Në një takim në Tiranë me deputetët ekzistues dhe ata kandidatë në zgjedhjet e 11 Majit, së bashku edhe me drejtorë të Bashkisë së Tiranës, kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar një sërë aktesh normative për reformën e territorit. Sakaq Rama ka paralajmëruar të gjithë ndërtuesit dhe investitorët abuzues, duke thënë se do të futen në një listë të zezë që do të krijohet me ligj nga qeveria, në kuadër të reformës së territorit. ”Kemi diskutuar dhe do të miratohet me ligj krijimi i një liste të zezë të ndërtuesve dhe investitorëve që abuzojnë me territorin dhe shkelin lejet e ndërtimit.…
Author: tirana
Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu i pranishëm në ambientet e Spitalit Rajonal të Vlorës, ku vizitoi tre zjarrfikës që u asfiksuan gjatë përpjekjeve për shuarjen e zjarrit në Dukat, deklaroi se situata mbetet kritike në disa qarqe të vendit, për shkak të vatrave të mëdha që janë përhapur në zona malore e pyjore. Sipas ministrit, zjarret aktive në Dukat, Mat, Përmet dhe Devoll po luftohen nga toka dhe ajri, ndërkohë që është aktivizuar edhe Mekanizmi Evropian i Mbrojtjes Civile për të siguruar mbështetje shtesë nga ajri, përfshirë edhe avionë zjarrfikës tip Canadair. ”Janë ditë të vështira për luftën kundër zjarreve.…
Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka komentuar deklaratat e bëra nga kryeministri Edi Rama për kontrollin me dronë të territorit për të shmangur ndërtimet pa leje. Teksa ka postuar një video, Bardhi sjell në vëmendje përmes një video deklaratat e ngjashme të Edi Ramës në vitin 2022 ku deklaronte se kontrolli i territorit do të behet përmes dy satelitëve në kohë reale. Postimi i plotë Edi Rama dje dhe sot, nga satelitët fantazëm tek dronët luftarakë! Ajo që nuk ndryshon prej 12 vitesh është epoka e mashtrimit të shqiptarëve nga Edi Rama. I njëjti mashtrim në 2022,…
Disa nga bashkitë në vend kanë hapur thirrjet publike për aplikime për prurje të reja në drejtimin e sektorëve të ndryshëm të veprimtarisë së tyre. Kryeministri Edi Rama ka një thirrje për të gjithë qytetarët që të aplikojnë me kurajo dhe besim. Rama thekson se Vlora si bashkia që filloi e para këtë proces, është në fazën e intervistave për kandidatët e interesuar. Në bashkëpunim me Institutin Tony Blair, është zhvilluar një model i ri organizativ për Bashkinë e Tiranës, i cili do të implementohet edhe në bashki të tjera për të forcuar qeverisjen lokale. ”Bashkitë Durrës, Shkodër, Korçë, Dibër,…
Afati në Gjykatën Kushtetuese dhe koha e kryetares Holta Zaçaj dhe anëtares Sonila Bejtja po mbaron. Këtë e verteton shqetësimi i Sali Berishës që mbrojti publikisht dy gratë e Kushtetueses me mandat të skaduar. Në një dalje për shtyp, Berisha akuzoi duke thënë që ” Rama me anë të Sadushit kërkon të kapë edhe mandatin që u ka ngelur pa grabitur në Gjykatën Kushtetuese”.
