Author: tirana

Koreja e Jugut është përfshirë nga rreshje të furishme që kanë evakuuar më shumë se 1.300 banorë. Nga pamjet që qarkullojnë në rrjet, rrugët janë përmbytur dhe uji i rrëmbyeshëm nuk ka kursyer banesat dhe makinat që lundrojnë në lumin ‘rrugor’. Për fat të keq, katër persona kanë humbur jetën, mes tyre dy të moshuar që po përpiqeshin të largonin ujin nga bodrumi i shtëpisë. Një viktimë tjetër u regjistrua pas shembjes së murit mbi makinën e tij, ndërkohë që një i katërt humbi jetën si pasojë e arrestit kardiak. Qyteti më i prekur ka qenë Seosan, ku reshjet kanë…

Read More

Dy persona janë arrestuar në flagrancë nga Policia e Tiranës pasi u kapën duke kryer punime ndërtimi pa leje në zonën e “Kodrës së Diellit”, në kryeqytet. Bëhet fjalë për një inxhinier ndërtimi dhe një punonjës, të cilët po punonin për ndërtimin e një objekti të ri pas një banese ekzistuese, pa dokumentacionin përkatës ligjor. Policia bën me dije se është shpallur në kërkim edhe pronari i objektit, shtetasi S. I., 37 vjeç, në emër të të cilit po kryheshin punimet. Ndërkohë, ndaj babait të tij, B. I., ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë, pasi po mbikëqyrte punimet…

Read More

SPAK ka njoftuar shtatë kandidatët e mbetur në garë për fazën tjetër të testimit. Komisioni i posaçëm ka njoftuar pretendentët për drejtimin e BKH-së se duhet të paraqiten të martën datë 22 korrik ora nëntë për testin e esesë me shkrim. Kjo fazë vjen pas asaj të testit fizik që u krye në ambientet e RENEA-s. Kandidatët që konkurrojnë për drejtimin e BKH duhet të paraqiten në zyrat e SPAK. Në 31 gusht i mbaron mandati Aida Hajnajt dhe në 1 shtator duhet të marrë drejtimin me mandat 5-vjeçar drejtori i ri i cili duhet të kalojë disa teste e…

Read More

Pas debateve të shkaktuara nga aksioni i fundit i qeverisë për shembjen e ndërtimeve pa leje në zonën e mbrojtur të Thethit, Kryeministri Edi Rama ka folur sot për situatën dhe kritikat për mungesën e ndërhyrjes së hershme nga autoritetet. Nga Berati, ku po zhvillonte një takim me përfaqësues të sektorit të teknologjisë dhe inovacionit, kreu i qeverisë deklaroi se zinxhiri institucional nuk ka funksionuar dhe fajësoi drejtëpërdrejt prokuroren e Shkodrës, Elsa Gjeli, për mosveprim. “Ata që duhet t’i shikonin, nuk kanë bërë gjënë e duhur. Një strukturë e ka çuar çështjen në Prokurori, por prokurorja ka thënë se nuk…

Read More

“Shumë shpejt ai mund të bëhet anëtari më efikas i bordit, shumë shpejt mund të vijë dita që qeverinë mund ta kesh AI. Ministrin “x” e ke AI, nuk ka as kushëri për të fut në punë, as interesa të prishë proceset dhe nuk po them që është synimi ynë, megjithëse me shumë kënaqësi mund të merrej përsipër”-u shpreh Rama.

Read More

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim në Berat me përfaqësues të sektorit të teknologjisë, ku në fokus ishte rritja e kapaciteteve mbrojtëse ndaj sulmeve kibernetike në vend. Gjatë diskutimit, Rama theksoi përparimin që po bëhet në sektorin publik, por ngriti shqetësimin për boshllëqet e theksuara në sektorin privat. “Ekspozimi ndaj sulmeve kibernetike është një realitet me të cilin përballemi çdo ditë. Ndërkohë që po përforcojmë mbrojtjen tonë në sektorin publik, jemi të shqetësuar se sektori privat nuk po ecën me të njëjtin ritëm. Kjo lë hapësira të mëdha për ndërhyrje të rrezikshme”, u shpreh kryeministri. Ai shtoi se qeveria është…

