Author: tirana

Liqeni në fshatin Roshnik, 12 kilometra larg Beratit është një destinacion i shkëlqyer për të kaluar një fundjavë të këndshme në mes të natyrës dhe për të shijuar shëtitje me varka. Kryeministri Edi Rama ka postuar pamje nga liqeni i Roshnikut që gjendet i rrethuar nga një pamje mahnitëse e mbushur me pyje, ndërsa në këtë sezon po frekuentohet nga pushues që shëtisin me varka. Krahas liqenit, fshati i Roshnikut është i mbushur me peizazhe mahnitëse ku mund të shëtisësh dhe të zbulosh bukuritë natyrore që ofron kjo zonë. Zona është shumë e rëndësishme për bujqësinë dhe blegtorinë në të…

Read More

Lëvizja për Zhvillim Kombëtar është përfshirë në situatën që po ndodh në Theth, ku bashkëkryetari i saj, Ekrem Spahiu i bën thirrje kryeministrit Edi Rama të ndalojë aksionet për pastrimin e territorit nga objektet pa leje në Theth dhe të dëmshpërblejë banorët për investimet e kryera. Në një deklaratë, Spahiu i kërkoi kryeministrit të mos ndërhyrë në punët e pushtetit vendor. “Pasi mori 83 mandate, është bërë shumë agresiv ndaj institucioneve dhe shqiptarëve duke iu imponuar frikshëm. Qeveria nuk mund të drejtojë bashkitë sepse është shkelje e parimeve të ndarjes së pushteteve në një shtet demokratik. LZHK i bën thirrje…

Read More

Janë përcjellë për në banesën e fundit dy vëllezërit e mitur që u mbytën pasditen e së premtes në lumin Shkumbin në Labinot-Fushë të Elbasanit. Miq dhe të afërm të familjes janë mbledhur për t’u dhënë lamtumirën e fundit. Të pranishëm në ceremoninë mortore, përveç të afërmve, janë edhe njerëz të tjerë që ndonëse nuk kanë lidhje gjaku, thonë se u shokuan nga ngjarja. “E morëm vesh dhe erdhëm. Nuk i njohim. Erdhëm për ngjarjen, shumë e rëndë. Shumë keq ndihemi. Kanë ardhur shumë”, u shpreh një qytetar.

Read More

Edhe në Shkodër, si në çdo bashki të vendit, po vijon lirimi i hapësirave publike. Në Shkodër bizneset po vijojnë edhe sot çmontimin e strukturave nga hapësirat publike vullnetarisht. Kryetari i bashkisë së Shkodrës, Benet Beci teksa ka shpërndarë foto të punës që po bëhet, bën të ditur se të hënën, punonjësit e Bashkisë Shkodër do të jenë në terren. “Punonjësit e bashkisë do të zbatojnë vendimin ndaj të gjithë atyre që nuk i janë përgjigjur thirrjes për lirimin vullnetar të këtyre hapësirave, të cilat po u kthehen qytetarëve”, theksoi Beci.

Read More

Aksioni që nisi nga Vlora për çlirimin e hapësirave publike, kryebashkiaku Ermal Dredha thotë se nuk do të ndalet dhe se banorët e bizneset kryesisht i janë prgjigjur pozitivisht thirrje së autoriteteve. Për të ka ardhur koha që territori të çlirohet sa më shpejt, edhe pse vetë e pranon se zinxhiri i institucioneve përgjegjëse për kontrollin ka mbyllur sytë prej kohësh. Mesazhi është i qartë thotë Dredha, aty ku ka shkelje duhet të zbatohet ligji. “Ka nisur prej 10 ditësh ky aksion, abuzime janë konstatuar në shumë zona të Vlorës. Ne jemi marrë me pjesën e Lungomares fillimisht, që ka…

Read More

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë reagoi sot në lidhje me dy video të publikuara në rrjetet sociale, ku shfaqen manovra të rrezikshme parakalimi në dy segmente rrugore të ndryshme në qarkun Vlorë. Në aksin rrugor “Dhimiter Konomi”, drejtuesi i një automjeti ka kryer parakalim të gabuar ndaj mjeteve që lëviznin ngadalë për shkak të ngarkesës së trafikut, në kundërshtim me nenin 146, pika 11, të Kodit Rrugor, duke krijuar rrezik për aksident për përdoruesit e tjerë të rrugës. Kurse në aksin rrugor “Vlorë–Fier”, drejtuesi i një tjetër automjeti ka kryer parakalim të gabuar duke përshkuar anën e djathtë të karrexhatës,…

