Zbulohet një punishte në të cilën 30-vjeçari prodhonte silenciator për armë të ndryshme dhe më pas dyshohet se ua shiste personave të ndryshëm për kryerje të krimeve kundër personit dhe pronës. Sekuestrohen arma e zjarrit me silenciator, një armë zjarri pushkë, municion luftarak, doza kokaine dhe sende të tjera të kundraligjshme. Si rezultat i administrimit të shpejtë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, rreth veprimtarive kriminale të një shtetasi, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Punishtja”, si rezultat i të cilit u kap dhe u vu në pranga shtetasi H. N.,…
Author: tirana
Deputetët e Kuvendit të Kosovës dështuan për të 49-tën herë me radhë për të konstituuar përbërjen parlamentare të dalë nga zgjedhjet e shkurtit. Seanca e së shtunës u mbajt mes paralajmërimeve se më vonë gjatë ditës kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, do të takohet me udhëheqësin e Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, në përpjekje për të arritur një marrëveshje për dalje nga ngërçi politik. Seanca e radhës do të mbahet më 21 korrik në orën 11:00. Para seancës, deputetja e Nismës Socialdemokrate, Xhevahire Izmaku, tha se pret që sot të ndodhë takimi dhe të ketë vullnet poliitk nga Kurti. “Ne…
Gjykata e Dibrës ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” për Fatjon Bushgjokën dhe Petrit Çakrrin, të akuzuar për vrasjen e 23-vjeçarin Renis Dobra. Për ngjarjen e rëndë, janë shpallur në kërkim dhe dy vëllezërit e Fatjon Bushgjokës, Kristi dhe Aleksandër Bushgjoka, që dyshohet se janë larguar nga Shqipëria. Vrasja e 23-vjeçarit u zbardh më 16 Korrik, ku u vendosën në pranga 2 prej autorëve të dyshuar, të cilët dhanë dëshmi kontradiktore para hetuesve, por janë kamerat e sigurisë në bizneset e aksit Burrel-Tiranë që i kanë tradhtuar. Nga kqyrja e pamjeve filmike, ka rezultuar se 55-vjeçari, si edhe…
Finalizohet operacioni policor i koduar “Siguria Ushqimore”, i zhvilluar nga Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DPPSh, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë nr. 7.Zbulohet në Vorë një magazinë ku falsifikoheshin etiketat e produkteve ushqimore të skaduara, të cilat më pas hidheshin sërish në treg. Sekuestrohen sasi të mëdha mallrash ushqimore të përpunuara të skaduara në muajin janar dhe shkurt me etiketa skadence të falsifikuara.Arrestohen në flagrancë administratori i magazinës dhe magazinieri. Procedohen penalisht ortaku dhe shoferi i magazinës.Në kuadër të planit të masave për kontrollet në magazina, dyqane dhe supermarkete, me qëllim parandalimin e tregtimit të…
Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë, bazuar në të dhënat e siguruara për një shtetas që lëvizte me armë zjarri, në Shëngjin, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Siguria”. Gjatë operacionit, në shëtitoren e plazhit të Shëngjinit, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar shtetasin K. V., që po mbante një armë zjarri. Në momentin e ndërhyrjes së Policisë, ai ka tentuar të largohet, por është kapur dhe neutralizuar. Gjatë kontrollit, atij iu gjetën 1 armë zjarri automatike tip “Scorpion”, me fishek në fole, dhe 2 krehra me municion luftarak për…
Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, lidhur me aksidentin rrugor të ndodhur në rrugën “Jordan Misja”, ju informojmë se, në përfundim të veprimeve procedurale, specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin H. M., 27 vjeç. Ky shtetas, duke drejtuar automjetin, përplasi biçikletën me të cilën po lëvizte shtetasi S. Xh., 54 vjeç, i cili për pasojë ndërroi jetë në spital.
“Sipas planit të punës vetëm në Tiranë arrin deri nesër në rreth 20 mijë metra katrorë sipërfaqja e hapësirave publike të çliruara, ndërkohë që puna nuk do të ndalet më as në kryeqytet, as në qytetet e tjera ku ka marrë kot ky fenomen dhe as në bregdet e në zonat e mbrojtura jo e jo…”-shkruan Rama.
Që në orët e para të mëngjesit të sotëm, 30 trupa të ushtrisë, i janë bashkuar operacionit për neutralizimin e flakëve në Belishovë të Mallakastrës. Shërbimet zjarrfikëse, efektivët e emergjencës civile, të policisë bashkiake, po vijojnë pa ndërprerje punën, ndërsa flakët mëngjesin e sotëm duken me intensitet më të ulët.Ende nuk është bërë vlerësimi i situatës , për të bërë kërkesë për ndërhyrje nga ajri. Zjarri sot është në ditën e 6- të të tij, duke nisur fillimisht në masivin pyjor të Drenovës , për të kaluar në kodrat e Gorishovës ku u dogjën dhjetëra rrënjë ullinj, e për të…
Korçë : Një lokal përfshihet nga flakët rreth orës 3 të mëngjesit të sotëm përballë shkollës “Sotir Gurra”. Nga informacionet paraprake, mësohet se shkak i zjarrit është bërë një defekt nga energjia elektrike. Për fikjen e tij u angazhuan 3 mjete zjarrfikëse të cilat kanë bërë të mundur fikjen e zjarrit. Dëmet në lokal janë të konsiderueshme në pjesën e brendshme të tij dhe pajisjet në funksion të lokalit. Policia po kryen veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.
Ditën e shtunë moti parashikohet i qëndrueshëm dhe i kthjellët, me kohëzgjatje të orëve me diell në të gjithë territorin, gjatë gjithë ditës. Era, e lehtë me drejtim veriperëndim-jugperëndim me shpejtësi mesatare 5m/s, në bregdet dhe lugina hera-herës do të arrijë 5-9m/sDeti – Valëzimi i ulët i forcës 1 deri në 2 ballë.
DashiKomunikimi është një mjet shumë efektiv për ju sot. Përballuni me çdo detyrë që ka të bëjë me dhënien e informacionit të rëndësishëm te njerëzit e tjerë. Çfarëdo që dërgoni – qoftë me email, telefon apo postë të rregullt – do të përmbushet me sukses.DemiLajme të mira do t’ju vijnë sot. Mbani sytë hapur mbi periodikët në fushën tuaj të interesit. Një artikull ose letër do t’ju ngjallë një ide që mund t’ju çojë në një nxitje të jashtëzakonshme në botën e karrierës. Jini të hapur ndaj të gjitha mundësive.BinjaketJe në një pozicion tani që po të bën nervoz. Je…
Tiranë/Informacion paraprak. Me datë 18.07.2025, në rrugën “Jordan Misja” automjeti me drejtues shtetasin H. M., rreth 27 vjeç, ka aksidentuar biçikletën me të cilën lëvizte shtetasi S. Xh., rreth 54 vjeç. Si pasojë e aksidentit është dëmtuar 54-vjeçari, i cili ka humbur jetën në spital. Ndërsa drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të metejshme hetimore. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.