Aksioni i qeverisë për hapësirat publike, vijon edhe në qarkun Fier. Zv/kryeministrja dhe ministrja Belinda Balluku ka ndarë foto, ku denoncon sesi një shesh i krijuar nga tre pallate, po mbahet peng nga dikush si biznes privat. ”Këto pamje janë nga një lagje në qendër të Fierit. Një shesh i krijuar nga tre pallate, i cili prej 5 vitesh mbahet peng nga dikush që ka vendosur ta përdorë atë si biznes privat. Nga pamjet që duken, tabelat tregojnë që ky është një parkim privat ku merren para nga hapësirat publike. Vetëm pas pak minutash bashkia e Fierit dhe të gjithë…
Author: tirana
Prej vitesh BE është përballë krizës për riatdhesimet e emigrantëve të huaj. Për këtë arsye, në Danimarkë u mbajt një takim informal i Këshillit të Çështjeve të Brendshme të BE-së, duke diskutuar çështjen e emigracionit. Ministri danez për Emigracionin, Kaare Dybvad Bek, ngriti alarmin për azilkërkuesit me të cilët përballet sistemi evropian. ”Sistemi evropian i azilit është në krizë. Kemi nevojë për zgjidhje inovative”, tha ai. Një pakt i tillë është ai mes Shqipërisë dhe Italisë, duke u konsideruar si një model që mund të adoptohet edhe nga shtetet e tjera të Bashkimit Europian. Pavarësisht kundërshtimeve të forta nga opozita…
Prokuroria e Posaçme ka çuar për gjykim 29 të pandehur për shkelje me tenderët e Universitetit Bujqësor të Tiranës. Zyrtarët e Universitetit Bujqësor të Tiranës janë akuzuar për veprën penale“Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”. Njoftimi i SPAK Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar paraqiti sot (22.07.2025) kërkesën për gjykim të procedimit penal nr.13/1 të vitit 2022 (i ndarë nga procedimi penal nr.13 të vitit 2022), në ngarkim të 27 personave, zyrtarë të Univeristetit Bujqësor të Tiranës (UBT) dhe dy personave, përfaqësues të operatorit ekonomik “Krijon” sh.p.k. Zyrtarët e Universitetit Bujqësor të Tiranës…
Kryeministri Edi Rama këtë pasdite ka publikuar pamjet e fundit nga Thethi, si duket zona pas operacionit të javës së kaluar për të shembur ndërtimet pa leje. ”Thethi pas operacionit nga kanceri i paligjshmërisë”, shkruan Rama në Facebook, bashkangjitur videos që ka publikuar. Aksioni kundër ndërtimeve pa leje në Theth me qëllime përfitimi u zhvillua javën e kaluar për disa ditë. Ky aksion ngjalli pakënaqësi te banorët, por Rama shpjegoi se poseduesit e këtyre ndërtimeve pa leje nuk kishin leje me Thethin.
Nuk ka vonuar dhe Endri Shabani i është përgjigjur sfidës që dha Adriatik Lapaj, i cili e ftoi të dy bashkë të heqin dorë nga mandati i deputetit në qarkun Tiranë, dhe atë ta marrë gruaja më e votuar në listën e hapur të koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet” që garoi në zgjedhjet e 11 Majit. ”Unë nuk kam asnjë lidhje me këtë histori. As jam deputet dhe as dua më të bëhem deputet. Këtë e di Adriatiku dhe e dinë të gjithë ata që duhet ta dinë, me gojë dhe me shkrim. Prandaj, mos më tërhiqni mua në një valle…
Katër ditë larg afatit që Gjykata Kushtetuese në Kosovë ka vendosur për konstituimin e parlamentit, Presidentja e Kosovës i është drejtuar këtij institucioni për tu shprehur me sqarime në lidhje me pasojat që do të vijnë nëse ai do të digjet. Osmani njoftoi në një konferencë publike se i ka kërkuar Gjykatës të sqarojë pasojat juridike që do të vijnë nëse deputetët në parlament nuk do të arrijnë të konstituojnë parlamentin. “Në rast të mosrespektimit të afatit: A do të ishte një kuvend i tillë kundërkushtetues nëse konstituohet pas 26 Korrikut? A do të ishte një qeveri e votuar nga…
