Author: tirana

Sherri me akuza të forta mes Lapajt dhe Shabanit, zgjidhjen e dha sot KQZ, ku mandatin e vetëm që Nisma ”Shqipëria Bëhet” mori në zgjedhjet e 11 Majit, ia kaloi partisë së Adriatik Lapajt. Endri Shabani në një reagim, thotë se Lapaj u ankua për dajën e tij, por që mandatit ia kaloi ”motrës” (vajzës së tezes). Postimi i plotë U mbars mali dhe…Njëmijë akuza. Ndërkohë sot, njeriu im më i afërt dha dorëheqjen dhe mandatin e mori Kleana Xhuveli. Kleana nuk është daja im po motra e Adriatik Lapajt! Deri dje na akuzonte do bëheshim vota e 84 e…

Read More

Këtë të mërkurë KQZ i dha dritën jeshile rezultatit të dalë nga zgjedhjet e 11 Majit për qarkun Tiranë dhe ndarjes së mandateve. Kreshnik Çollaku në një reagim shpreh vendosmërinë e tij për atë që e quan farsë elektorale. Për të, Ilir Alimehmeti me 19 mijë vota nuk hyn në Parlament, kurse kandidati PSD me 2500 vota futet në Kuvend. ”Shikoni me çfarë Kodi Zgjedhor u zhvilluan këto zgjedhje. Në Tiranë, kandidati i PD-së me 19 mijë vota (rasti i Ilir Alimehmetit) nuk merr mandatin si deputet. Ndërkohë, një kandidat i PSD-së (A.M.) me 2.500 vota e fiton mandatin si…

Read More

Bashkimi Europian ka ftuar Shqipërinë të hapë një tjetër kapitull të negociatave për anëtarësim. Lajmin e dha kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në Facebook. Sakaq edhe kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali e ka përshëndetur këtë vendim. Ajo shkruan se Kuvendi do të intensifikojë diplomacinë parlamentare për objektivin ”Shqipëria 2030 në BE”. Postimi i plotë Ftesa e Presidencës Daneze për paraqitjen e Pozicionit Negociues për Grupkapitullin 5 “Burimet, Bujqësia dhe Kohezioni” dhe Konferenca Ndërqeveritare që do të mbahet së shpejti përmbyllin çeljen e të gjithë kapitujve të negociatave. Kuvendi do të vijojë të mbështesë maksimalisht paraqitjen e Pozicionit Negociues dhe…

Read More

Këtë të mërkurë Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ka vendosur të prishë vendimin e mëparshëm për çështjen ndaj ish-deputetit të PS-së Alqi Bllako dhe të rikthejë dosjen për gjykim në një trupë tjetër brenda të njëjtës Gjykatë. Trupa gjykuese e përbërë nga gjyqtaret Saida Dollani (kryesuese), Miliana Muça dhe Tereza Merkaj, shqyrtoi ankimimin e paraqitur nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, si dhe ankimimin e vetë të pandehurit, lidhur me vendimin nr. 22, datë 11.03.2025, të dhënë nga Shkalla e Parë e GJKKO. Në përfundim, Apeli vendosi prishjen e vendimit…

Read More

Presidenti Bajram Begaj ishte sot në qytetin e Beratit për të përkujtuar 113-vjetorin e Kuvendit të Sinjës, një nga ngjarjet më të rëndësishme të Rilindjes Kombëtare, që parapriu shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë. Kreu i Shtetit u prit nga kryetari në detyrë i bashkisë Berat, Ervin Ceca me të cilin diskutoi mbi projektet dhe iniciativat lokale. Në shoqërinë e autoriteteve vendore, deputetëve, përfaqësuesve të komuniteteve fetare dhe të shoqërisë civile, Presidenti vendosi një kurorë në monumentin kushtuar Kuvendit dhe vizitoi muzeun përkujtimor. Në fjalën e tij përshëndetëse, Begaj theksoi se Kuvendi i Sinjës ishte një akt guximi dhe bashkimi, ku…

Read More

Drama Gjesti-Egli ka marrë një tjetër drejtim. Një ndarje virtuale përfundimtare mes tyre dhe ka ndezur spekulime mbi statusin real të marrëdhënies së tyre. Por Egli nuk është ndalur me kaq. Ajo ka postuar një foto ku shihet e shfaqur në bikini, e shoqëruar me një përshkrim që shumë e kanë lexuar si thumbim të drejtpërdrejtë ndaj Gjestit. ”E lirë. E dashur. E vlerësuar. E fuqishme”. Kjo deklaratë e shkurtër është parë si një mesazh për vetëvlerësim dhe pavarësi, duke lënë të kuptohet se Egli është gati të ecë përpara, pa kthyer kokën pas. A është ky fundi përfundimtar i…

