Author: tirana

Fatbardh Kadilli flet për aksionin e qeverisë për lirimin e hapësirave publike, ku e cilëson si populist, por që në fakt për të është provë e dështimit të qeverisë. ”Ky Edi Rama tani e pa që po ndërtohet pa leje? Pse ndërtojnë njerëzit pa leje. Bashkia ka të drejtë të hartojë vetë planet e rregullimit por nuk i bën. Pra ti nuk bën plane, nuk jep leje, ti nuk mund të prishësh. Heshtja përkthehet me miratim, Rama tani e pa që janë kryer pa leje. Opozita është në hallin e vet, secili do të sigurojë veten. Berisha do të ketë…

Read More

Kompania e CEO-së Andy Byron tha se një deklaratë e tij që qarkulloi në media sociale pasi u kap në një koncert të grupit Coldplay me një grua që nuk ishte bashkëshortja e tij gjatë, është e rreme. Këngëtari kryesor i Coldplay, Chris Martin pa dashje zbuloi Andyn dhe shefen e Burimeve Njerëzore Kristin Cabot në koncertin e tyre të fundit në Massachusetts. Manjati i biznesit me sa duket nuk i kushtonte vëmendje asgjëje përveç muzikës, ndërsa e përqafon gruan. Kur Chris tha me humor pasi i pa në ekranin e madh, “Oh, shikoni këta të dy. Ose kanë një…

Read More

Një kabinet qeveritar me Inteligjencë Artificiale, dhe kryeministri Edi Rama nuk i ndahet këtij plani. Në përfundim të takimit me përfaqësues të teknologjisë në Berat, Rama kërkoi prej zhvilluesve që nëse arrijnë të krijojnë model të Inteligjencës Aritificiale për ministrin, do të jetë ide e mirëpritur. Sipas Ramës, kjo do të jetë pikënisja për të pasur të gjithë kabinetin me Inteligjencë Artificiale, çka do të shënojë moment historik. ”Të gjithë ju që jeni këtu, të na ofrojnë sipas tyre draft programin e ”AI Albania 2030”, ku do të jetë Shqipëria në Inteligjencë Artificiale në 2030 për të na e prezantuar,…

Read More

Në përfundim të takimit maratonë me përfaqësues të teknologjisë, aktivitet që u mbajt në Berat, kryeministri Edi Rama ka prezantuar përfundimet e këtij bashkëbisedimi. Rama kritikoi bankat e nivelit të dytë se nuk kanë bërë ndryshimet e duhura në lidhje me dixhitalizimin sa i përket transaksioneve financiare. Po ashtu kreu i qeverisë theksoi se pavarësisht që legjislacioni është përshtatur, bankat kanë mbetur prapa në këtë proces, që sipas tij, pengon ndërveprimet sa i përket transaksioneve financiare. ”Dua të them që sot ka pasur shumë brum në tryezë edhe që nëse do të arrijmë të vendosim piketat që kemi diskutuar dhe…

Read More

Dyfishimi i hapësirave publike në plazhet e Durrësit ka shtuar përgjegjësitë e institucioneve vendore për mbarëvajtjen e sezonit turistik. Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga aksioni për lirimin e plazheve publike në zonën e Shkëmbit të Kavajës. “Shtohen hapësirat e plazheve publike në bregdetin e Durrësit, duke u ofruar qytetarëve dhe turistëve më shumë akses përgjatë pushimeve verore”, u shpreh kryeministri krahas videos. Prej datës 15 qershor ka nisur operacioni “Plazhe të Pastra”, përmes të cilit Agjencia Kombëtare e Bregdetit mbështet 8 bashki bregdetare në pastrimin e plazheve, përfshi edhe Durrësin. Durrësi ka një vijë bregdetare mjaft të gjatë…

Read More

Grimerja e njohur Sellma Kasumoviq ka publikuar një video të prapaskenave në përgatitjen e Eglit për koncertin e saj të parë. Video nis me kukullën Labubun dhe një pyetje të Eglit: “A ju ngjan me dikë”. Kjo ka bërë që një pjesë e fansave të Gjestit ta kritikojnë duke menduar se mos po i drejtohet Gjestit në këtë formë.Sakaq Egli dëgjohet duke qeshur e duke thënë: “Pa burrë gjithë jetën”. Mesa duket, nuk ka vend për dashuri këtë sezon. Puna dhe koncertet nuk presin. View this post on Instagram A post shared by SELLMA KASUMOVIQ (@sellmakasumoviq)