Situata është tejet e rëndë në aksin rrugor Kapshticë-Bilisht. Për shkak të vatrave të shumtave të zjarrit që janë shfaqur në afërsi të këtij aksi nacional. Flakët kanë djegur plotësisht bimësinë e ulët dhe kullotat, edhe në kushte kur më tepër se 100 forca të shërbimit zjarrfikës, pyjor e policisë kufitare kanë qenë të angazhuar gjatë gjithë ditës për të mbajtur në kontroll flakët. Zjarri nga dita e djeshme ka djegur plotësisht sipërfaqe të tëra me pyje nga fshati Vërnik e deri në afërsi të pikës së kalimit kufitar të Kapshticës. Forcat e shërbimit zjarrfikës ndodhen në aksin nacional për…
Deputetja e PD-së, Ina Zhupa thotë se aksioni në Theth nuk lidhet me prishjen e ndërtimeve në zonat e mbrojtura, pasi ligji i mbronte vetë, po mazhoranca e ndryshoi për interesa të veta. Për të ka projekte të tjera për ndërtime në zona të mbrojtura, për shembull, Aeroporti i Vlorës bëhet në një zonë të mbrojtur, ku ka reaguar Konventa e Bernës dhe Progres Raporti i BE-së. ”Rama jo vetëm ka ndërtuar, por ka edhe projekte në zonat e mbrojtura, siç është pika e vogël e Mirela Kumbaros në Butrint, një kompleks i madh vilash në gjirin e Manastirit në…
Kryeministri Edi Rama ka ndarë lajmin për një operacion që u finalizua me sukses në Spitalin Universitar të Traumës tek një paciente 33-vjeçare. Kreu i qeverisë shprehu mirënjohje për përkushtimin e ekipit: dr. Dritan Çela, dr. Valmira Abilaliaj, dr. Dorina Shtjefni, dr. Ervin Sulaj, si dhe infermieret Mirela Heti, Arta Prendi, Alma Shkalla, Adelina Hysa. Në Spitalin Universitar të Traumës falë investimeve në teknologji vitet e fundit mjekët po realizojnë me sukses një sërë ndërhyrjesh delikate. Postimi i plotë Rast suksesi në Spitalin Universitar të Traumës. Një insulinomë 3 cm, tumor i rrallë në kokën e pankreasit, u diagnostikua dhe…
Në luftë me flakët, por tre zjarrfikës janë asfiksuar nga tymi gjatë operacionit për shuarjen e zjarrit në malin e Dukatit, i cili vijon prej ditësh pa u vënë ende nën kontroll. Ata janë transportuar me urgjencë në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Zjarri ka përfshirë një sipërfaqe të madhe pyjore dhe vijon të përhapet për shkak të terrenit të vështirë dhe erës së fortë. Në terren ndodhen forcat zjarrfikëse dhe të ushtrisë, ndërsa autoritetet po ndjekin nga afër situatën dhe bëjnë thirrje për kujdes në zonat e prekura.
Në orën 18:30, kryeministri Edi Rama do të ketë një takim me deputetët e zgjedhur të Tiranës në zgjedhjet e 11 majit dhe drejtuesit e strukturave të Bashkisë Tiranë. Rama u ka kërkuar deputetëve të jenë aktivë gjatë këtyre muajve të verës dhe të takohen me qytetarët dhe të evidentojnë problemet që ata kanë dhe të bashkërendojnë një plan pune për zgjidhjen e tyre. Gjatë kësaj kohe deputetët kanë zbritur në terren për t’u njohur me problematikat e qytetarëve dhe do t’i raportojnë ato tek kreu i qeverisë.
Kompania ajrore amerikane Alaska Airlines njoftoi pezullimin e të gjitha fluturimeve të saj, si dhe të atyre të degës së saj Horizon Air, për shkak të një defekti në sistemet e informacionit, të raportuar dje në mbrëmje. ”Alaska Airlines po përjeton një defekt në sistemet e saj të informacionit që po ndikon në operacionet e saj. Ne kemi kërkuar një pezullim të përkohshëm të fluturimeve të Alaska Airlines dhe Horizon Air derisa problemi të zgjidhet”, tha menaxhmenti i saj. Ajo nuk specifikoi natyrën e saktë të ndërprerjes. Website i kompanisë nuk ishte funksional nga mbrëmë sipas burimeve të industrisë ajrore.…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti thotë se këtë javë mund të arrihet një marrëveshje me kryetarin e Nismës, Fatmir Limajn. Kuvendi ka dështuar sot për të 50-ën herë për ta konstituuar atë. ”Me kryetarin e Nismës, Fatmir Limajn kemi zhvilluar një takim pardje, meqë rast kemi diskutuar për zhvillimet politike në Kosovë, LVV unë si kryeministër në detyrë, si kryetar i subjektit fitues të zgjedhjeve kemi shprehur tashmë jo vetëm interesimin por edhe gatishmërinë për të bashkëqeverisur me Nismën Sociademokrate dhe në përputhje me këtë unë kam bërë pak a shumë një ofert konkrete për Nismën në mënyrë që gjithqka…