Këngëtarja ikonike e dekadave të artë të muzikës amerikane, Connie Francis, është ndarë nga jeta të enjten, në moshën 86-vjeçare. Lajmin e ka konfirmuar miku dhe zëdhënësi i saj, Ron Roberts, ndërsa ende nuk është bërë e ditur shkaku i vdekjes. E lindur më 12 dhjetor 1937 në Newark të New Jersey, Francis, emri i vërtetë Concetta Rosemarie Franconero, nisi të këndonte që në fëmijëri, duke u shfaqur në emisione të njohura si “Arthur Godfrey’s Talent Scouts” dhe “The Perry Como Show”. Në moshën 17-vjeçare, ajo nënshkroi kontratën e parë me MGM Records, por fama e saj shpërtheu në vitin…
Author: tirana
Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë gjatë natës një magazinë me lëndë drusore në fshatin Shullaz të Kurbinit. Flakët janë përhapur me shpejtësi për shkak të materialeve të ndezshme që ndodheshin brenda, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa në vendngjarje kanë ndërhyrë menjëherë forcat zjarrfikëse të Kurbinit, të cilat bënë të mundur izolimin dhe shuarjen e flakëve pas një operacioni disa orësh. Grupi hetimor ka nisur punën për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e zjarrit, ndërsa po kryhen veprimet përkatëse procedurale.
Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga shkolla “Angela Merkel” në Kamëz, punimet e së cilës kanë përfunduar. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama shprehet se kjo shkollë do të hapër dyert për të pritur mbi 1300 nxënës, me standarde europiane. Rama shtoi se në të gjithë vendin janë ndërtuar 400 shkolla të reja. “Mirëmangjes dhe me shkollën e re 9-vjeçare “Angela Merkel” në Kamëz, e cila hap dyert në shtator për të pritur mbi 1 300 nxënës me standartet europiane tanimë të afirmuara si standarde në shumicën dërmuese të shkollave të kësaj bashkie, edhe të afro 400 shkollave…
Tiranë/Informacion paraprak Rreth orës 03:45, në Rrugën e Durrësit, në lokalin në pronësi të shtetasit A. S., dyshohet se ka plasur një sasi e vogël lënde plasëse, e vendosur pranë derës hyrëse të lokalit. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Nuk ka persona të lënduar. Grupi hetimor po vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Ditën e premte vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët si dhe vranësira përgjatë maleve, kryesisht në veri dhe jug nga ku do të pasohen me reshje të dobëta shiu në formë pikash. Era me drejtim nga kuadrati i perëndimit me shpejtësi mesatare 6 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e dhe zonat luginore era fiton shpejtësi 6-10 m/s. Deti – Valëzimi 1-2 ballë.
DASHI Dëshira juaj për afirmim është e fortë, por Hëna inkurajon durimin. Sot, mund të ndiheni pak të presionuar në aspektin familjar ose emocional. Jo gjithçka mund të zgjidhet me veprime të menjëhershme: merrni kohë për të kuptuar se ku doni të shkoni vërtet. Një mbrëmje më e qetë. DEMI Sipas horoskopit të Paolo Fox (e premte, 18 korrik 2025), po ndërtoni themele të reja dhe, edhe nëse udhëtimi është i ngadaltë, është i fortë. Kjo është një ditë e mirë për sqarime, veçanërisht në punë. Dikush më në fund po e kupton vlerën tuaj. Në dashuri, siguria ka më…
Një 16-vjeçar shkaktoi panik në avionin ”Spirit Airlines”. Ai bëri një shaka të papërshtatshme duke thënë se kishte bombë, ndërsa po përgatitej të nisej nga aeroporti i Fort Lauderdale drejt Kansas City, të hënën pasdite. Shakanë e dëgjuan pasagjerë dhe stjuardesa të fluturimit 1332, të cilët e raportuan menjëherë si kërcënim për sigurinë. Si rezultat, avioni i mbushur me pasagjerë u devijua në një cep të aeroportit, nga frika se mund të kishte një shpërthim. Sherifi i Qarkut Broward dhe forcat e rendit u ngjitën në bord dhe arrestuan adoleshentin. Pasi u konstatua se nuk kishte bombë, pasagjerët u zbarkuan…
Këtë të enjte, një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur në aksin e rrugës kombëtare Prrenjas–Librazhd, në afërsi të fshatit Qukës. Nga përplasja e mjeteve u lënduan 4 persona, ku një është në gjendje të rëndë. ”Në aksin rrugor “Librazhd-Qafë thanë”, automjeti me drejtues shtetasin R.D, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin Ç. H. Si pasojë e përplasjes, janë dëmtuar, por jashtë rrezikut për jetën, shtetasi Ç.H., dhe 2 shtetas pasagjerë në automjetin e tij, si dhe po transportohet me ambulancë për në spitalin e Traumës, për ndihmë mjekësore më të specializuar, një 15-vjeçar, pasagjer po në këtë automjet”.