Read More

Në vijim të planit të masave për mbrojtjen e mjedisit në zonat turistike, si dhe në zbatim të bashkëpunimit ndërinstitucional për kontrollin dhe ndëshkimin e shkeljeve mjedisore, strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, konkretisht të Stacionit të Policisë Dhërmi, në bashkëpunim me Task-Forcën e Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës-Kanalizimeve, ushtruan verifikime në një subjekt hotelier në fshatin Dhërmi. Gjatë kontrollit të ushtruar më datë 18.07.2025, u konstatua se impianti i trajtimit të ujërave të ndotura i këtij hoteli ishte jashtë funksionit dhe si pasojë, një pjesë e ujërave të ndotura derdhej në një përrua pranë objektit, duke shkaktuar ndotje të…

Read More

IMT-ja e bashkisë së Vlorës ka vijuar ditën e sotme aksionin për evidentimin e të gjitha objekteve pa leje si dhe shembjen e tyre. Ditën e sotme IMT, por dhe IKMT kanë prishur tre godina të cilat nuk kishin leje ndërtimi apo ishin në proces legalizimi.Në orët e para të ditës mjetet e IMT kanë qenë në lagjen Kushtrimi ku në mjediset e një shkolle është shembur një godinë (shtëpi) për të cilën pronarët nuk kanë pasur dokumentacion. Forcat e IMT së bashkisë janë përqendruar edhe në zona të tjera për evidentimin e objekteve pa leje dhe prishjen e tyre.…

Read More

Ditën e sotme, rreth orës 08:00, shërbimi zjarrfikës u njoftua për një zjarr të ri aktivizuar në zonën e Sotiranit, në malin e Shën Gjergjit, në fshatin Dukat, Njësia Administrative Orikum. Aktualisht, 10 forca zjarrfikëse dhe 3 punonjës të pyjores janë duke punuar për të vënë nën kontroll flakët, por terreni i vështirë po e bën të vështirë ndërhyrjen. Në zonë pritet mbërritja e rreth 30 efektivëve nga forcat e armatosura, ndërkohë që janë planifikuar edhe ndërhyrje ajrore me helikopter për të ndihmuar në shuarjen e flakëve. Aktualisht, nuk ka rrezik për banesat, por autoritetet janë në gatishmëri për të…

Read More

Vijojnë goditjet e njëpasnjëshme ndaj veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhes së pronës dhe pasurisë. U kap në flagrancë duke vjedhur një biçikletë, në hyrje të një pallati, vihet në pranga 46-vjeçari. 46-vjeçari dyshohet dhe si autor i 12 vjedhjeve të tjera të kryera gjatë muajit qershor dhe korrik. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në bashkëpunim me Komisariatet 2 dhe 4, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë, kapën dhe vunë në pranga shtetasin F. B., 46 vjeç. Ky shtetas u kap në flagrancë duke vjedhur një biçikletë, në…

Read More

Mirëmbajtësit e avionëve dhe ekuipazhi ajror i Gardës Kombëtare të New Jersey-t ishin këtë javë në Shqipëri, ku kanë bashkëpunuar me Forcat Ajrore Shqiptare për trajnime të përbashkëta dhe mirëmbajtje të avionëve. Lajmin e ka bërë me dije ambasada Amerikane në Tiranë, e cila ka ndarë detajet dhe pamjet nga stërvitja e përbashkët. “Mirëmbajtësit e avionëve dhe ekuipazhi ajror i Gardës Kombëtare të New Jersey-t ishin këtu këtë javë duke punuar me Forcat Ajrore Shqiptare për të mirëmbajtur avionët dhe për t’u përgatitur për misione kërkimi dhe shpëtimi. Ata po përdorin të njëjtin helikopter Black Hawk që shpëtoi jetë gjatë…

Read More

Qumështi i fermerit të vogël që shitet në trotuare në formë ambulante nuk është i sigurtë, sepse për të mbërritur deri këtu, kësaj shisheje plastike i është dashur të udhëtojë 12 orë që nga koha e mjeljes. Mbatja e qumështit larg kushteve frigoriferikë krijon ambientin ideal për microbe të dëmshme.“Duhet të keni parasysh që ai ka pësuar një rrugë të gjatë nga momenti që është mjelë në fermë që mund të jetë marrë në darkë ose në mëngjes, kjo kohë gjithmonë krijon kushte për shumimin e mikroorganizmave të dëmshme dhe natyrisht nuk është i mbajtur në kushte higjienike që është…

Read More