Kandidati për deputet i koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet”, Zeqir Kordhoni i ka dërguar një letër KQZ-së, ku shpreh vullnetin për të pranuar mandatin, në rast se do të shpallet fitues i tij. Kandidatët e këtij koalicioni në listën e mbyllur kishin nënshkruar para zgjedhjeve një deklaratë noteriale ku deklaronin se hiqnin dorë nga mandati, në mënyrë që të futeshin në Parlament kandidatët nga lista e hapur me më shumë vota. Në këto lista të mbyllura u përfshinë edhe familjarë të anëtarëve aktivë të dy partive, Nisma Thurje dhe Shqipëria Bëhet. “I nderuar Z. Celibashi, unë, i nënshkruari Zeqir Kordhoni, me…
Author: tirana
Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku thotë se një shtet nuk mund të ngrihet me aksione propagandistike, por me reforma. Ajo komenton aksionin e qeverisë Rama për sekuestro të produkteve bujqësore e blegtorale pa faturë, duke thënë se arsyeja kryesore e informalitetit sot në ekonomi janë politikat që PS-ja ka ndërmarrë në këto 12 vite. ”Sa herë qeveria merr një aksion, aq herë rritet formaliteti. Kjo ka qenë një postual që është provuar e vërtetë në këto 12 vite më shumë se kurrë. Nuk ngrihet shteti me aksione sporadike, por me reforma. Këto reforma kanë munguar në luftën ndaj informalitetit, nuk…
Preç Zogaj është një prej figurave më të njohura të shoqërisë shqiptare; poet, publicist, politikan, një prej figurave kryesore në dhjetorin e vitit 1990 kur u rrëzua diktatura komuniste dhe u krijua PD e gazeta e parë e pavarur “Rilindja Demokratike”. Preç Zogaj në “Gjurmë” për gazetaren Edlira Prendi shpjegon kendvështrimin e tij për letërsinë shqipe të viteve të fundit, për raportin e shoqërisë sonë me poezinë dhe prozën. Zogaj vë në dukje se numri i shqiptarëve që lexojnë është gjithnjë e më i vogël duke sqaruar edhe arsyet pse shoqëria jonë ka ndryshuar. “Po të flasim për raportin e…
Gazetari Agim Baçi ka komentuar aksionet e fundit të qeverisë, përfshirë lirimin e hapësirave publike dhe valën e shkarkimeve të drejtuesve lokalë në bashkitë e vendit. Për të shkarkimet masive tregojnë një dështim të menaxhimit vendor. ”Kanë dështuar shumë drejtori në pushtetin lokal. Kryeministri nuk është kujdesur të rregullojë institucionet më herët. Në momentin që ke shkarkuar të gjithë drejtuesit e njësive administrative dhe drejtorët, ke shkarkuar edhe kryetarët e bashkive, por nuk do të bësh zgjedhje të parakohshme. Pra, ke pranuar dështimin”, u shpreh Baçi. Baçi nënvizon se kjo situatë tregon mungesën e ndarjes së pushteteve dhe përforcon idenë…
Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Blendi Klosi pati këtë të mërkurë një vizitë në Bashkinë e Dibrës ku zhvilloi një takim me drejtuesit e kësaj bashkie dhe drejtorët e bashkisë, në kuadër të ristrukturimit të pushtetit vendor. Sa i përket dorëheqjeve masive në pushtetin vendor, përfshirë bashkinë e Dibrës, Klosi tha se është në kuadër të rritjes së performancës së administratës për shërbimet ndaj qytetarëve. Dorëheqje të drejtorëve ka patur këtë të mërkurë edhe në Bashkitë Bulqizë, Mat e Klos.
