Moti për territorin shqiptar këtë të hënë do të karakterizohet nga temperatura të larta dhe qiell i kthjellët gjatë gjithë ditës. Sipas parashikimeve meteorologjike, dita do të nisë me temperatura relativisht të freskëta në mëngjes, duke zbritur deri në 19–20°C në zonat malore dhe periferike, por më pas termometri do të njohë një rritje të ndjeshme. Gjatë orëve të mesditës dhe pasdites, pritet që temperaturat maksimale të arrijnë deri në 37°C në zonat qendrore dhe jugore të vendit. Në të gjithë territorin, nuk parashikohen reshje. Kushtet atmosferike do të jenë të qëndrueshme, me diell të fortë dhe pa prezencë vranësirash.…
Author: tirana
DASHI Dita fillon me tension të fortë emocional, i cili megjithatë mund të transformohet në karburant pozitiv nëse arrini ta kanalizoni atë me vendosmëri. Ndjeni nevojën për të pohuar veten dhe për të shprehur qartë atë që dëshironi pa ndërmjetësim të panevojshëm, por kini kujdes të mos jeni shumë të drejtpërdrejtë ose të papritur. Ata përreth jush mund ta keqkuptojnë sinqeritetin tuaj dhe të mbyllen në vetvete. Këshilla e yjeve është të qëndroni të përqendruar dhe të vazhdoni me guxim. DEMI Mund të ndjeni sikur gjërat nuk po ecin aq shpejt sa do të dëshironit, por në realitet, çdo hap…
Me vendim të Gjykatës Prokuroria dhe policia e Elbasanit në orët e para të mëngjesit të së hënës kanë zhvilluar kontrolle në 14 banesa të personave që kanë lidhje me inceneratorin në qytetin e Elbasanit. Kontrollet e prokurorisë në kuadër të hetimeve që po kryhen në këtë incenerator për “shpërdorim detyre”. Hetimet kanë nisur më shumë se 1 vit më parë për zjarrvënësve, teksa fusha e mbetjeve u përfshi nga flaket në vitin 2024, por duket se gjatë hetimeve prokuroria gjeti elemente të shpërdorimit të detyrës. Pritet të mësohet gjatë ditës për rezultatet e këtij aksioni.
Zoti Zeqir Kordhoni reagoi në emisionin “Off the Record” me Andrea Dangllin, në A2 CNN, me anë të një mesazhi. Sipas tij, Adriatik Lapaj i ka gënjyer, pasi pati premtuar se nëse koalicioni do të merrte vetëm një mandat, do të jepte dorëheqjen. “Adriatiku na gënjeu! Unë jam njeri i thjeshtë me 1000 halle, por u angazhova në këtë fushatë se besova që po ndryshojmë Shqipërinë. Kur Adriatiku na dha llafin që po morëm vetëm një mandat, do jap dorëheqjen, e besova. Kam daë në diell e shi, mblodha firma, shpërndava fletëpalosje, organizova takime, kam ndejt pa gjumë në numërim…
Diaspora mbetet prioritet i qeverisë shqiptare. Jo vetëm me të drejtën e votës së mundësuar për herë të parë në zgjedhjet e 11 majit, por duket se ka një plan për t’i ftuar shqiptarët e larguar jashtë të rivijnë në atdhe. Në strategjinë kombëtare për migracionin, parashikohen lehtësim politikash për rikthimin dhe riintegrimin e emigrantëve në shoqërinë shqiptare. Në dokumentin e punuar në bashkëpunim edhe me Organizatën ndërkombëtare të migracionit theksohet një projekt që pritet të nis në 2026 si një fushatë e gjerë informuese për mundësitë e punësimit në vend, e cila do të zgjas katër vite me institucione…
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sërish në qytetin e Sarandës. Përsëri të shtëna me armë zjarri. Kësaj here në lagjen nr.4 të qytetit. Ngjarja ndodhi këtë mbrëmje në rrugën “Mitat Hoxha”. Mësohet se një person ka mbetur i plagosur. Forca të shumta policie ndodhen në vendin e ngjarjes. I plagosuri është transportuar drejt Spitalit të Sarandës. Sipas burimeve, i plagosuri është Adil Veli. Mosha e tij është 54 vjeç. Mësohet se ai ka qenë më parë efektiv policie. Ende nuk dihen motivet e kësaj ngjarjeje.