Vllaznia siguron kualifikimin në turin e dytë të Ligës së Konferencës. Ekipi ka arritur një përmbysje spektakolare në Letoni, duke siguruar kalimin në turin e dytë të Ligës së Konferencës pas një fitoreje 4-2 ndaj Daugavpils, që rikuperoi humbjen 0-1 të ndeshjes së parë në Elbasan. Shkodranët hynë në fushë me vendosmëri dhe gjetën golin e parë me Mensah, duke barazuar rezultatin e përgjithshëm. Por festa nuk zgjati shumë, pasi vendasit reaguan fuqishëm dhe përmbysën ndeshjen me dy gola të shpejtë. Kur dukej se gjithçka po komplikonte sërish për skuadrën kuqeblu, erdhi goli i rëndësishëm i Jagos në fundin e…
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka paralajmëruar se do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese në javën e ardhshme, nëse Kuvendi i Kosovës nuk do të konstituohet edhe në fundjavë. Ajo i ka bërë këto deklarata në një konferencë të mbajtur me gazetarë, pas kthimit nga vizitat në Shtetet e Bashkuara dhe Letoni, dhe në ditën kur është shënuar përpjekja e 48-të për konstituim të Kuvendit, pas zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit, pa ndonjë sukses. “Ne jemi duke e përgatitur lëndën për Kushtetuese dhe nëse edhe gjatë fundjavës nuk ka marrëveshje që mund të rezultojë me institucione të konstituuara, në fillim të…
Situata me zjarrët në vend ka prekur edhe fshatin Poshnje në Bashkinë Dimal. Flakët e zjarrit janë përhapur me shpejtësi, të favorizuara nga era dhe temperaturat e larta, duke rrezikuar shumë banesa që ndodheshin aty pranë. Zjarrëfikësit kanë bërë të mundur lokalizimin e shpejtë flakëve dhe kanë shmangur rrezikun e përhapjes së tyre drejt shtëpive. Për fikjen e zjarrit në fshatin Poshnje kanë ndihmuar edhe helikopterët e ushtrisë,me hedhjen e ujit nga lart. Aktualisht zjarri është fikur, ndërkohë që po monitorohen disa vatra që vazhdojnë të jenë të nxehta, për të shmangur rrezikun e riaktivizimit të tyre. Si pasojë e…
Edhe pse prej 1 viti eurodeputet, por beteja e Fredi Belerit për t’u bërë kryebashkiak i Himarës duket se do të vijojë. I mbështetur nga Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Beleri ka ankimuar në Gjykatën Administrative të Apelit vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, që në korrik të vitit 2024 i ndërpreu ëndrrën për të marrë drejtimin e Bashkisë Himarë. Për të vendimi i KQZ-së është në kundërshtim me ligjin, pasi ai ka fituar mandatin në zgjedhjet vendore të 14 majit 2023, por nuk e ka ushtruar atë për asnjë ditë për shkak të arrestimit dhe më pas…