Nënkryetari i Kuvendit të Shqipërisë, deputeti i PS-së Bledi Çuçi ka ndarë foto nga Akademia Politike e PS-së, aty ku këtë të premte u shfaq si lektor. Po ashtu Çuçi ka treguar edhe temat që trajtoi me deputetët e rinj të PS-së, që nga shtatori do ti shohim në Kuvend. ”Kënaqësi të ndaja sot eksperiencën time parlamentare e politike me kolegët e rinj deputetë të Partisë Socialiste e të diskutonim së bashku mbi rëndësinë e qeverisjes vendore si bazë e një shteti funksional; Reformën Territoriale-Administratative që ne bëmë e që unë pata përgjegjësinë të udhëhiqja; decentralizimin; marrëdhënien deputet-qeverisje vendore dhe…
Author: tirana
Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku ka postuar një video nga vija bregdetare e Shqipërisë, ku e shoqëron me një mesazh. Për të puna për turizmin nis duke mbrojtur natyrën dhe duke e ruajtur atë. ”Nuk ka turizëm të qendrueshëm nëse sillemi me detin njësoj si me tokën dhe duke e mbushur me mbetje! Puna për turizmin nis duke mbrojtur natyrën dhe duke e ruajtur atë”.
Mes dhimbjes për humbjen e familjarit, familja Rexhepaj në Sarandë po merr një tjetër goditje. Institucionet vendore kanë hyrë në një “ping-pong” përgjegjësish për transportin e trupit të pajetë të Isa Rexhepajt drejt Tiranës për autopsi. 65-vjeçari Isa Rexhepaj u gjet i vdekur në një kolibe peskimi pesë ditë pasi kishte humbur kontaktet me familjen. Trupi i tij u zbulua mëngjesin e së premtes nga vëllai, i cili njoftoi menjëherë policinë. Pas mbërritjes në vendngjarje, autoritetet kryen veprimet e para hetimore dhe trupi u transportua në morgun e spitalit të Sarandës. Edhe pse është kërkuar një ekspertizë më e thelluar…
Qeveria ka rinisur betejën me bindjen për ta fituar më në fund luftën. Këtë herë jo vetëm për të arkëtuar çdo lek të padeklaruar, por edhe në emër të sigurisë ushqimore. ”Duhet të kuptohet që nëpërmjet faturës ne jemi në gjendje të bëjmë një gjurmueshmëri të produktit nga ferma, te tregtari e deri te tryeza e konsumatorëve. Ju bëj thirrje të gjithë tregtarëve me pakicë që të fillojnë dhe të sigurojnë faturat e tyre të blerjeve për çdo mall që ata blejnë”, shprehet ministri Malaj. Qeveria thotë se aksioni kundër informalitetit është më shumë se një fushatë është përpjekja për…
Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga Nisma Socialdemokrate, Xhevahire Izmaku i ka thënë të premten Radios Evropa e Lirë se takimi mes kryetarit të kësaj partie, Fatmir Limaj dhe kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, njëherësh kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, do të zhvillohet në pasditen e së shtunës, me qëllim të gjetjes së një zgjidhjeje për konstituim të Kuvendit të Kosovës. Seanca e re për konstituim të Kuvendit do të mbahet të shtunën në orën 11:00. Deri më tani, 48 përpjekje kanë rezultuar të pasuksesshme. “Ne qëndrojmë me kërkesën tonë që mendojmë se është e arsyeshme për pozitën e…
Përgjatë sezonit veror ka më shumë lëvizje, dhe pika kufitare e Bllatës që lidh Shqipërinë me Maqedoninë është përballur me radhë të gjata ditën e sotme. Fluksi i qytetarëve drejt Maqedonisë së Veriut ka shkaktuar radhë të gjata në pikën kufitare të Bllatës. Në këtë pikë po punohet me dy sportele, ndërsa fluksi më i madh është gjatë fundjavës. Radhët pritet të vijojnë gjatë gjithë ditës, për shkak të fluksit të shtuar si pasojë e pushimeve verore dhe udhëtimeve drejt vendeve fqinje.