Sali Berisha tashmë e ka vulosur se nuk do të respektojë neni “Basha” dhe nuk do ta fusë partinë në zgjedhje të reja për kryetarin dhe strukturat drejtuese. Askush nga drejtuesit e lartë nuk e ka opsion fjalën dorëheqje dhe në pozicionet e tyre pritet të qëndrojnë deri në fund të mandatit që i lejon statuti i Partisë. Por, deri atëherë, ndryshimi i grupit parlamentar do të imponojë ndryshime në kryesinë demokrate. Aktualisht e përbërë nga 33 anëtarë, 14 janë anëtarë exofficio, mes të cilëve edhe grupi “Bardhi” i integruar pak më shumë se një vit më parë për shkak…
Tre persona janë arrestuar në lidhje me konfliktin e ndodhur ditën e djeshme në Ksamil, ku u dhunua Albert Pashaj, ndërsa një 17-vjeçar është proceduar. Gazetarja Shpresa Dine raporton se bëhet fjalë për shtetasit Agim Taraj, Silvjan Sulku, Aldo Zeqiraj. Procedohet penalisht edhe bashkëshortja e 46-vjeçarit të dëmtuar, pasi shkaktoi dëme materiale në “beach bar”-in e njërit prej të arrestuarve.
Këngëtarja e njohur e muzikës popullore shqiptare, Laxarela Deti, e ftuar këtë të shtunë në studion e “S’e Luan Topi”, rrëfue sfidat dhe momentet e vështira gjatë sistemit komunist. Ajo kujton persekutimin që ka përjetuar si pasojë e ‘biografisë’. Mes lotësh, ajo thotë se në ato vite të errëta ‘edhe muret kishin vesh’, ndaj detyroheshin të vetëcensuroheshin. “Prindërit nuk na thoshin gjë atëherë, na thoshin që kanë veshë edhe muret, dhe ne nuk kuptonim gjë. Por, e shikoja që kishte një ngërç, se unë këndoja në festival të pionerëve, merrja edhe çmime e duartrokitje. Ishte dhe ajo vajza tjetër. Ajo…
Shkrimtarja Mimoza Ahmeti është e ftuara e kësaj mbrëmjeje në “Goca & Gra”. Intervista nisi me një moment të sikletshëm për Egla Cenon, e cila i kërkoi autores t’i vendoste një autograf në një nga librat që kishte sjellë me vete. Por, Ahmeti refuzoi ta bënte këtë, pasi sikurse tha, nuk i dhuron librat. Egla: A mund të më vendosësh një autograf. Mimoza: Më fal, ky është libri që solla unë? Egla: Kam përshtypjen po. Mimoza: Këto i kam për punë. Egla: A mund t’i blejmë këto? Mimoza: Jo, e kam për punë. Kleoniki: A kanë ndryshim këto libra me të tjerë që keni. Mimoza: Kam udhëtime për…
Mbrëmjen e djeshme në orën 22:00, u nda nga jeta në moshën 77 vjeçare At Nikolla Marku, prifti i Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare “Shën Maria” në Elbasan. Prifti vuante nga një sëmundje e gjatë dhe e rëndë. Pritja për ngushëllime po bëhet në Kishën “Shën Maria”, aty ku ai kaloi gjithë jetën në shërbim të Zotit dhe të njerëzve. Ndërsa ceremonia mortore do të mbahet sot, në orën 17:00, ku familjarë, miq, bashkëqytetarë dhe besimtarë do t’i japin lamtumirën e fundit një figure të shenjtë të qytetit të Elbasanit.
Në orët e fundit janë shënuar një sërë sherresh dhe ngjarjesh të rënda, që jo vetëm prekin sigurinë në plazh, por edhe cënojnë Shqipërinë turistike, një imazh që tashmë ka gjetur pasqyrim edhe në mediat e huaja, si thirrje që turistët nga ane mbarë bota të vijnë në vendin tonë. Një konflikt i dhunshëm ka ndodhur pasditen e sotme në plazhin e Kavalishencës në Durrës, ku janë përfshirë disa pushues dhe punonjësi që kujdeset për rendin dhe mirëmbajtjen e çadrave. Sherri ka nisur kur dy të rinj, që po luanin me top pranë zonës së çadrave, janë paralajmëruar nga punonjësi…