Kandidati i PD, Aulon Kalaja paraqiti këtë të martë një padi në SPAK lidhur me zgjedhjet e 11 majit ku pretendon se ka pasur krim zgjedhor. Ai pretendon se votat e tij janë tjetërsuar dhe i janë dhënë një tjetër kandidati. “Isha këtu për të dorëzuar dy kallëzime penale. Sekuestrimin e kutive dhe rinumërimin nga SPAK dhe do vijoj betejën për legjitimimin në Gjykatën Kushtetuese. Nuk janë gabime njerëzore, gabime njerëzore janë kur lëvizin me 2 vota dhe jo me 42 vota. Numëruesit kanë bashkëpunuar me personin që i kanë kaluar votat, ka pasur raste, më janë hequr votat mua…
Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku komenton zhvillimet e fundit në bashkitë e vendit ku janë kërkuar dorëheqjen e drejtuesve dhe administratorëve të njësive. Tabaku e konsideron si ndërhyrje të qeverisë në pushtetin vendor dhe shkelje flagrante e autonomisë vendore. Për të kjo është një shkelje ligjore dhe institucionale fakti që ministrat e qeverisë marrin në intervistë punonjës të bashkive apo ndërhyjnë në strukturat e tyre përmes rekrutimeve të reja dhe pushimeve nga puna. ”Bashkitë nuk mund të trajtohen si zyra varësie të Partisë Socialiste apo të ndonjë ministrie. Ministrat nuk mund të vihen në radhë për të marrë në intervistë…
Këtë të martë Gjykata e Tiranës mori vendimin dhe liron nga paraburgimi Edison Haxhiun. Të dyshuarit si bashkëpunëtor në vrasjen e Gentian Bejtjes ju shua masa “arrest në burg” për shkak të tejkalimit të afateve të paraburgimit.
Presidenti Bajram Begaj priti sot në takim përfaqësues të rrjetit Albanian Chevening Alumni dhe përfaqësues të Ambasadës Britanike në Tiranë. Kreu i Shtetit vlerësoi iniciativën e këtij rrjeti për të ndërtuar ura komunikimi me institucionet shqiptare dhe u shpreh mjaft i interesuar për të shkëmbyer mendime mbi mbështetjen e të rinjve shqiptarë të arsimuar jashtë vendit dhe kthimin e tyre në Shqipëri. Kreu i Shtetit vlerësoi ndihmën e Mbretërisë së Bashkuar për mbështetjen me bursat Chevening dhe theksoi se “këto bursa kanë rëndësi të veçantë jo vetëm për numrin e studimeve cilësore që mbulojnë, por edhe për krijimin e një…
Është nënshkruar marrëveshja për kredinë dhe grantin për financimin e projektit të ndërtimit të parkut fotovoltaik në Belsh. Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku bëri të ditur se po shqyrtohet mundësia që tokat e pashfrytëzuara në bashkitë e vendit të bëhen pjesë e ankandeve për gjenerimin e energjisë së gjelbër. ”Sot ndodhemi këtu me ambasadorin Gonzato për të nënshkruar marrëveshjen për parkun fotovoltaik në Belsh, i cili do të furnizojë me energji 50 mijë qytetarë të Republikës së Shqipërisë, duke reduktuar emetimin e dioksidit të karbonit me 50 mijë ton në vit. Nga ana tjetër, kjo është…
Ministri i Shtetit dhe drejtuesi politik i PS-së për diasporën, Taulant Balla ka pritur në një takim dy vëllezërit Marjo dhe Leo Caushi, sipërmarrës shqiptarë që veprojnë në shtetin e Miçiganit, SHBA. Balla ka shprehur kënaqësinë për këtë takim, duke theksuar se vëllezërit Caushi janë aktivë në fushën e ndërtimit dhe energjisë së rinovueshme. ”Shumë kënaqësi të mirëprisja dy vëllezërit Marjo dhe Leo Caushi, sipërmarrës në Miçigan në fushën e ndërtimit dhe energjisë së rinovueshme, me plane konkrete që suksesin e ëndrrës amerikane ta zgjerojnë edhe në atdhe”,-shkruan Balla. Ky takim është në vazhdën e angazhimeve të Ballës për të…