Author: tirana

Kryetari i PD, Sali Berisha priti këtë të shtunë në selinë blu deputetin italian dhe drejtuesin e Forza Italia, Alessandro Battilocchio, të cilin e cilësoi si “një mik të vyer të PD-së dhe ndjekës aktiv të zhvillimeve demokratike në Shqipëri”. Sipas tij takimi u përqendrua në analizën e situatës politike në vend dhe “farsës zgjedhore të 11 majit”, për të cilën përsëriti akuzat se ishte e manipuluar dhe e mbështetur në abuzim masiv me burimet publike. “Forza Italia ka qenë gjithmonë në krah të Shqipërisë,” u shpreh Berisha, duke falënderuar Battilocchion për mbështetjen e ofruar gjatë zgjedhjeve të fundit. Sipas…

Read More

Kryeministri Edi Rama tregon pamje nga mallrat blegtorale dhe të mishit, që janë sekuestruar nga inspektorët tatimorë pasi janë gjetur pa faturë tatimore. Në 6 ditët e para të këtij aksioni, janë sekuestruar 32 tonë mallra ushqimore, qumësht, djathë, mish pa faturë tatimore. Për të ky aksion do të vazhdojë deri në fund. “Vijon papushim sekuestrimi i qumështit, bulmetrave dhe mishit pa faturë! Deri në fund”, shkroi Rama. Ky aksion ka nxjerrë në pah nevojën për formalizim të plotë të këtij sektori, si një element thelbësor për cilësinë e produkteve dhe mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve. Një aksion që sipas…

Read More

Turistët dhe pushuesit janë shokuar nga ngjarja që ndodhi sot në Ksamil. Mësohet se i lënduari është Albert Pashaj, pronar i “Euro Hotel Ksamil”, ndërsa autori i dyshuar i dhunës është Agim Taraj, pronar i “Sunset Restorant Ksamil”. Ngjarja ka ndodhur brenda ambienteve të hotelit të Pashajt dhe dyshohet se konflikti ka shpërthyer për shkak të vendosjes së çadrave dhe kontrollit të hapësirës së plazhit përballë hotelit. Përplasja ka pasur motive pronësie dhe menaxhimi të territorit të vijës bregdetare, një problematikë që kohët e fundit është përshkallëzuar në zonat turistike të Jugut.

Read More

Sherr në “Elbasan Arena”, aty ku u zhvillua sfida mes AF Elbasanit dhe Pogradecit. Pavarësisht natyrës miqësore të ndeshjes, tensionet u rritën në minutat e fundit duke përfshirë jo vetëm futbollistët në fushë, por edhe tifozët në tribuna. Shkak për përplasjet u bë sjellja provokuese e njërit prej lojtarëve të Pogradecit, i cili me gjeste dhe fjalë u përpoq të provokonte kundërshtarët në disa raste gjatë ndeshjes. Kjo çoi në reagime të ashpra duke kulmuar me momente tensioni si në fushë, ashtu edhe në tribuna, ku pati përplasje fizike dhe ndërhyrje nga stafet respektive për të qetësuar situatën.

Read More

Aksioni për lirimin e hapësirave publike në Tiranë po jep rezultatet e para konkrete. Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit dhe Policia Bashkiake kanë ndërmarrë një operacion të gjerë për të kthyer qytetin te qytetarët. Sipas të dhënave zyrtare, gjatë kësaj periudhe: Ky aksion është pjesë e një nisme të Bashkisë së Tiranës për të përmirësuar jetën urbane dhe për të siguruar më shumë hapësira të lira për komunitetin. Fotot para dhe pas çmontimeve vullnetare tregojnë qartë ndryshimin që po ndodh në qytet.

Read More

Në zonat turistike të vendit, si në bregdet ashtu dhe në zonat malore, janë hapur qendra shëndetësore verore për të garantuar kujdes shëndetësor cilësor për pushuesit dhe turistët, që frekuentojnë vendin gjatë këtij sezoni veror. Kryeministri Edi Rama poston në rrjete sociale një video nga qendra shëndetësore verore në plazhin e Drimadhes në jug të vendit, që është në shërbim çdo ditë për pushuesit vendas dhe të huaj, që frekuentojnë këtë plazh. Mjekja e kësaj qendre u shpreh se është viti i pestë që shërben pranë qendrës shëndetësore verore, teksa i vlerësoi këto qendra një opsion shumë i mirë për…