Read More

Kryeministri Edi Rama, ka ndarë me ndjekësit një video nga Instituti i Shëndetit Publik, ku tregon se vijon puna për të trefishuar kapacitetet laboratorike në korpusin e laboratorëve të referencës. ”Vijon puna për të trefishuar kapacitetet laboratorike në korpusin e laboratorëve të referencës në Institutin e Shëndetit Publik. Një investim sipas standardeve të biosigurisë, në përputhje me praktikat më të avancuara të BE-së, që forcon infrastrukturën laboratorike për të garantuar një monitorim efikas të rreziqeve për shëndetin publik”,-shkruan Rama.

Read More

Këtë të mërkurë Prokuroria e Posaçme ka zgjatur edhe me 3 muaj të tjerë afatin hetimor për çështjen ndaj kryebashkiakut të Shkodrës Benet Beci, i dyshuar për ”shkelje të barazisë në tendera”, bashkë me shtatë persona të tjerë.

Read More

Bashkitë e vendit mund te bëhen pjesë e ankandeve publike për vepra të ndryshme strategjike, duke vënë në përdorim tokat e pafrytshme që ndodhen ne territoret e tyre. Propozimi është bërë nga Zv.kryeministrja njëherazi ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku gjatë ceremonisë së nënshkrimit të marrëveshjes së kredisë dhe grantit me BERZH, për financimin e projektit të ndërtimit të parkut fotovoltaik të Belshit. “Gjatë gjithë analizave që kemi bërë dhe gjatë gjithë studimit të territorit kemi arritur në përfundimin se të gjitha ato toka të pafrytshme të ndodhura në bashkitë e ndryshme të vendit, duhet të vendosen në dispozicion…

Read More

Lufta disa ditore dhe sherri për një mandat, mori sot zgjidhje. Kleana Xhuveli e cila mori mandatin e Nismës Shqipëria Bëhet, thotë se nuk u fut në garë që të shkojë në Kuvend, por si garanci që listat e mbyllura do të digjeshin. 26-vjeçarja thotë se do ta përfaqësojë mandatin denjësisht, deri sa të shkojë tek Adriatik Lapaj, më i votuari i listës së hapur. “Jam aktiviste e Lëvizjes Shqipëria Bëhet. Nuk u futa në garë që të shkojë në kuvend, por garanci që listat e mbyllur të digjeshin, dua të theksoj që do ta përfaqësoj denjësisht mandatin e 80…

Read More

Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi ka ndarë sot 37 mandatet e qarkut Tiranë. 19 mandate janë për PS, 13 për PD, 2 për Mundësia, 1 për PSD , 1 për Lëvizjen Bashkë dhe 1 për koalicionin Nisma Shqipëria Bëhet. TIRANE – 37 MANDATE PS: 19 mandate Edi RamaOgerta ManastirliuElisa SpiropaliLindita NikollaTaulant BallaAdea PirdeniAlbana KoçiuIgli HasaniDelina IbrahimajIlva GjuziIris LuarasiErion Malaj Nga lista e hapur:Blendi GonxhjaErion BraçeErvin HoxhaFatmir XhafajOrnaldo RakipiAnila DenajOlta Xhaçka PD: 13 mandateSali BerishaFlamur NokaAlbana VokshiBelind KëlliçiTedi BlushiJozefina TopalliFatmir MediuEdi PalokaErisa XhixhoMesila DodaKlevis BalliuBesart Xhaferi Nga lista e hapur: Jorida Tabaku Partia Mundësia: 2 mandateAgron ShehajErald Kapri Lëvizja Bashkë: 1 mandat Redi…

Read More

Një ngjarje tragjike ka ndodhur paraditen e sotme në zonën turistike të njohur si “Gjiri i Filikur”, ku një shtetase holandeze ka humbur jetën pasi u rrëzua aksidentalisht nga një shkëmb gjatë një aktiviteti me litar. Sipas informacioneve paraprake, viktima është M. B., 23 vjeçe, e cila dyshohet se ka humbur ekuilibrin gjatë zbritjes dhe është rrëzuar nga një lartësi e konsiderueshme. Pavarësisht ndihmës së parë që iu dha menjëherë dhe përpjekjeve për ta transportuar me ndihmën e Policisë Kufitare, ajo nuk mundi të mbijetonte për shkak të plagëve të rënda që kishte marrë. Në të njëjtën ngjarje është lënduar…

Read More