Author: tirana

Ofrimi i shërbimit të e-Albania me pagesë në zyra jo ligjore, për zv/kryeministren dhe ministren Belinda Balluku është në shkelje. Ajo ka një thirrje për të gjithë qytetarët, ku shprehet se ”Mos paguani asnjë zyrë avokatie apo noterie për shërbimet e e-Albania, ata po shkelin ligjin dhe do penalizohen”. Sakaq, në një vizitë në Fier, Balluku u ndal në shërbimin e Zyrës me një Ndalesë. ”Fier, për të promovuar shërbimin e Zyrës me një Ndalesë, aty ku të gjithë qytetarët, sidomos të moshuarit, mund të asistohen për shërbimet e e-Albania pa pagesë. Mos paguani asnjë zyrë avokatie apo noterie për…

Read More

1 mandat dhe një tufë me kandidatë që synojnë ta marrin, ku përçarja e një parti është debati i ditëve të fundit. Divorci politik mes Adriatik Lapaj dhe Endri Shabanit për mandatin e vetëm të Tiranës mori një zhvillim të ri. Pas akuzave në distancë dhe ambicies së Zeqir Kordhonit, dajës së Endri Shabanit, për tu bërë deputet, në lojë është futur tezja e Adriatik Lapaj, e cila rezulton e para në listën e mbyllur të “Nisma Shqipëria Bëhet” dhe mund të “hakmerret” për nipin e lënduar. Një tjetër emër është në lojë. Kleana Xhuveli, kandidate e Lapajt në listën…

Read More

Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, Haki Çako i bëri thirrje institucioneve të ashpërsojnë qëndrimin ndaj zjarrvënësve pasi pasojat janë të jashtëzakonshme dhe shpeshherë rrezikojnë qytetarët dhe zonat e banuara. Çako ishte sot në Drenovë në bashkinë e Ballshit, ku një vatër zjarri vijon të mbetet aktive. Ai nënvizoi se vatrat e zjarrit janë nën kontroll ndërsa punohet për mbajtjen e tyre nën kontroll si nga toka ashtu edhe nga ajri duke theksuar se është shmangur një situatë kritike pranë puseve të naftës dhe nënstacionit elektrik. ”Jemi në zonën e Drenovës, strukturat kanë operuar gjatë gjithë natës…

Read More

Presidenti Bajram Begaj, priti sot Komandantin e Komandës Supreme të Aleancës për Transformimin, Admiral Pierre Vandier. Kreu i Shtetit i përcolli Admiralit Vandier përgëzime për lidershipin, angazhimin, vizionin dhe profesionalizmin e treguar në drejtimin e Komandës së Aleancës për Transformimin. Ky takim zhvillohet gati një muaj nga mbajtja e Samitit të NATO-s në Hagë, të cilin Presidenti i Republikës e vlerësoi historik për të ardhmen e Aleancës Veri-Atlantike dhe si një garanci të qartë se NATO do të jetë më e fortë, më e bashkuar dhe më kohezive. Në përmbushje të vendimeve të Samitit të Hagës, Presidenti Begaj rikonfirmoi angazhimin…

Read More

Kryebashkiaku Erion Veliaj është dërguar në spitalin e burgut për të kryer disa analiza për shëndetin. Veliaj është dërguar në spital ditën e sotme pasi ka shfaqur probleme shëndetësore. Kryebashkiaku i Tiranës raportohet se gjatë muajve të qëndrimit në paraburgimin e Durrësit ka humbur rreth 10 kg. Kujtojmë që Erion Veliaj ndodhet në qeli prej datës 10 Shkurt dhe ndaj tij rëndojnë akuzat për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie. Kreu i Bashkisë kishte bërë rekurs në Gjykatën e Lartë për lirim nga qelia, por togat e zeza me një vendim të datës 8 Korrik e rrëzuan. Gjithashtu edhe kërkesat…

