Gjesti dhe Egli, dyshja më e komentuar e showbizzit, sot kanë befasuar me veprimin e fundit që kanë bërë. Unfollow njëri-tjetrit në Instagram. Padyshim që veprimi vjen në një moment kur Egli është në krye të lajmëve dhe po kryqëzohet. Kjo vjen vetëm pak orë pasi Gjesti publikoi një foto ku shihet teksa një vajzë misterioze ‘e ka tërhequr për fyti, imazh që ka shkaktuar reagime të shumta dhe ka ndezur thashetheme. A është një vajzë e re në jetën e Gjestit? Apo jo? Si duket ky veprim konfirmon çdo gjë!
Author: tirana
Nga Ben Blushi Gati një vit më parë isha i ftuar për një bisedë me studentë të gjuhë letërsisë në Universitetin e Korcës. Nuk ishin më shumë se 12 nxënës. Njëzet vjet më parë, në atë degë studionin disa qindra djem dhe vajza që besonin se një diplomë mund të të sigurojë një punë të mirë. Po sot kjo nuk është më e vërtetë. Jo të gjithë janë të bindur se një diplomë universitare mjafton për të të siguruar punë. Dhe cështja për shumë familje është, a ja vlen ta cosh fëmijën në shkollë të lartë? A i kthen paratë…
Bashkimi Evropian ka aktivizuar flotën e tij të specializuar për menaxhimin e emergjencave, për të ndihmuar në shuarjen e zjarreve që kanë përfshirë qarqet e Vlorës dhe Dibrës në Shqipëri. Sipas një njoftimi zyrtar nga Mbrojtja Civile dhe Ndihma Humanitare e BE-së, në kuadër të këtij operacioni, tre aeroplanë zjarrfikës nga Greqia 🇬🇷 dhe Italia 🇮🇹 janë angazhuar në terren dhe po operojnë intensivisht në zonat e prekura. “Ne jemi të gatshëm të ofrojmë më shumë mbështetje nëse është e nevojshme,” theksohet në deklaratën e BE-së.
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha vijon të mos njohë rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit. Gjatë konferencës me gazetarët, kryedemokrati tha se ‘350 kuti votimi janë marrë nga magazinat e KQZ-së pas asnjë dokument’. Më tej ai shton se këto kuti ‘janë dorëzuar në një vend të administruar nga një ish-deputet i Partisë Socialiste’. “Për një shoqëri, groposja e zgjedhjeve si proces demokratik, shndërrimi i tyre në farsë elektorale, është de facto dhe de jure varrosje e shtetit ligjor, Kushtetutës dhe demokracisë së atij vendi. Në farsën elektorale të 11 majit 2025, Edi Rama ka përdorur të gjitha format,…
Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetet sociale përmes një postimi në Facebook, duke shprehur qëndrimin e tij ndaj fenomeneve të paligjshme që prekin jetën urbane dhe komunitetin. “Pikërisht! Nuk mund të ketë shërbim gomisterie në mes të rrugës, kufiri i biznesit mbaron aty ku fillon kufiri i jetës së komunitetit”, shkruan Rama, duke lënë të kuptohet se do të ndërmerren masa për të çrrënjosur bizneset që shfrytëzojnë hapësirat publike në mënyrë të paligjshme dhe të rrezikshme. Kreu i qeverisë paralajmëroi gjithashtu masa të reja ligjore për abuzimin me ujin e pijshëm. “Ndërkohë që do të merren masa të reja…
Nga Ylli Manjani Gjykata e Strassburg, ka shpallur sot vendimin kundër gjykatave Turke, të cilat dënuan anëtarët e grushtit të shtetit të 2016-ës. Gjykatat Turke (njësoj si këta tonat) rrefuzuan të gjykojnë ligjshmërinë e marrjes së të dhënave nga platforma “By Lock”, platformë e ngjajshme me Sky ECC dhe Enchrochat. Gjykata e Strassburg e konsideron dënimin mbi bazën e këtyre të dhënave, pra të marra jo sipas ligjit Turk, si dënim pa ligj. Neni 7 i Konventës e ndalon gjykimin dhe dënimin pa ligj! Gjithashtu, gjykimi i bërë vetëm me të dhënat e “By Lock” si provë e vetme, konsiderohet…
Një incident i rëndë ka ndodhur gjatë punimeve në një pallat në Tiranë, ku një punëtor ka rënë nga skela dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Ngjarja është regjistruar në një objekt ndërtimi në administrim të shtetasit Avni Doçi, 50 vjeç. Sipas Policisë, gjatë kryerjes së punimeve, punonjësi 42-vjeçar Sajmir Tanushi ka rrëshqitur nga skela dhe ka pësuar dëmtime. Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr. 5 kanë referuar materialet në Prokurori, ku ka nisur procedimi penal për administratorin, për veprën penale të “shkeljes së rregullave të mbrojtjes në punë”. Sakaq, ngjarja po hetohet për të zbardhur shkaqet dhe për të…
Xh. Q., 34 vjeç,ka kallëzuar se foshnja e tij ka humbur jetën, në spital, si pasojë e neglizhencës në trajtimin mjekësor. Materialet procedurale për rastin iu referuan Prokurorisë, me qëllim vlerësimin e mëtejshëm.
Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në aktivitetin për Universitetin Bujqësor të Tiranës me synimin që “UBT2030”, të bëhet antena rajonale e BOKU-t. Gjatë fjalës së tij kryeministri Edi Rama ka vlerësuar UBT dhe punën e deritanishme të stafit, ndërsa theksoi domodoshmërinë që të rinjtë të bëhet pjesë e programeve të këtij universiteti. “Kemi jo një konsulent por një bashkëudhëtar që i di të gjitha ato për të cilat ne kemi nevojë, falë Bardhi Sallakut që mos ngatërrohemi, se këta Bardhët e djathtë janë lloj-lloj, ky është Bardh i ndriçuar. Ne arritëm të kemi një reformë që ka bërë diçka…
Erion Veliaj është tashmë zyrtarisht i pandehur nga SPAK. Kryebashkiakut Veliaj do t’i komunikohet akuzat të mërkurën. Ndërkohë këtë të martë në SPAK është paraqitur edhe biznesmeni Elman Abule i shoqëruar nga avokatja e tij Romina Zano. Abule dyshohet nga SPAK se ka kryer veprën penale “pastrim parash”.
Ekspertja e udhëtimeve Chelsea Dickenson është gjithmonë në kërkim të destinacioneve më pak të njohura. Kohët e fundit, ajo zbuloi një qytet evropian të vendosur në Shqipëri – një destinacion i vlerësuar për vijën e tij bregdetare mahnitëse, shkruan Ellen Jenne në një artikull të botuar në të përditshmen britanike “Mirror”. “Tirana, duhet të jetë në radarin e shumë turistëve, është vërtet interesante, sepse Shqipëria ka marrë shumë më tepër vëmendje për Rivierën e saj… Por, mendoj se kryeqyteti i saj, Tirana, është absolutisht i mrekullueshëm”, tha ajo. E vendosur në zemër të Shqipërisë, Tirana është e rrethuar nga kodra…
Ka nisur sërish puna për shuarjen e flakëve në malin e Dukatit. Gazetari i ABC News, Elton Nika raporton se operacioni ka nisur nga ajri me dy avionët ardhur nga Greqia. Gjatë natës për shkak të errësirës dhe terrenit të vështirë puna u ndërpre, ndërsa ka rinisur mëngjesin e sotëm nga ajri, por edhe ndërhyrje nga toka.