Nga sot deri të premten, Greqia pritet të përjetojë një valë të nxehti përvëlues, me temperatura që kalojnë 40 gradë Celsius dhe në disa vende që mund të arrijnë deri në 43-44 gradë Celsius. Në deklaratat për agjencinë greke të lajmeve, ANA, drejtori i kërkimeve të Observatorit Kombëtar të Athinës (NOA), Kostas Lagouvardos shpjegoi se vala fillestare e temperaturave të larta filloi javën e kaluar, me temperatura që arritën në 37 gradë Celsius dhe se faza e dytë, më intensive, do të zgjasë afërsisht gjashtë ditë para një ftohjeje graduale në disa pjesë të Greqisë, të shtunën e ardhshme. Sipas…
Author: tirana
Vijon prej ditësh zjarri në malin e fshatit Dukat të Vlorës, një situatë e rënduar, kur vështirësia për të ndërhyrë nga toka është e madhe. Aktualisht vijon puna ku në terren ndodhen 30 efektivë të forcave të armatosura si edhe 17 efektivë të zjarrfikësve, por edhe punonjës të emergjencave civile Vlorë dhe te pyjores. Pritet në varësi te situatës (të erës) të ketë sërish ndërhyrje nga ajri, ndërsa qëllimi mbetet lokalizimi i zjarrit për të mos vijuar drejt parkut kombëtar të Llogorasë.
Pas paraqitjes së tij në Prokurorinë e Posaçme (SPAK), në kuadër të zbatimit të masës së sigurisë “detyrim paraqitje”, ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar ashpër në një deklaratë për mediat, duke akuzuar institucionet e drejtësisë për abuzim dhe për ndjekje të urdhrave politikë. Berisha ka denoncuar hapjen e një çështjeje penale “pa emër” nga SPAK, të cilën e lidh me gjyqtaren e GJKKO-së, Irena Gjoka, të cilën ai e akuzon për një sërë shkeljesh ligjore, duke e përshkruar si “delinkuente” dhe “mashtruese të dënuar që fshihet nga sistemi i drejtësisë”. Në deklaratën e tij, Berisha e cilësoi këtë si një…
Amerikanët janë paralajmëruar të përgatiten për kaos në udhëtime këtë mëngjes, pasi Alaska Airlines u detyrua të linte në tokë të gjithë flotën e saj prej mbi 280 avionësh me një njoftim të shkurtër. Linja ajrore kryesore lëshoi një kërkesë të jashtëzakonshme në orën 22:50 drejtuar Administratës Federale të Aviacionit të SHBA-së, për të ndaluar të gjitha fluturimet kryesore në të gjithë Shtetet e Bashkuara për shkak të një ndërprerjeje të sistemit elektronik. Alaska Airlines ka deri në 238 avionë në flotën e saj – të gjithë janë aeroplanë Boeing. Menjëherë pas kërkesës fillestare, erdhi një urdhër dytësor për të…
Një zjarr masiv dogji disa hektar pyje me pishë të zezë në luginën e Shkopetit. Flakët u aktivizuan që pasditen e së shtunës dhe vazhduan gjatë gjithë ditës së dielë. Ekipet e shërbimit zjarrfikës të bashkive Kurbin e Mat, ato të forcave të armatosura, dhe të shërbimit pyjor luftuan me flakët për ta vënë nën kontroll zjarrin por ishte e pamundur për shkak të terrenit. Pasditen e së dielës ndërhyri edhe helikopteri i ministrisë së mbrojtes duke bërë të mundur izolimin një njërën anë të vatrës së zjarrit. Por flakët u rishfaqën gjatë mbrëmjes ku kaluan në anën tjetër të…
Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka ndarë pamjet e gjimnazit “Kostandin Kristoforidhi” në Elbasan, i cili siç thotë ai ka rilindur dhe do t’u shërbejë rreth 650 nxënësve. Kjo shkollë thekson Rama është e pajisur me të gjithë infrastrukturën e nevojshme dhe do t’i shërbejë jo vetëm arsimit, por të gjithë komunitetit. “Mirëmëngjesi dhe nga gjimnazi i rilindur “Kostandin Kristoforidhi” në Elbasani, një shkollë moderne për mbi 650 nxënës, me 14 klasa të reja, laboratorë, palestër e fusha sportive që i shërbejnë jo vetëm arsimit por edhe gjithë komunitetit, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan ai.