Read More

Vatrat aktive të zjarrit në kodrat e Belishovës janë drejt neutralizimit të plotë. Që nga ora 5:30 e mëngjesit të sotëm 30 forca të ushtrisë iu bashkuan operacionit për shuarjen e flakëve. Përballja me flakët ka vijuar deri në orën 19:00, ku shërbimet zjarrfikëse të Mallakastrës, Fierit, Albpetrolit, Forcave të Armatosura dhe Regjimentit të këmbësorisë së Jugut, kanë punuar në terrenin e vështirë për neutralizimin e plotë të tyre. Situata do të monitorohet përgjatë natës me grupe të gatshme, pasi era mund të riaktivizojë vatrat zjarrit.

Read More

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku komenton aksionin më të fundit të marrë nga qeveria, për lirimin e hapësirave publike, një aksion që ka kulmuar në kryeqytet, me lirimin e 20 mijë metrave katrorë sipas kryeministri Edi Rama. Për të një qeverisje e tillë me aksione, është shkak për rritjen edhe më të madhe të informalitetit, ndërsa ka shtuar se shteti ka tentuar që të tregojë forcën me biznesin e vogël. “Tiranën nuk e ka drejtuar PD dhe lejet janë dhënë nga ata që e drejtonin. Kush ka lejuar abuzimet? Ka pasur disa leje të dhëna nga institucione të ndryshme. Jam…

Read More

Dafina Zeqiri dhe partneri i saj Kreshnik Gjergji kanë ndarë me publikun një detaj domethënës dhe emocional: kuptimin e emrit të të birit, Daskan një emër i veçantë që menjëherë ka ngjallur kuriozitet dhe komente në rrjetet sociale. Kreshniku ka shpjeguar domethënien e këtij emri të rrallë: “Daskan, emër me rrënjë ilire, që mbart forcën e burrërisë, nderit dhe udhëheqjes. Një emër që tingëllon lashtësi, si zëri i një prijësi fisnor. Daskan është emër është krenari, është gjak ilir”. Kjo zgjedhje nuk është bërë rastësisht. Për çiftin, emri Daskan përfaqëson më shumë se një identitet, është një lidhje e gjallë…

Read More

Ka përfunduar takimi mes dy liderëve të partive politike, NISMA dhe Vetëvendosje, të Fatmir Limajt me Albin Kurtin. Nuk ka informacione rreth marrëveshjes të mundshme mes tyre. Kuvendi i Kosovës është në situatë të ngërçit politik, pasi legjislatura e nëntë nuk ka arritur ende konstituimin e institucionit legjislativ të Kosovës. Aktvendimi i Gjykatës Kushtetuese u ka lënë hapësirë 30 ditë deputetëve për konstituimin e Kuvendit, teksa ky afat përfundon në fund të muajit ende nuk dihet se cili do të jetë skenari tjetër në rast dështimi.

Read More

Pronari i hotel “Driloni” në Pogradec, Jetmir Muçllari dhe djali i tij 26-vjeçar, Johan Muçllari, janë përfshirë në episod dhune me kryeplakun e Tushemishtit, Ilirjan Tasellari si edhe një person tjetër, Prokop Pilinçi. Të katërt këta persona janë vënë nën hetim nga Policia. Përplasja fizike mes tyre ndodhi pranë parkut të Drilonit dhe motiv duket të ketë një sherr të vjetër për një rrugë që e pretendojnë si biznesmeni Muçllari ashtu edhe kryeplaku. Jetmir Muçllari ka vendosur edhe një gardh rrethues në rrugën në kufi me pronën e kryeplakut të cilën e pretendon të tijën. Ky episod, është raportuar disa…

Read More

Policia e Shtetit gjeti dhe ua ktheu prindërve një fëmijë që kishte humbur në Shëngjin. Reagimi i menjëhershëm i Policisë dhe i vrojtuesve të plazhit bëri të mundur gjetjen e një fëmije që ishte larguar nga prindërit, në plazhin e Shëngjinit. Punonjësit e Policisë në Shëngjin i dorëzuan familjes, në gjendje të mirë shëndetësore, fëmijën 8-vjeçar nga Kosova. Salla Operative e DVP Lezhë u njoftua nga një pushuese nga Kosova, se djali i saj ishte larguar dhe nuk po e gjente dot. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë që patrullojnë me biçikleta në zonën e plazhit në Shëngjin…

Read More