundur edhe identifikimin e autorëve të dyshuar për krimin makabër. Njëri prej tyre është Petrit Çakrri, një prej dëshmitarëve okularë i vrasjes së ish deputetit të Partisë Demokratike, Azem Hajdari, mbrëmjen e 12 shtatorit 1998. Hetimet kanë zbuluar se Çakrri ka marrë me qira në Rinas, dy automjete, një Range Rover të zi dhe një Honday të bardhë. Petrit Çakrri, i cili pasi dha dëshminë për atë që njihet si procesi i Shekullit, rezulton të ketë…

Read More

Franca ka prezantuar një automjet të blinduar të emërtuar “Kosova”, me rastin e ditës së Bastijës në Champs-Elysees. Në paradën ushtarake për festën kombëtare të shtetit, morën pjesë forca të ndryshme. Nderimet kryesore shkuan për Indonezinë, shtet me të cilin Franca ka formuar një partneritet strategjik në Indo-Paqësor. Xhandarmëria gjithashtu mori pjesë në paradë me automjete të blinduara, njëra prej të cilave së fundmi mori emrin “Kosova”. Autoritetet shpjegojnë se ky emërtim vjen për të nderuar betejat e rëndësishme, operacionet ndërkombëtare dhe virtytet ushtarake. Sipas raportimeve të mediave, emërtimi “Kosova” të një autoblinde ushtarake konsiderohet si një nderim i veçantë…

Read More

Sekuestrohen 4 pasuri me vlerë rreth 287 000 euro, të dyshuara produkt i veprimtarive kriminale jashtë vendit. Pronari, i dënuar në Itali me 9 vjet burgim dhe 60 000 euro gjobë, për pjesëmarrje në grup kriminal për shfrytëzim prostitucioni. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Aseteve Kriminale, në bashkëpunim me Agjencinë e Administrimit të Aseteve të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, në kuadër të një hetimi pasuror të kryer në drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, ekzekutuan gjatë operacionit “Origjina”, vendimin e Gjykatës së Tiranës, për sekuestrimin e 2 apartamenteve dhe 2 automjeteve në pronësi të shtetasit A.…

Read More

Policia e Elbasanit ka finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Cooperation”, pas kapjes në flagrancë të një 19-vjeçari që theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe kreu një vjedhje. Erald Brahja, i dënuar më herët për vjedhje dhe nën masën e arrestit shtëpiak, dyshohet se natën e 14 korrikut vodhi një automjet në lagjen “Emin Matraxhiu” të Elbasanit, në pronësi të shtetases Xh. Sh. Pas njoftimit për vjedhjen, shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan u angazhuan menjëherë në identifikimin e autorit. Në bashkëpunim me Policinë e Tiranës, i riu u lokalizua dhe u arrestua në rrugën “Kastriotët” në…

Read More

Në një kohë kur aftësitë digjitale janë thelbësore për integrimin në tregun modern të punës dhe për përfshirjen në shoqërinë digjitale, Shqipëria vijon të mbetet ndër vendet me përgatitjen më të ulët në Europë. Sipas të dhënave të Eurostat, vetëm 51% e të rinjve të moshës 16–29 vjeç në Shqipëri zotërojnë aftësi digjitale bazë, përqindje që qëndron shumë poshtë mesatares së Bashkimit Europian (rreth 71%) Në vendin tonë, nuk ka dallim midis gjinive – si meshkujt ashtu edhe femrat kanë të njëjtin nivel përgatitjeje dixhitale (51%). Por ndryshe nga Shqipëria, në shumicën e vendeve të BE-së femrat e reja kanë…

Read More

Tre shtetas janë proceduar nga Polica e Fierit pasi dyshohet se si pasojë e përhapjes së flakëve të zjarreve që ata kanë ndezur në tokat e tyre, për djegien e mbeturinave, janë djegur sipërfaqe pyjore, si dhe sipërfaqe të mbjella me vreshta dhe pemë frutorë. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme. Njoftim i Policisë: Si rezultat i hetimeve dhe veprimeve të tjera procedurale, të kryera menjëherë pas njoftimeve për vatra zjarri në këto fshatra, shërbimet e komisariateve të Policisë Mallakastër dhe Fier referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit:E. V., 70 vjeç,…

Read More

Pas urdhrit të Kryeministrit Rama në Bashlinë e Bulqizës kanë dhënë dorëheqjen 8 Administratorë të njësive përfshirë edhe qytetit. Ndërkohë dorëheqjen kanë dhënë edhe dy Nënkryetarët si dhe drejtorët e drejtorive që i përkasin bashkisë. Në Bashkinë Klos nuk kanë dhënë dorëheqjen 4 Administratorët dhe Nënkryetari pasi janë në proces akoma për dorëheqjen. Në proces të dorëheqjes së administratorëve të nënkryetarëve dhe drejtorëve vijonë edhe në Bashkinë Dibër. Në bashinë Mat kanë dhënë dorëheqjen 8 Administratorët e njësive si dhe një Nënkryetar pasi Nënkryetari tjetër pason detyrën e kryetarit të Bashkisë pas dorëheqjes së ish kryetarit Agron Malaj i cili…

Read More

Në Durrës vijon aksioni për lirimin e hapësirave publike. Aksioni i IKMT është përqëndruar në zonë e portit, për shembjen e kioskave. “Ndodhem në hyrje të qytetit të Durrësit. Janë vendosur disa kioska, kur kryeministri Edi Rama ka bërë thirrje për lirim të hapësirave publike. Në orët e vona të mbrëmjes, pronarët e truallit, kanë vendosur kioska në mënyrë demostrative. Struktura shërbente për biletat e trageteve. Pronari është shoqëruar në komisariat dhe po procedohet penalisht.”, raportoi ndër të tjera, gazetari Leonidha Musa.

Read More