Në Shqipëri, burrat zotërojnë më shumë telefona celularë se gratë, por kur bëhet fjalë për llojin e tyre janë gratë ato që kanë më shumë smartphone. Kjo është një nga gjetjet interesante të raportit Global Findex 2025, publikuar këto ditë nga Banka Botërore, që mat përfshirjen financiare në 120 shtete të botës, përfshirë edhe Shqipërinë. Sipas të dhënave të mbledhura nga 1,000 intervista, 94% e burrave kanë një telefon celular, ndërsa tek gratë kjo përqindje është 92%. Por ndarja bëhet më interesante kur analizohen llojet e telefonave që përdorin. Të paktën 77% e burrave kanë smartphone, ndërsa 17% përdorin telefona…
Softueri i serverëve të “Microsoft Corp” është sulmuar masivisht nga hakerat. Ekspertët e sigurisë kibernetike paralajmërojnë për shkelje të përhapura të sigurisë në të gjithë botën. Kompania e softuerëve me seli në Redmond, Uashington, tha se ka publikuar një përditësim të ri sigurie që klientët e saj mund ta instalojnë në serverët e tyre SharePoint “për të shmangur sulmet aktive që synojnë serverët lokalë”. Gjithashtu, Agjencia Amerikane e Sigurisë Kibernetike dhe Sigurisë së Infrastrukturës (CISA) tha se ishte në dijeni të cenueshmërisë, e cila mund t’u lejojë hakerave të fitojnë akses në skedarë dhe cilësime të brendshme të sistemit, si…
Kryeministri i vendit, Edi Rama, u shpreh gjatë komunikimit “Sy m’Sy” se dorëheqjet e drejtorëve ishin një domosdoshmëri për t’i dhënë impuls tërësisht tjetër bashkive të vendit. “Dorëheqjet e drejtorëve nga strukturat janë një domosdoshmëri për t’i dhënë impuls tërësisht tjetër bashkive. Për të shkundur mekanizmat e topitur të disa bashkie dhe për të adresuar problematikat që nuk lidhen me buxhete të mëdha, por më vëmendje të madhe dhe Vlora është rasti tipik. Nuk është një ndryshim me buxhet shtesë, por një vëmendje të shtuar ku janë përfshirë të gjithë deputetë bashkë me kryetarin e bashkisë dhe ku është hapur…
“Dua t’i bëj që këto zgjedhje unë isha pjesë e skuadrës së Tiranës dhe ndryshe nga vendet e tjera, kam pasur një seri takimesh dhe praktikisht kam mundur të shoh dhe kaloj në shumë territore të Tiranës që nuk i kisha parë prej kohësh pasi nuk më kishte çuar puna. Kam vënë re dy gjëra, nga një anë transformimet e mëdha pozitive, në territore deri shumë periferike që në kohë të mëparshme kanë qenë larg shumë larg parametrave më të thjeshtë të humanizmit dhe negative, pikërisht në aspektin e një ekspansioni, zgjerimi të kufijve, veprimtarisë në hapësirat publike, gjë që…
Zjarri i përhapur gjatë natës në fshatin Verrnik, në drejtim të zonës kufitare dhe territorit grek, ka përfshirë një sipërfaqe të mëdha toke. Në vendin e ngjarjes janë angazhuar gjatë natës, forcat zjarrfikëse të shërbimit pyjor, gjithashtu edhe vullnetarë. Autoritetet njoftojnë se janë dakorduar edhe me palën greke në rastin se do të duhet ndihma e tyre që të ndërhyjnë në pikën kufitare. Zjarri masiv është përhapur shumë pranë postës dhe policisë së doganës së Kapshticës. Siç shihet edhe nga pamjet që sjell ABC News, zjarrfikëse nga Devolli, Korça, Maliqi janë angazhuar për të mos lejuar më tej përhapjen e…
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sërish diskutimet në “Sy më SY” në Facebook ku është ndalur gjerësisht në aksioni për lirimin e hapësirave publike. “Si pjesë e skuadrës së Tiranës kam pasur një seri të gjatë takimesh dhe kam kaluar në shumë territore të Tiranës që nuk i kisha parë prej kohësh pasi nuk më kishte çuar puna. Kam vënë re dy gjëra që më kanë bërë shumë përshtypje, nga njëra anë transformimet e mëdha pozitive dhe nga ana tjetër edhe negative, për një zgjerim të kufijve të veprimtarisë të njësive të shërbimit. Kjo ishte si të thuash baza e…