Author: tirana

Sali Berisha vijon që të mos e pranojë 11 Majin. Këtë të mërkurë, kreu i PD-së akuzon kryeministrin Edi Rama, duke thënë se ka përdorur 250 mln euro garanci sovrane dhe grante për fermerët për të blerë votat e tyre. ”Kodi zgjedhor e ndalon, Ramaduro nuk pyet! Në afatin e ndaluar me ligj, përdori 250 mln euro garanci sovrane dhe grante për fermerët për të blerë votat e tyre”.

Read More

Kreu i ”Lëvizjes Bashkë”, Arlind Qori ka komentuar vizitën e kryeministrit Edi Rama me helikopter në Vlorë. Ai shkruan se Rama shkoi në Vlorë me helikopter në Vlorë që të mos bezdiset nga trafiku, ashtu siç sipas tij, shkon me chartera privat në vende të ndryshme të botës. Teksa e krahasoi Ramës me mbretërit mesjetar, Qori tha se kryeministrit i ka mbetur vetëm të marrë një shërbëtor që ta ndihmojë në punët e sikletshme të tualetit. Postimi i plotë Bredh me çarter privat nëpër botë. Në Vlorë shkon me helikopter që të mos e bezdisë trafiku. Tani i ka mbetur…

Read More

Endri Shabani nuk ka vonuar dhe i është përgjigjur me një poezi akuzave të Adriatik Lapajt që pretendon se kreu i Nismës Thurje është pjesë e “komplotit” bashkë me dajën e tij, Zeqir Kordhoni, për të mbajtur mandatin e deputetit që Nisma Shqipëria Bëhet fitoi në Tiranë më 11 maj. Postimi i plotë Mora pushkën dola malit, Të luftoja për atdhe, Ku ta dija unë i varfri, Se armiku ishim ne. Mora pushkën dola malit Të luftoja në furtunë; Ku ta dija unë i ngrati Se armiku isha unë.

Read More

Adriatik Lapaj ka reaguar pasi kandidati për deputet i koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet”, Zeqir Kordhoni i ka dërguar një letër Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, ku shpreh vullnetin për të pranuar mandatin, në rast se do të shpallet fitues i tij. Kandidatët e këtij koalicioni në listën e mbyllur kishin nënshkruar para zgjedhjeve një deklaratë noteriale ku deklaronin se hiqnin dorë nga mandati, në mënyrë që të futeshin në Parlament kandidatët nga lista e hapur me më shumë vota. “Është angazhuar gjithë këneta si e si të mos shkoj unë në Kuvend. Po sa tmerr më keni?! O të mjerë, unë…

Read More

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është bërë objekt i një kërcënimi të drejtpërdrejtë përmes emailit, të dërguar në orët e para të mëngjesit të sotëm. Emaili i dërguar nga një person me emrin Betim Ibrahimi nga adresa [email protected], kishte për subjektin “Punoni pak ma shumë/shpejt”, por përmbajtja e tij kalonte çdo kufi të komunikimit institucional. Në mesazhin kërcënues, i cili i është dërguar adresës zyrtare të Zyrës së Presidentes, përveç fjalëve ofenduese dhe gjuhës përçmuese, këshillohen veprime hakmarrëse edhe ndaj familjes së presidentes, për “tradhëti” dhe vendime të pretenduara politike si ndërrimi i flamurit apo zbatimi i gjuhësisë në komunikimin…

Read More

Preç Zogaj, një nga themeluesit e Partisë Demokratike, rrëfen në emisionin “Gjurmë” një nga momentet më të errëta në historinë e forcës së parë politike që u krijua pas rrëzimit të diktaturës komuniste. Konferenca e jashtëzakonshme e 13 gushtit të vitit 1992, sipas Zogajt, ishte një shfaqje tipike staliniste dhe enveriste. “Konferenca e parë e purgës staliniste në PD, e cila, megjithë përpjekjet që u bënë më vonë për të bërë ndonjë kthim mbrapa në atë që ishte prishur, ka përcaktuar historinë e kësaj partie. Kjo parti, që lindi si një parti demokratike për të promovuar vlerat e lirisë në…

