Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka ironizuar mbrojtjen që Sali Berisha i bëri sot Erion Veliajn, duke thënë se nuk po sheh asnjë demokrat që të shajë kreun e PD-së. ”Unë nuk e kam mbrojtur aq shumë Erion Velinë (për të mos thënë që se kam mbrojtur fare) kur thashë se “prokurori i çështjes është sjellë pa etikë dhe me ngarkesa personale në sallën e gjyqit”. Se kundër arrestit jo proporcional me burg kam nja 10 vite që shprehem kundër, pavarësisht se kush është i arrestuari”. Postimi i plotë Ore megjithmend, nuk pashë askund asnjë demokrat facebuku të shajë Sali…
Author: tirana
Në vend vijon puna për lirimin e hapësirave publike, dhe kryeministri Edi Rama e ka çtensionuar situatën përmes një postimi në Facebook. Kreu i qeverisë ka publikuar foton e një lokali në Londër të Britanisë, ku duken shtesat që kanë bllokuar trotuarin. “Nuk e di a e kanë vërtetë shqipot këtë lokalin me shtesa mbi trotuar në Londër, po qesha shumë kur ma çuan dhe po e ndaj me ju për pak humor”,-shkruan Rama.
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Himarë. Një turiste 23-vjeçare humbi jetën këtë të mërkurë në plazhin e Filikurit. Ajo rrëshqiti aksidentalisht teksa ishte duke zbritur në plazh përmes një terreni të thepisur shkëmbor. E lënduar ka mbetur edhe një 18-vjeçare.
Aktivistja Greta Thunberg, për herë të parë ndodhet në Tiranë dhe protestoi në sheshin ”Skënderbej”, për të ngritur “zërin” për vuajtjet e popullit palestinez, të shkaktuara nga Izraeli. Protesta nisi në orën 18:00 dhe u zhvillua nën moton “Ndaloni urinë, lejoni ushqimin dhe jetën”. Ndonëse numri i të pranishmëve në këtë protestë nuk duket aq i lartë, pjesëmarrësit mbronin fort për kauzën e tyre dhe ndalimin e luftës në Gaza, me anë të deklaratave të ndryshme, që përcillnin solidarizimin e madh me palestinezët në Gaza. Në disa momente, aktivistja Thunberg duket teksa bën thirrje në shqip: Liri për Palestinën. Gjithashtu,…
Sherret për një mandat ka sjellë pasoja. Pano Soko ka dhënë dorëheqjen nga Nisma Thurje. Për të ngjarjet e fundit që ndodhën, ishin një turpërim i pamerituar në sytë e gjithë atyre që i votuan dhe që me votën e tyre i ngarkuan përgjegjësinë e rëndë për të qënë zëri dhe fytyra e tyre në jetën politike e publike të vendit. “Pavarësisht se personalisht u përpoqa me sa munda që çështja të merrte zgjidhje nga palët në konflikt, tentova me çdo formë e mënyrë të sillja racionalitet në një mjedis tejet të ngarkuar emocional, fatkeqësiaht nuk arrita dot. Prandaj unë…
Avokatët ndërkombëtarë të Erion Veliajt kanë reaguar në Instagram pasi SPAK i komunikoi Veliajt përfundimin e hetimit dhe ngritjen ndaj tij të akuzave “korrupsionin pasiv të funksionarëve të lartë dhe të zgjedhurve vendorë”, “pastrimit të parave” dhe “fshehjes së mosdeklarimit të pasurisë” dhe “futje e sendeve të ndaluara në burg”. “Sot, 163 ditë pas ndalimit të z. Erion Veliaj, rezultatet e hetimit të zgjatur nga SPAK i janë dorëzuar nga ana e prokurorisë së posaçme. Avokatët e z. Veliaj mund të nisin tashmë shqyrtimin e provave të çështjes, të kundërshtojnë qëndrimin e SPAK-ut ndaj tij dhe të paraqesin prova në…