Read More

Policia Shqiptare dhe Policia Italiane kanë nisur patrullimet e përbashkëta për sezonin turistik në Shqipëri. Drejtori i Policisë së Shtetit, Ilir Proda dhe ambasadori i Italisë në Shqipëri, Marco Alberti, zhvilluan një vizitë ku takuan patrullat e përbashkëta shqiptaro-italiane në zonat bregdetare të Durrësit. Proda theksoi se siguria e turistëve në Shqipëri, është pasaportë për imazhin e vendit tonë. “Siguria është pasaporta e imazhit të vendit tonë dhe, në këtë drejtim, prania juaj në terren është një mesazh i qartë: Shqipëria është e sigurt, mikpritëse dhe e hapur. Patrullimi i përbashkët është një model i suksesshëm i bashkëpunimit ndërkombëtar dhe…

Read More

Zv/kryeministrja njëherazi ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku po merr pjesë në takimin e Traktatit të Komunitetit të Energjisë që mbahet në Athinë. Përmes një videomesazhi në rrjete sociale, Balluku tha se Traktati i Komunitetit të Energjisë, u krijua 20 vite më parë duke u kthyer në një platformë vitale për të gjitha vendet partnere, teksa vuri në dukje se në këto 5 vitet e fundit, TKE për Shqipërinë u kthyer në një udhërrëfyes. ”Në takimin që po mbahet në Athinë, do të bisedojmë për të ardhmen e këtij Traktati, por nga ana tjetër edhe për të ardhmen e…

Read More

Komisionerja Europiane për Zgjerimin, Marta Kos ka vlerësuar përparimin e Shqipërisë në negociatat për anëtarësim në BE, ku arritjet e muajve të fundit kanë ecur me një ritëm të paprecedent, me objektivin për të arritur përmbylljen e kapitujve deri në vitin 2027. Sakaq kryeministri Edi Rama ka postuar fjalën e mbajtur javën e kaluar në Parlamentin Evropian nga komisionerja Kos e cila konfirmon se “negociatat e pranimit midis Shqipërisë dhe BE-së po përparojnë me një ritëm të paprecedent”. ”Negociatat e pranimit midis Shqipërisë dhe BE-së po përparojnë me një ritëm të paprecedent, siç dëgjuam, me disa momente kyçe të përmbushura…

Read More

Kreu demokrat i Bashkisë së Hasit, Miftar Dauti ka reaguar pas urdhrit të kryeministrit Edi Rama për shkarkimin e nënkryetarëve dhe drejtuesve të njësive administrative në bashkitë me performancë të dobët. Ai tha se administrata e Hasit është e angazhuar seriozisht në ofrimin e shërbimeve për qytetarët, ndonëse përballet me mungesë të theksuar të burimeve njerëzore dhe kapaciteteve profesionale. ”Prej dy vitesh drejtoj këtë bashki dhe çdo muaj dërgojmë stafin në trajnime. Kemi mungesë të theksuar të kapaciteteve dhe nuk jemi në kushte komode për të larguar njerëzit që po i trajnojmë me fondet e taksapaguesve shqiptarë”, u shpreh Dauti.…

Read More

Koreja e Veriut ka pezulluar hyrjen e vizitorëve të huaj në vendpushimin e saj të ri të plazhit në Wonsan-Kalma. Kompleksi bregdetar lindor, për të cilin Pheniani pretendon se mund të akomodojë deri në 20,000 tursitw, ishte promovuar nga udhëheqësi Kim Jong-un si “një nga sukseset më të mëdha të këtij viti”. Njoftimi vjen pas vizitës së fundit të Ministrit të Jashtëm rus Sergey Lavrov në kompleks për bisedime me Kim dhe Ministren e Jashtme Choe Son-hui. Megjithatë, analistët sugjerojnë se Pheniani mund ta ketë vendosur pezullimin pasi artikulli i një gazetari rus nënkuptonte se koreano-veriorët vendas në vend, dukeshin…

Read More

Vodhi një automjet në Astir, kapet në flagrancë nga shërbimet e Policisë, duke u larguar me automjetin e vjedhur dhe vihet në pranga 28-vjeçari. Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar “Short time”. Blutë sekuestrojnë automjetin e vjedhur, ndërsa u arrestua Andi Metani, 28 vjeç, banues në Tiranë. Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, si rezultat i veprimeve hetimore të kryera për zbardhjen e vjedhjeve, identifikimin dhe kapjen e autorëve, bazuar dhe në kallëzimin e një shtetaseje, për vjedhjen e automjetit të saj, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor…

Read More