Read More

Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Tabachino”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes. Zbardhen 2 vjedhje të kryera me thyerje në të njëjtën tabakino, dje dhe disa ditë më parë. Policia ka identifikuar 4 autorët e dyshuar. Vihen në pranga 2 prej tyre, procedohen penalisht 2 të tjerët. Në vijim të punës për zbardhjen e rasteve të vjedhjes së pronës/pasurisë, identifikimin e autorëve, kapjen dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 kanë organizuar dhe finalizuar operacionin e koduar “Tabachino”, për zbardhjen e 2 rasteve të vjedhjes në një tabakino. Si rezultat…

Read More

Një 33-vjeçar është shpallur në kërkim nga Policia e Tiranës pasi dyshohet se bashkë me 2 persona të tjera kanë goditur me grushte për motive të dobëta një 34-vjeçar. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. Njoftim i Policisë: Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr. 6 shpallën në kërkim shtetasin K. S., 33 vjeç, pasi dyshohet se bashkë me 2 shtetas, kanë goditur me grushte, për motive të dobëta, një 34-vjeçar. Punohet për nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të të gjithë shtetasve të përfshirë në këtë rast. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Read More

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, reagoi sot në një konferencë për mediat lidhur me prishjen e ndërtesave në Theth, në kuadër të aksionit të qeverisë për lirimin e hapësirave publike. Berisha e cilësoi këtë veprim si një akt hakmarrjeje nga kryeministri Edi Rama ndaj banorëve të zonës, të cilët, sipas tij, më 11 maj votuan masivisht për Partinë Demokratike dhe jo për Partinë Socialiste. “Ky është rezultati i qendrës së votimit ku ju patë atë krim të shëmtuar. PD në këtë qendër ka marrë 95 vota dhe PS 82 vota. Pra, nuk kanë votuar PS-në, kanë votuar PD-në dhe…

Read More

U mbajt këtë të enjte në Apelin e Posaçëm seanca për kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Ish-presidenti i ka kërkuar apelit informacion dy mujor dhe ndryshimin e masës së sigurisë, kërkesë e cila u refuzuar në shkallën e parë të GJKKO-së. Gjyqtarja Ingerta Hysi e Apelit, vendosi që Meta të vijojë të qëndrojë në burg, duke rrëzuar kërkesën e tij.

Read More

Vijojnë kontrollet në zbatim të planit operacional të koduar “Plazhi i lirë”, me qëllim lirimin e hapësirave publike për pushuesit dhe verifikimin e aktiviteteve që kryejnë subjektet, gjatë sezonit veror. Procedohen penalisht 4 shtetas, pasi kishin zënë 4 hapësira publike dhe i kishin përshtatur për kryerjen e aktiviteteve ekonomike, në kundërshtim me ligjin. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Bashkiake, në zbatim të planit operacional “Plazhi i lirë”, kanë ushtruar kontrolle në zonën e Golemit. Nga kontrollet u konstatua se shtetasit Z. Xh., R. A., E. Q. dhe K. Sh. kishin zënë nga një…

Read More

Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 17 vatra zjarri, nga të cilat 4 janë ende aktive. Këto vatra zjarri janë evidentuar në bashkitë: Dibër, Bulqizë, Mat, Vau i Dejës, Mallakastër, Lezhë, Mirditë, Gjirokastër, Përmet, Himarë, Finiq, Krujë, Tiranë, Kavajë, Rrogozhinë dhe Berat. Aktualisht mbeten aktive vatrat: – Në vendin e quajtur “Mali i Peladhisë”, njësia administrative Zerqan, bashkia Bulqizë vijon puna për shuarjen e zjarrit të riaktivizuar. Si pasojë, deri tani është përshkuar një sipërfaqe rreth 30 ha me shkurre dhe barishte. * Kryesisht zjarret janë regjistruar në sipërfaqe me shkurre dhe bimësi, ku si pasojë janë djegur më…

Read More

Mbrëmjen e djeshme , rreth orës 23:00, në lagjen nr. 13, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga ballkoni i katit të katërt të një shtëpie pushimi, një 15-vjeçar, shtetas polak. Ai ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.

Read More