Author: tirana

Revista amerikane ”Time” i ka kushtuar kopertinën dhe një profil të gjatë kryeministres italiane Giorgia Meloni, me titullin: “Ku po e çon Giorgia Meloni Europën”. Meloni përshkruhet si “figurat më interesante në Europë”, e aftë të krijojë një “nacionalizëm të ri”. Ajo cilësohet si populiste, nativiste dhe pro-perëndimore, por e angazhuar në aleancat euroatlantike. Kur erdhi në pushtet në tetor 2022, në krye të një lëvizjeje të themeluar nga besnikët e fundit të Benito Musolinit, kritikët në Itali dhe në Europë e panë retorikën e saj për krenarinë kombëtare dhe mbrojtjen e “civilizimit perëndimor” si shenja të një kthese ultranacionaliste…

Read More

Bizneset që ushtrojnë aktivitetin përgjatë akseve kombëtare në të gjithë territorin e vendit, kanë një afat prej 7 ditësh për të spostuar vullnetarisht aktivitetin e tyre brenda hapësirës së tyre, duke respektuar kriteret ligjore për ndërtimet pranë rrugëve. Zv/kryeministrja dhe njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku së bashku me drejtuesen e Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT), Dallandyshe Bici, ishin sot në aksin Kombinat-Ndroq-Plepa, nga ku njoftuan se pas përfundimit të afatit, do të ndërmerren masa ndëshkuese ndaj të gjitha bizneseve që nuk kanë liruar zonat përreth akseve rrugore. ”Subjektet tregtare që rrezikojnë sigurinë rrugore duhet të…

Read More

Shkeli perimetrin e sigurisë ujore duke lundruar me varkë metalike, ndëshkohet me masë administrative 100 mijë lekë drejtuesi dhe bllokohet mjeti lundrues. Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare Pogradec kanë kryer një aksion patrullimi në ujërat e liqenit gjatë orëve të fundit, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë publike në zonat turistike. Shkelja është konstatuar në vendin e quajtur “Guri i Kuq”, ku një varkë metalike po lundronte në afërsi të pushuesve. “Shërbimet e Policisë Kufitare kanë bllokuar mjetin lundrues dhe kanë ndëshkuar drejtuesin e tij, shtetasin E.B, me masën administrative 100 000 lekë, për shkelje të nenit 24/1/c…

Read More

Ish-deputeti i PD-së Myslim Murrizi, një nga kritikët e selisë blu, ka reaguar ashpër kundër strukturave të drejtuese të PD-së për situatën paszgjedhore, me atë humbje historike më 11 Maj, duke theksuar se situata e opozitës nuk rregullohet me cicërima në rrjetin social Facebook. ”Për çdo deklaratë të delirantëve politikë të PD, të zgjedhur vendorë apo deputetë, në Kryesi apo Këshill Kombëtar që bëjnë ciu-ciu në Facebook për lajme portalesh, por që në mbledhjet e forumeve të PD ku bëjnë pjesë rrinë si të dhjerë e duartrokasin sa Berishën, sa Nokën, sa Palokën e sa Vokshin. PD nuk rregullohet me…

Read More

Kjo e premte do të regjistrojë temperaturën më të lartë të kësaj vere, 42 gradë Celsius. Meteorologia Anira Gjoni, thotë se nga temperaturat e larta do të preken thuajse të gjitha qarqet, edhe Kukësi, ku pritet që temperatura maksimale të arrijë deri në 39 gradë. ”E premtja pritet që të shënojë temperaturat më të larta. Të premten në bregdet presim që minimalja të shënojë 22 gradë, ndërsa maksimalet 36 gradë. Në zonat e ulëta, minimalet 22 gradë ndërsa maksimalet në 42 gradë. Në zonat malore minimalja 18 gradë ndërsa maksimalja deri në 37 gradë. Të shtunën minimalja në bregdet do të…