Hetimi i SPAK-ut për dosjen “Veliaj” pritet të çojë një total prej gati 30 të pandehurish, persona fizikë dhe shoqëri tregtare. SPAK ka marrë të pandehur deputeten e PS-së, Klotilda Bushka për veprën penale të “veprimeve që pengojnë zbulimin e sa vërtetës”. Të pandehur janë edhe Ina Goxhaj, Adela Kondakçiu, Valmir Xoxa dhe Erald Simixhi, dy të fundit familjarë të Ajola Xoxas. Erion Veliaj dhe bashkëshortja e tij Ajola Xoxa u morrën zyrtarisht të pandehur. Pasi kryebashkiaku i Tiranës refuzoi të paraqitej në dyert e SPAK duke deleguar avokatin, ishin vetë prokurorët që shkuan t’i komunikonin akuzat në paraburgimin e…
Ambasada e Amerikës në Tiranë, informon se lufta kundër trafikimit të qenieve njerëzore, mbetet një sfidë globale e nxitur nga krimi i organizuar dhe emigracioni i paligjshëm. Në konferencën përmbyllëse të projektit “Të Drejtat e Viktimave Nuk Kanë Çmim”, mbështetur nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, shefja e Zyrës së Marrëdhënieve me Publikun, McKenzie Louw, së bashku me zbatuesin e projektit, qendrën Psiko-Sociale Vatra, dhe partnerët nga Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), Gjykata e Lartë dhe forcat shqiptare të zbatimit të ligjit, theksuan nevojën për bashkëpunim mes organeve të rendit, institucioneve të drejtësisë…
Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Aleksandër Lahon, i njohur si “Rrumi i Shijakut”, duke e shpallur fajtor për korrupsion aktiv ndaj funksionarëve publikë. Laho u dënua me 3 vite burg, por përfitoi ulje prej 1/3 për gjykim të shkurtuar, duke u dënuar përfundimisht me 2 vite burg. Shpenzimet procedurale iu ngarkuan të pandehurit. Njoftimi i plotë Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Saida Dollani (kryesuese), Dhimitër Lara (anëtar)…
Një avion i vogël është rrëzuar në njërën nga dy korsitë e autostradës Ospitaletto-Montichiari, e njohur si Corda Moll në provincën e Brescias janë publikuar në mediat sociale. Aksidenti ku mbetën të vdekur mes flakëve çifti nga Milano Sergio Ravaglia dhe Anna Maria De Stefano u regjistrua mëngjesin e djeshëm dhe mrekullisht shpëtoi nga përplasja një 56-vjeçar, i cili udhëtonte me automjetin e tij Mazda drejt Venecias. “Jam mirë”, u tha ai i tmerruar atyre që e ndihmuan pasi ndodhej në gjendje shoku dhe makina e tij dukej qartazi e dëmtuar pasi ishte prerë nga avioni që rrëzohej. Mediat italiane…
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda zhvilloi një vizitë zyrtare në Policinë turke në Stamboll. Delegacioni shqiptar u prit në një takim miqësor dhe të ngrohtë nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë turke, Guvernatori Mahmut Demirtaş. Ky i fundit e përgëzoi Prodën për frymën e re të bashkëpunimit dhe vendosmërinë për të forcuar më tej marrëdhëniet me partnerët dhe me agjencitë ligjzbatuese ndërkombëtare. Ai shprehu gatishmërinë që Policia turke të vazhdojë të jetë një mbështetje e fuqishme për Policinë e Shtetit. Drejtor Proda e falënderoi homologun turk, për pritjen dhe për mbështetjen, dhe e njohu atë me…
Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës e Kosovës ka marrë një masë kufizuese që ndalon qarkullimin e automjeteve me peshë mbi 15 tonë në rrugët kryesore të vendit, përfshirë autostradat, rrugët nacionale dhe rajonale, në orarin prej 11:00 deri në 17:00, nga data 23 korrik deri më 28 korrik 2025. Masat janë ndërmarrë për të mbrojtur infrastrukturën rrugore dhe për të garantuar sigurinë e qarkullimit gjatë orëve më të nxehta të ditës, ku asfaltet dhe materialet ndërtimore të rrugëve pësojnë zgjerim dhe dëmtime nga temperaturat përvëluese. Ky vendim ka sjellë pasoja të menjëhershme në kufirin Shqipëri-Kosovë, ku janë krijuar…