Mbrëmjen e djeshme , rreth orës 23:00, në lagjen nr. 13, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga ballkoni i katit të katërt të një shtëpie pushimi, një 15-vjeçar, shtetas polak. Ai ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.
Author: tirana
Vijojnë kontrollet në vijën bregdetare, në vijim të operacionit policor të koduar “Plazhi i lirë”, me qëllim lirimin e hapësirave publike. Lirohen hapësira të tjera në plazhin e Currilave, që ishin zënë në mënyrë të paligjshme. “Gjatë kontrolleve, në hapësira publike, në plazhin e Currilave, në lagjen nr. 1, u hoqën dhe u sekuestruan në total 91 komplete me çadra dhe shezlongë, që ishin vënë në mënyrë të paligjshme nga 3 shtetas. Në vijim të veprimeve, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit B. D., 33 vjeç, D. V., 56 vjeç dhe E.…
Aksioni për shuarjen e flakëve në Drenovë ka filluar qe në orën 6 të mëngjesit të sotëm. Përveç 40 trupave të Forcave të Armatosura, i është bashkuar edhe helikopteri Cougar i cili po operon në zonë prej një ore. Në terren pritet të zbresë edhe Drejtori i Përgjithshëm i AKMC, Haki Çako.
Mbahet sot në Apelin e Posaçëm seanca për shqyrtimin e kreut të Partisë së Lirisë Ilir Meta, në lidhje me zbutjen e masës së sigurisë. Gazetarja Klodiana Lala raporton se ish-Presidenti ka kundërshtuar vendimin e Gjykatës së Posaçme AntiKorrupsion (GJKKO) që e la në paraburgim që prej 21 tetorit 2024. Më 26 qershor, GJKKO vendosi të lërë në fuqi masën e “arrestit me burg”, ndërsa Meta e cilëson të gjithin një proces me prapavijë politike. Meta dhe ish-bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi janë marrë të pandehur nga SPAK për korrupsion, pastrim parash dhe mosdeklarim të pasurisë.
Mesatarisht 28 fëmijë vriten çdo ditë në Gaza, dhe më shumë se 17,000 fëmijë thuhet se janë vrarë në luftën e vazhdueshme në enklavën e rrethuar palestineze, tha UNICEF të mërkurën. Duke folur para Këshillit të Sigurimit të OKB-së, Drejtoresha Ekzekutive e UNICEF-it, Catherine Russell, tha se secili prej një milion fëmijëve të Gazës është përballur me vuajtje të mëdha. Sipas Russell, këta fëmijë do të përballen me ndikime që do të zgjasin gjithë jetën. “Gjatë 21 muajve të fundit të luftës, më shumë se 17,000 fëmijë thuhet se janë vrarë dhe 33,000 të plagosur në Gaza. Mesatarisht 28 fëmijë…
Një masë në një kabllo tensioni të lartë dyshohet se është shkaku i zjarrit që ra rreth mesnatës pranë nënstacionit të vjetër elektrik në Gjirokastër. Flakët përfshinë menjëherë bimësinë e thatë në zonën përreth, duke krijuar rrezik për përhapje të mëtejshme dhe dëmtime në infrastrukturën energjetike. Menjëherë pas marrjes së informacionit, ekipi i shërbimit zjarrfikës u nis drejt vendngjarjes dhe ndërhyri për izolimin e flakëve. Ndërhyrja në kohë bëri të mundur neutralizimin e rrezikut, pa pasoja për nënstacionin dhe pa cënuar furnizimin me energji elektrike në zonë. Zjarri u lokalizua brenda një sipërfaqeje të kufizuar me barishte dhe u vu…