Read More

Shqipëria po përballet me një valë zjarresh intensive, teksa vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 24 vatra në të gjithë vendin. Aktualisht, katër prej tyre mbeten aktive në qarqet Dibër, Fier dhe Vlorë, me dëme të konsiderueshme në sipërfaqe të mëdha toke. Sipas raportimeve nga Emergjencat Civile, në total janë djegur mbi 154 hektarë me shkurre dhe bimësi, si dhe më shumë se 3,000 rrënjë ullinj. Në terren janë angazhuar 57 mjete zjarrfikëse, 538 forca operacionale, si dhe 2 helikopterë që ndërhynë nga ajri ditën e djeshme. Ndërkohë, që prej orës 06:00 të mëngjesit të sotëm, 50 trupa…

Read More

Një lokali në Tiranë i është vendosur tritol. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:45, në Rrugën e Durrësit. Lënda plasëse ishte vendosur pranë derës hyrëse të lokalit. Burime pranë grupit hetimor sqaruan për gazetaren e ABC News, Bleona Sari se pronari i lokalit, Arbër Sinani, ka deklaruar në polici se nuk ka dijeni kush mund të jenë autorët që i kanë vendosur sasinë e tritolit në biznesin e tij, ai ka thënë se nuk ka konflikte. Arbër Sinani për disa kohë ka jetuar në Gjermani, ku dyshohet se mund të ketë qenë i përfshirë në aktivitet ilegal me lëndë narkotike.…

Read More

Greqia është në prag të një vale të re dhe mjaft të fortë të të nxehtit, me parashikimet që tregojnë se nga e hëna dhe për disa ditë termometri do të ngjitet mbi 40 gradë. Parashikimet janë mjaft të zymta, pasi nuk përjashtohet që të shohim temperatura që në disa vende do të arrijnë 42 deri në 44 gradë Celsius. Netët do të jenë gjithashtu të vështira kur temperatura do të mbetet në nivele të larta dhe nuk përjashtohet që të arrijë edhe 30 gradë. Çfarë thonë meteorologët?Në postimet e tyre, meteorologët përqendrohen te temperaturat e larta dhe kohëzgjatja e…

Read More

Vau i Dejës Finalizohet operacioni policor i koduar “Brezi”. Kapet në flagrancë me armë zjarri pistoletë, në fshatin Nënshat, vihet në pranga 28-vjeçari. Sekuestrohet arma e zjarrit me municion luftarak. Në vijim të aksioneve policore me objektiv identifikimim dhe ndalimin e shtetasve që lëvizin të armatosur, duke rrezikuar sigurinë publike dhe jetën e qytetarëve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës, në kuadër të operacionit “Brezi”, goditën një rast të armëmbajtjes pa leje. Për këtë rast u vu në pranga shtetasi E. P., 28 vjeç, banues në fshatin Nënshat. Ky shtetas u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë,…

Read More

Qeveria britanike ka thënë të enjten se do t’i lejojë personat prej 16 vjeç që të votojnë në zgjedhjet e përgjithshme, një ndryshim i rëndësishëm në këtë shtet. Partia Laburiste në pushtet ishte zotuar edhe më herët për ulje të moshës nga 18 në 16 për pjesëmarrje në procese zgjedhore. Kjo duket se është vetëm njëra prej plot reformave që do të bëhen. Disa argumentojnë se demokracia e Britanisë është “në krizë”, sidomos për shkak të daljes së ulët në zgjedhje. Ndryshimi i moshës së votimit ka qenë i diskutueshëm për kohë të gjatë. Disa kritikë kanë thënë më parë…

Read More

Prej disa ditësh tatimorët kanë nisur aksionin për kontrollin e tregtimit të produkteve bujqësore me qëllim gjurmueshmërinë e mallrave për forcimin e sigurisë ushqimore. Ndërmarrja e aksionit parashikohet të zbatohet nëpërmjet disa fazave sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve (DPT), ku përveç subjekteve në Tiranë aksioni do të zhvendoset drejt rretheve dhe më pas te pikat e grumbullimit dhe përpunimit. Gjatë këtyre ditëve aksioni i tatimorëve është fokusuar në tregjet e mëdha të tregtimit të mallrave bujqësore dhe blegtorale, baxhot dhe thertoret në Tiranë. Në Tiranë në 3 ditët e para të aksionit janë kontrolluar 87 subjekte dhe janë sekuestruar…

Read More