Një mandat dhe një tufë me kandidatë që synojnë ta marrin, ku përçarja e një parti është debati i ditëve të fundit. Divorci politik mes Adriatik Lapaj dhe Endri Shabanit për mandatin e vetëm të Tiranës mori një zhvillim të ri. Në një reagim zyrtar, Lëvizja ”Shqipëria Bëhet” thekson se në këtë histori, të dhunuarit e vetëm janë 64.000 qytetarët që i votëbesuan dhe qindra aktivistët që dhanë gjithçka në këtë betejë. ”Nëse gabimi ynë është dorështrirja për bashkëpunim, mund të na gjykoni! Ne po kërkojmë thjesht që marrëveshja parazgjedhore të realizohet ashtu siç u dolëm qytetarëve në fushatë. Është…
Një situatë e pazakontë ka ndodhur në një fluturim. Një aeroplan që fluturonte nga Omaha për në Detroit u detyrua të bënte një ulje emergjente pasi një pasagjer shqiptar u përpoq të hapte njërën nga dyert. Fluturimi 3612 i Delta Connection, i operuar nga SkyWest Airlines, u detyrua të devijonte në Aeroportin Lindor të Ajovës në Cedar Rapids, Ajova. Mario Nikprelaj, 23 vjeç nga Nebraska, dyshohet se ishte grindur më parë me një asistente fluturimi dhe ishte përpjekur të hapte një derë daljeje emergjence. “Më 17 korrik 2025, afërsisht në orën 6:13 pasdite, Policia e Cedar Rapids u dërgua në…
Flamur Sula, babai i Ilarias që u vra nga i ish-dashuri në Itali, ka reaguar pasi Prokuroria e Romës kërkoi një gjykim të menjëhershëm për Mark Antony Samson, i cili rrëfeu vrasjen e ish-të dashurës së tij, e cila ndodhi marsin e kaluar në Romë. Familja e viktimëse jeton në Terni dhe babai i saj komentoi vendimin për ANSA-n. ”Ilaria kishte një jetë të tërë përpara dhe është e padrejtë që princesha ime pati këtë fund të tmerrshëm. Kam besim në sistemin italian të drejtësisë”, përfundoi Flamur Sula.
Kryeministri Edi Rama ka ndarë lajmin që Pranvera Kastrati është drejtoresha e re e Sekretariatit të CEFTA-s (Marrëveshja për Tregti të Lirë në Europën Qendrore). Teksa e quan një moment krenarie, Rama thekson se një përfaqësuese e Shqipërisë do të punojë në mënyrë efektive me të gjitha palët për zbatimin e Marrëveshjes së CEFTA-s dhe përmbushjen e angazhimeve të përbashkëta drejt integrimit ekonomik të Ballkanit Perëndimor. ”Një moment krenarie për të gjithë, emërimi i shqiptares Pranvera Kastrati, në postin e rëndësishëm të Drejtoreshës së re të Sekretariatit të CEFTA-s (Marrëveshja për Tregti të Lirë në Europën Qendrore). Tashmë një përfaqësuese…
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka zhvilluar të premten takim me kryetarin e Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, pak para seancës parlamentare të së shtunës për konstituim të Kuvendit të Kosovës. Deri më tani, 48 përpjekje kanë rezultuar të pasuksesshme. “Ky takim vjen në prag të përfundimit të afatit kushtetues të përcaktuar me Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese në rastin KO124/25, i cili obligon deputetët që të konstituojnë Kuvendin brenda 30 ditëve, konkretisht deri më 26 korrik”, është thënë në një komunikatë të lëshuar nga Presidenca. Palët janë takuar një ditë pasi deputetja e Nismës Socialdemokrate, Xhevahire Izmaku, ka thënë se pret…
Gjatë takimit me përfaqësues të teknologjisë që u zhvillua në Berat, kryeministri Edi Rama tha se qeveria synon që në fund të dekadës, vendi ynë të mos përdorë më para cash, por transaksionet financiare të jenë të gjitha digjitale. Rama shtoi edhe se kjo është një ambicie dhe u shpreh optimist se mund të jetë e realizueshme. ”Kemi një ambicie tjetër që deri në fund të kësaj dekade Shqipëria të jetë ‘cashless’, pra që të gjithë ndërveprimet dhe të gjitha transaksionet financiare të jenë digjitale. Për këtë na duhet një sforco e madhe, na duhet goxha sensibilizim. Teknologjia nuk mungon.…