Read More

Një dramë e heshtur, e mbuluar për vite me radhë nga frika, shtrëngimi dhe imponimi familjar u zbulua në Greqi, pas një raporti të shërbimit social që zbuloi shenja të abuzimit serioz dhe veproi menjëherë, duke ia referuar çështjen Zyrës së Prokurorit të Rodosit. Zyra e Prokurorit, duke njohur rëndësinë e akuzave, ndërhyri pa vonesë dhe urdhëroi kryerjen e një ekzaminimi paraprak, i cili u ndërmor nga një oficer i Nëndrejtorisë së Ndjekjes dhe Hetimit të Krimeve të Rodosit për vepra të tmerrshme penale: përdhunim i përsëritur, incest, abuzim i një të mituri nga një i afërm dhe dhunë në…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka ndarë një video nga puna e atij që e quajti Kryeinspektorati Digjital i Territorit, duke treguar se çfarë do të bëjë. Sipas Ramës, do të mbulojë hap pas hapi gamën e aktiviteteve shoqërore e shtetërore në territor. ”Videoja është një fragment i shkurtër i informacionit që ky Kryeinspektorat po mbledh nëpër Shqipëri, për të filluar punën për zbatimin e masave të reja ligjore të kontrollit të territorit”, shkroi Rama. Postimi i plotë Ju prezantoj me një tjetër inovacion të qeverisjes: Kryeinspektoriatin Digjital të Territorit. Videoja është një fragment i shkurtër i informacionit që ky Kryeinspektoriat po…

Read More

Këtë të enjte në deklaratën për shtyp, Sali Berisha u ndal tek Altin Hajri, një person në kërkim për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës. Berisha tha se ai ka mrrë pjesë aktive në fushatën e 11 majit dhe madje ka kërcënuar edhe demokratët. Kreu i PD-së po ashtu aludoi se Hajri ka paguar deri në 700 mijë euro që t’i shpëtonte akuzës për vrasjen e Prengës, ndërsa shtoi se është lakuar edhe emri i Altin Dumanit, si një ndër personat që mund të ketë marrë pagesën. Edhe pse në fakt, Hajri është ende në kërkim për këtë ngjarje kriminale.…

Read More

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në qytetin Golija të Malit të Zi, ku një 34-vjeçar dyshohet se ka vrarë vajzën e tij dy-vjeçare dhe më pas i ka dhënë fund jetës së tij. Sipas raportimeve të mediave lokale, gjithçka ka nisur pas një konflikti në familje. Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se autori i dyshuar, pas një grindjeje të dhunshme me bashkëshorten, e ka sulmuar atë fizikisht dhe më pas është larguar nga banesa me vajzën e tij të vogël. Tragjedia u zbulua disa orë më vonë, kur babai i 34-vjeçarit njoftoi policinë, duke thënë…

Read More

Një zjarr i madh që po përhapet me shpejtësi pranë qytetit jugor qipriot të Limasolit ka vrarë të paktën dy persona dhe ka detyruar evakuime të banorëve. Zjarri shpërtheu në një fshat malor rreth 20 kilometra në veri të Limasolit dhe u përhap me shpejtësi, i nxitur nga erërat e forta. Policia tha se trupat e dy viktimave u zbuluan në një makinë të djegur në një rrugë rurale, me sa duket të bllokuar nga flakët që po përparonin. ”Gjashtëmbëdhjetë të tjerë u plagosën dhe u dërguan në spitale në Limasol”, tha një zëdhënës i shërbimit të shpëtimit për transmetuesin…

Read More

Dy persona u arrestuan në Krujë në kuadër të operacionit policor të koduar “Koordinata”. Një 67 vjeçar u arrestua pasi kishte kultivuar në fshatin Krastë, bimë narkotike. Ndërsa një 62-vjeçar u vu në pranga pasi kishte kultivuar në fshatin Brret, bimë narkotike. Një pjesë e vogël e bimëve u sekuestrua me cilësinë e provës materiale, ndërsa pjesa tjetër u asgjësua nëpërmjet djegies. Kontrollet kundër kësaj veprimtarie kriminale, vijojnë.

Read More