Pas valës së shkarkimeve në shumë bashki të vendit me qëllim ristrukturimet e stafeve administrative ka reaguar edhe Instituti i Bashkive të Shqipërisë. Në deklaratën për media Instituti i Bashkive të Shqipërisë “ngre shqetësimin ndaj deklaratave dhe ndërhyrjeve të përsëritura nga Kryeministri në funksionimin e bashkive, përfshirë thirrjet për dorëheqje të zyrtarëve vendorë dhe diktimin e ristrukturimeve administrative”. Sipas tyre këto veprime përbëjnë shkelje të parimit të ndarjes së pushteteve dhe cenim të drejtpërdrejtë të autonomisë vendore, të garantuar nga: -Neni 108 i Kushtetutës së Shqipërisë, -Karta Evropiane e Autonomisë Lokale (nenet 4,5 dhe 8), dhe -Ligji nr. 139/2015 “për…
Presidenti i Emirateve të Bashkuara, Sheikh Muhammed Bin Zayed, ka mbërritur mbrëmjen e djeshme në Tiranë. Lajmin e ka bërë me dije kryeministri Edi Rama, i cili e ka pritur presidentin në Aeroportin “Nënë Tereza”. “Mirmëngjes, dhe me mbërritjen mbrëmë në Shqipëri të një miku të vjetër e të shtrenjtë të popullit shqiptar, këtej e andej bjeshkëve, ju uroj një ditë të mbarë”-shkruan Rama krahas fotove.
Ditën e enjte vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime dhe vranësira të përqendruara në veri të vendit dhe përgjatë relieveve malore. Në orët e mesditës dhe deri në orët e vona të mbrëmjes në zonën e veriut dhe përgjatë relieveve malore të vendit reshje e shiu të herëpashershme me intensitet kryesisht të ulët. Në periudha afatshkurtra në zonën e Alpeve dhe lokalisht në verilindje reshje në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike. Era me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 5 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e…
DASHI Mezi pres të riorganizoj qëllimet e tua, por kjo është një kohë më e përshtatshme për planifikim sesa për veprim. Përgjigjet që kërkon do të mbërrijnë brenda pak javësh. Ki kujdes të mos jesh shumë impulsiv me ata që ke afër. DEMI Sipas horoskopit të Paolo Fox (e enjte, 17 korrik 2025), një ditë e favorshme për ide të reja. Disa mund të përpiqen t’ju vënë një shufër në rrotat tuaja, por Jupiteri është në anën tuaj. Mos kini frikë të dilni nga zona juaj e rehatisë: ajo që duket si rrezik sot, do të jetë një fitore nesër.…
Këshilli i Ministrave vendosi sot përcaktimin e masës së financimit në buxhetin e vitit 2025 për bashkësitë fetare, që kanë nënshkruar marrëveshje me Këshillin e Ministrave Qeveria miratoi masën e financimit, prej 113 000 000 (njëqind e trembëdhjetë milionë) lekësh, nga buxheti i vitit 2025, për të mbështetur financiarisht bashkësitë fetare. Sipas këtij vendimi Komuniteti Mysliman i Shqipërisë përfiton shumën 33 840 000 (tridhjetë e tre milionë e tetëqind e dyzet mijë) lekë, të ndarë në: 17 040 000 (shtatëmbëdhjetë milionë e dyzet mijë) lekë për financimin me gjysmën e pagës minimale buxhetore për 71 (shtatëdhjetë e një) punonjës të…
Në zonat turistike të vendit, si në bregdet ashtu dhe në zonat malore, janë hapur qendra shëndetësore verore për të garantuar kujdes shëndetësor cilësor për pushuesit dhe turistët, që frekuentojnë vendin gjatë këtij sezoni veror. Kryeministri Edi Rama ndau në rrjete sociale pamje nga qendra shëndetësore verore në plazhin e Darëzezës në Fier, i cili çdo ditë e më shumë po frekuentohet nga pushues vendas dhe të huaj. ”Plazhi i Darëzezës, çdo ditë e më shumë po frekuentohet nga pushues vendas dhe të huaj. Për të përballuar këtë fluks në rritje dhe për të garantuar sigurinë shëndetësore të pushuesve, Qendra…