Author: tirana

Kreu i KQZ Ilirjan Celibashi bëri me dije se mandati i koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet” nga zgjedhjet e 11 majit i kalon Kleana Xhuvelit. Celibashi: Pretendimi se kandidatët e listës së mbyllur kanë dhënë dorëheqjen nga kandidimi dhe është pranuar nga KQZ, nuk qëndron. Kodi parashikon që emrat dhe renditja e tyre nuk mund të ndryshojnë pas miratimit përfundimtar. Nuk mund të ketë dorëheqje nga kandidimi pasi listat janë miratuar. Kjo është e qartë në Kodin Zgjedhor. Si mundet një kandidat të tërhiqet në daën e zgjedhjeve apo një ditë pas? Nuk mund ta bëjë këtë. Për sa kohë KQZ…

Read More

SPAK ka përfunduar hetimet në lidhje me mashtrimet me mikrokreditë, duke dërguar për gjykim 16 persona dhe 4 personave juridikë. Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar njofton se ata janë të akuzuar si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal, me aktivitet të paligjshëm në fushën e mikrokredisë dhe mbledhjes së detyrimeve financiare. Ndër të tjera është vendosur sekuestrimi i llogarive bankare me mbi 420 milionë lekë dhe rreth 1.3 milionë euro. Këto shuma monetare janë sekuestruar në llogari personale, depozita, bono thesari dhe letra me vlerë të të pandehurve. Të pandehurit dhe akuzat: Arben Meskuti, i…

Read More

Një incident është regjistruar paraditen e sotme në plazhin “Tre Ishujt” në Ksamil, ku janë përfshirë në një konflikt fizik një shtetas shqiptar dhe dy turiste austriake. Sipas burimeve paraprake, 36-vjeçari Ledio Halka është konfliktuar me dy shtetaset austriake, Yagmur Ucal, 30 vjeç, dhe Mercan Ucal, 23 vjeç. Sipas policisë, turistet kanë goditur Halkën, ndërsa këto të fundit pretendojnë se janë ngacmuar fillimisht nga ai. Menjëherë pas njoftimit, shërbimet policore të zonës kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë shoqëruar të tre personat e përfshirë për veprime të mëtejshme procedurale. Policia po vijon hetimet për të sqaruar rrethanat dhe për të…

Read More

Gjatë një aksioni të zhvilluar në Mallakastër është zbuluar një rast i kultivimit të bimëve narkotike. Në pranga është vënë një 39-vjeçar, pasi ishte autor i kultivimit të bimëve, kanabis në fshatin Bejar. Sakaq plani operacional policor antikanabis “Koordinata” vijon intensivisht, në të gjithë territorin e qarkut Fier. Ndërsa materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.

Read More

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) bëri thirrje urgjente për të parandaluar përsëritjen e një epidemie të virusit ‘chikungunya’, i cili përhapet nga mushkonjat dhe ka përfshirë botën para dy dekadash. Shkak për shqetësimin janë shpërthimet e reja në rajonin e Oqeanit Indian, që tashmë po përhapen edhe në Evropë dhe kontinente të tjera. Sipas zyrtares së OBSH-së, Diana Rojas Alvarez, rreth 5.6 miliardë njerëz në 119 vende jetojnë në zona ku ekziston rreziku nga ky virus, i cili shkakton ethe, dhimbje të forta në nyje dhe mund të çojë në paaftësi afatgjate. “Po shohim përsëritjen e historisë”, tha ajo, duke…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga shkolla 9-vjeçare “Kajo Karafili” në Gështenjas të Pogradecit, cila do të hapë dyert në shtator për nxënësit. Përpos fotove të ndarë në një postim në Facebook, kreu i qeverisë thekson se shkolla është me kushte bashkëkohore për 200 nxënës dhe mësues, falë investimit të Ministrisë së Arsimit dhe bashkisë Pogradec. Sakaq bën me dije se po investohet për transformimin e shkollave në të gjithë vendin me të njëjtin standard. “Shkolla 9-vjeçare “Kajo Karafili” në Gështenjas të Pogradecit do të hapë dyert në shtator me kushte bashkëkohore për 200 nxënës dhe mësues falë investimit…