23-vjeçari Renis Dobra u vra dhe më pas u trupi i tij i pajetë u hodh së bashku me automjetin në ujërat e liqenit e Ulzës. Në emisionin ”Me Zemër të Hapur”, babai i 23-vjeçarit ka treguar bisedën e fundit me të birin. Ai ka zbuluar se Renisi i kishte thënë se po vinte në shtëpi, gjë që nuk ndodhi kurrë. ”Gjendja e bashkëshortes time është shumë e rëndë. Falenderojmë policinë për punën. Jam personi i fundit që ka komunikuar me djalin. Të martën kemi folur bashkë për herë të fundit në orën 21:36 minuta. Më tha Babi po nisem…
Kozak Braçi i njohur për prodhimtarinë në TikTok, është gjobitur me 100.000 lekë gjobë nga policia e Tiranës, pak kohë pasi një video e tij, ku mësonte një turist sesi të hidhte mbeturinat nga makina në rrugë, qarkulloi në rrjetet sociale. “Nuk është problem. Nuk është problem në Shqipëri”, dëgjohet Braçi teksa i sugjeron turistit, që ndodhet pasagjer në të njëjtin automjet me të, që të bëj edhe ai një veprim të ngjashëm. “Për ty, ndoshta”, ia kthen ai. “Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, menjëherë pas publikimit të një videoje në rrjete sociale, në të cilën shfaqej një…
Presidenti Bajram Begaj, ka liruar nga detyra Besiana Kadarenë, vajzën e shkrimtarit Ismail Kadare. Besiana Kadare mban detyrën e ambasadores së Shqipërisë në UNESCO. PRESIDENTI D E K R E T PËR LIRIM AMBASADORI NGA DETYRA Në mbështetje të nenit 92, shkronja “dh”, nenit 93 të Kushtetutës, si dhe nenit 26, pika 2 të ligjit nr. 23/2015, “Për shërbimin e jashtëm të Republikës së Shqipërisë”, me propozim të Kryeministrit, D E K R E T O J: Neni 1 Zonja Besiana Kadare lirohet nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë pranë Organizatës së Kombeve të…
Në disa media janë publikuar lajme për takime speciale me modele të njohura, të të fortëve në burgjet e vendit. Sipas mediave, dy vajza të njohura të showbizzit shqiptar kanë marrë takim në dhomë speciale me një të dënuar, por nga drejtoria e Burgjeve thuhet se nuk ka të dhëna për episode të tilla. Pas shkrimeve të cilat nuk janë vërtetuar deri më tani nga autoritetet, kanë nisur verifikimet, pasi emrat e tyre nuk figurojnë në librat e hyrje-daljeve në burg. Nga Drejtoria e Burgjeve thanë se po verifikohet nëse ka pasur zyrtarë të burgjeve të përfshirë që mund të…
Një ngjarje tragjike ka ndodhur në qytetin e Elbasanit ku një person i moshuar është gjetur i pajetë në zonën e përroit të Zaranikës. Sipas ekipeve të urgjencës i moshuari i pajete ka pasur shenja djegie ne trup. Do të jetë mjekësia ligjore e cila me pas do te përcaktoje shkaqet përfundimtare te vdekjes. Dyshohet se i moshuarit i ka vënë zjarrin një masivi me shkurre në afërsi të Zaranikës dhe aksidentalisht është djegur. Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e sakta të ngjarjes. Ende nuk është bërë i ditur identiteti i viktimës.
Pas vizitës zyrtare në Gjermani, kryeministri Edi Rama ka mbërritur me helikopter në Vlorë. Helikopteri u ul tek vilat qeveritare në zonën e Ujit të Ftohtë dhe më pas kryeministri me eskortën e tij i janë drejtuar Vilave Qeveritare. Rama do të ketë disa takime pune tek vilat qeveritare, takime këto të cilat do të zhvillohen me dyer të mbyllura. Shefi i qeverisë do të qëndrojë deri pasdite në Vlorë dhe më pas do të largohet. Ndërkohë sipas të njëjtave informacione të premten pritet të jetë sërish në bashkinë e Vlorës sipas agjendës momentale.
Një avion i vogël privat u mor peng në Kanada të martën, duke detyruar autoritetet të bllokojnë përkohësisht hapësirën ajrore mbi Aeroportin Ndërkombëtar të Vankuverit një prej aeroporteve më të ngarkuara në vend. Avioni i tipit Cessna 172, që përdoret zakonisht për trajnim të pilotëve, u ngrit në mënyrë të paautorizuar nga Aeroporti Ndërkombëtar i Viktorias, përpara se të fluturonte në drejtim të Vankuverit dhe të fillonte të qarkullonte në mënyrë të parregullt në afërsi të aeroportit. Sipas komunikimeve të publikuara nga platforma LiveATC.net, një kontrollor ajror njoftoi avionët e tjerë në zonë për situatën emergjente: “Kemi një avion të…