Read More

Kandidati për deputet i PS-së në qarkun Vlorë, Vullnet Sinaj ka dalë hapur kundër porosisë së kryeministrit Edi Rama. Ai ka kërkuar zyrtarisht hapjen e pamjeve filmike të procesit të numërimit të votave për Bashkinë Vlorë dhe Bashkinë Himarë, për zgjedhjet parlamentare të mbajtura më 11 maj. Si pjesë e listës së hapur, Vullnet Sinaj mori 8757 vota. Në një kërkesë zyrtare drejtuar kreut të KQZ-së, Ilirjan Celibashi, ai thekson se ka interes të verifikojë me transparencë çdo detaj të numërimit. Sinaj sqaron se pamjet do të përdoren vetëm për qëllime verifikimi dhe premton se çdo informacion i marrë do…

Read More

Moderatorja shumë e dashur nga publiku, Arbana Osmani ka zgjedhur të jetë e sinqertë dhe transparente me publikun, duke ndarë së fundmi në Instagram detaje rreth ndërhyrjeve estetike që ka bërë. Gjatë një sesioni pyetje-përgjigje në Instastory, moderatorja e njohur konfirmoi se ka bërë botox në ballë dhe poshtë syve për të reduktuar rrudhat. Ajo shtoi gjithashtu se ka realizuar edhe filler në buzë, por theksoi se rezultati ka qenë i natyrshëm, duke ruajtur karakteristikat e saj pa e tepruar. ”Nuk më pëlqejnë rrudhat, nuk më duken me lezet”,-u shpreh Arbana me sinqeritetin që e karakterizon, duke e konsideruar botoxin…

Read More

Një reformë e re për kontrollin e territorit do të merret nga qeveria, duke marrë shkas nga zaptimi i hapësirave publike nga ndërtimet pa leje. Kryeministri Edi Rama ka publikuar rastin e një shtese lokali që është legalizuar në hapësirë publike. Rama thotë se do të anulohet ligjërish legalizimi i lejeve të tilla, e madje do të ketë hetim penal edhe për punonjësit e Kadastrës që kanë zbatuar akte të tilla. ”Për të gjitha këto lloj çmendurish me qëllim fitimi në kurriz të komunitetit, të cilat kanë marrë dokument legalizimi në hapësirën publike duke ngritur tenda hekuri, jo vetëm që…

Read More

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku zhvilloi këtë të mërkurë një vizitë në sportelet e bashkisë Elbasan, ku ofrohet asistencë për përdorimin e portalit e-Albania. I shoqëruar nga kryetari i bashkisë, Gledian Llatja, ministri Mazniku u njoh nga afër me funksionimin e këtyre zyrave dhe bashkëbisedoi me qytetarë dhe stafin. Llatja theksoi se bashkia Elbasan ka një rrjet prej 19 zyrash të shpërndara në të gjithë territorin për të ndihmuar qytetarët me aplikimet online. “Kemi kohë që ofrojmë në bashkinë e Elbasanit asistencë për përdorimin e portalit e-Albania. Ky shërbim ofrohet falas, në çdo njësi administrative, me qëllim…

Read More

Luka Modriç është lojtar i Milanit, dhe ka dhënë një intervistë për kanalet zyrtare të klubit. ”Doja të qëndroja në Evropë për të vazhduar të luaja futboll konkurrues. Kisha oferta të tjera, por kur më telefonoi Milani, ishte e qartë për mua. E doja që në fillim. Gjithashtu u impresionova nga fakti që drejtori sportiv Tare erdhi në Kroaci për të më prezantuar projektin dhe Milanin. Ishte shumë e rëndësishme për mua; më tregoi se sa shumë donin të më sillnin këtu. Milani është një nga klubet më të mëdha në Evropë”,-tha ai.

Read More

Këtë të mërkurë, Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka pezulluar nga detyra prokuroren Elona Alvora, duke rrëzuar vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Në vendimin e KPA, thuhet se prokurorja Elona Alviora pezullohet nga detyra për 1 vit dhe detyrohet që të rikthehet në Shkollën e Magjistraturës për të ndjekur programin e trajnimit sipas kurrikulave. Në vendimin e marrë ditën e sotme nga trupa me kryesuese Ina Ramën, u evidentua se prokurorja Alvora ka mangësi të cilat mund t’i përfitojë duke ndjekur programet trajnuese në Shkollën e Magjistraturës. Alvora është aktualisht prokurore në Prokurorinë e Tiranës. Vendimi për konfirmimin…

Read More