Read More

Vijojnë zjarret edhe gjatë ditës së sotme në pyjet dhe kullotat e Njësisë Administrative Zerqan, ku dy vatra të reja zjarri u shfaqen dje pasdite në malin e Sofraçanit. Aktualisht aktive janë zjarret në Fushën e Peladhisë ku zjarri po përparon me shpejtësi për shkak të temperaturave të larta te ndihmuar edhe nga era e fortë, gjë e cila ka bërë që zjarret të përparojnë drejt Malit të Bardhë të njësisë Administrative Fushë Bulqizë. Ndërkohë punonjësit e zjarrfikëses si dhe ato të sektorit të pyjeve të Bashkisë po vijona punën për fikjen e zjarrit edhe pse kanë shumë të vështirë…

Read More

Sipas burimeve, pronari i restorantit “Tokyo”, Laert Kasaj është dhunuar nga biznesmeni Ferhat Kaja, si edhe një person tjetër i afërm i tij, Oltian Kaja, të cilët janë shpallur në kërkim nga policia. Autorët mësohet se janë pronarë të lokalit “Stockholm”, që ndodhet përballë kompleksit “Delijorgji” ku ndodhi ngjarja dhe ku ndodhet restoranti i Laert Kasajt. Sipas dëshmitarëve, në momentin e sulmit një nga agresorët i është drejtuar Laert Kasajt me fjalët: “Pse më ke denoncuar?”. Mesohet se shkak i sherrit ka qene aksioni i lirimit te hapsirave publike, ku Policia Bashkiake dhe Inspektoriati i Mbrojtjes se Territorit, hoqi tendat…

Read More

Federata Shqiptare e Futbollit është njoftuar zyrtarisht nga FIFA për një vendim disiplinor pas ndeshjes Shqipëri–Serbi, e zhvilluar më 7 qershor 2025 në stadiumin “Air Albania”. Sipas vendimit, FSHF dënohet me një gjobë prej 161,500 franga zvicerane dhe detyrimin që ndeshja e radhës në shtëpi ndaj Letonisë të luhet me të paktën 20% të kapacitetit të stadiumit të mbyllur për publikun, për shkak të sjelljeve të përsëritura të papërshtatshme dhe diskriminuese të një pjese të tifozëve shqiptarë (këngë me përmbajtje diskriminuese, hedhje objektesh, ndezje fishekzjarrësh, përdorimi i gjesteve apo mesazheve të papërshtatshme për një ngjarje sportive, si dhe ndërprerje gjatë…

Read More

Rreth 80 forca të ushtrisë të ardhura nga Poshnja e Beratit, 20 zjarrfikës, emergjencat civile, banorë të zonës por dhe ADZM kanë nisur sot në orët e para të ditës luftën për të izoluar flakët. Ata po punojnë për mbajtjen nën kontroll të zjarrit i cili prej pesë ditësh po djeg pisha, bredha dhe bimësi te ndryshme në malin fshatit Dukat si dhe është në pikën kritike duke ju afruar Parkut të Llogorasë. Situata vijon të jetë e rrezikshme pikërisht në zonën ku ndodhet mali i Dukatit me Llogoranë, ku terreni mjaft i vështirë, e bën te pamundur ndërhyrjen nga…

Read More

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka ndarë pamje të veçantë me ndjekësit e tij në rrjetin social Facebook, duke publikuar një panoramë të bukur nga Bazilika e Linit, një nga thesaret arkeologjike më të çmuara të vendit. “MIRËMËNGJES 😊dhe me një ditë të zakonshme korriku në Bazilikën e Linit, mes natyrës së qetë, trashëgimisë sonë të çmuar kulturore dhe pamjeve piktoreske që ofron ky fshat buzë liqenit, si një nga perlën e historisë dhe turizmit kulturor shqiptar, ju uroj një ditë të mbarë” shkruan Kryeministri në postimin e tij. Postimi i shefit të qeverisë shoqërohet me fotografi që pasqyrojnë bukurinë…

Read More

Prokurorët kanë zgjatur afatin e hetimeve për kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Burime nga prokuroria bëjnë me dije se është kërkuar zgjatja e afatit të hetimeve dhe është caktuar data e mbylljes, 29 shtator 2025. Teksa për bashkëshorten e tij Ajola Xoxa, ata kanë komunikuar akuzat, për “pastrim parash” dhe “korrupsion. Prokuroria e Posaçme e akuzon Xoxën për “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë), “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të…

Read More