Një nga zbulimet më të jashtëzakonshme arkeologjike ka ndodhur në brigjet e liqenit të Ohrit, në fshatin piktoresk të Linit në Pogradec. Kryeministri Edi Rama ka postuar një pjesë nga reportazhi i BBC-së, ku Lini konsiderohet vendbanimi palafit më i hershëm i zbuluar ndonjëherë në Europë. ”Arkeologët kanë zbuluar atë që besohet të jetë vendbanimi më i vjetër liqenor në Europë, në brigjet e Liqenit të Ohrit në Shqipëri. Dëshmitë tregojnë se një komunitet i organizuar gjuetarësh dhe bujqish ka jetuar aty deri në 8 000 vjet më parë”, thuhet në një reportazh të fundit të rrjetit mediatik të BBC.…
Author: tirana
Sherr për një mandat e cilësoi deputeti i zgjedhur nga 11 maji i ”Lëvizjes Bashkë” përplasjet Lapaj-Shabani. Për Redi Muçin, ata nuk kishin ide dhe as në program dhe se listat e mbyllura i mbushën me njerëz të njohur. ”Ata nuk erdhën më një ide dhe me program, po qasja e tyre ishte do thyejmë sistemin. Arsyet e tjera kanë qenë edhe forma e futjes në listat e hapura por duke mbushur ato të mbyllura me familjarët e tyre. Ata po bënin sherr se kush do ta merrte atë një mandat që morën”, tha ai. I pyetur nëse atij i’u…
Familja Rama në Frashër të Patosit ka hapur dyert e mortit ndërsa të afërm pas vrasjes së Anesti Rama, që u mbyt me tel nga vajza e tij. Vëllai i të ndjerit, Ferdinant Rama ka thënë për gazetarët se kishte më shumë se 2 vite që nuk fliste me vëllain, pasi sipas tij, bashkëshortja e të ndjerit, Valbona Rama, nuk e lejonte. Ai thotë se vëllai i tij kishte shumë konflikte me bashkëshorten. “E kemi ditur dhe më përpara, nuk shkonin, ajo thoshte nuk e dua burrin. Thoshte merreni dhe mbajeni ju, merrni pensionin e bëni çfarë të doni, unë…
Qytetarëve në gjithë vendin po u ofrohet asistencë e përditshme pranë bashkive në përdorimin e aplikimeve të ndryshme elektronike të Platformës Qeveritare të Ndërveprimit e-Albania, që lidh institucionet, shmang radhët fizike dhe kursen kohë në marrjen e dokumenteve. Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali ishte sot në bashkinë e Vorës, ku vizitoi nga afër sportelet e vendosura në dispozicion të qytetarëve. “Çdo ditë, 10–15 qytetarë drejtohen pranë bashkisë Vorë për ndihmë në përdorimin e mbi 1200 shërbimeve të ndryshme online. Fluksi rritet të hënave dhe të enjteve, gjatë ditëve të tregut, kur në qytet vijnë edhe banorë nga zonat përreth”, u…
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vrasja në Fier. Krimi në familjen Rama ka ndodhur në Frashër të Fier, ku vajza mbyti për vdekje me tel babanë e saj. 26-vjeçarja ka pranuar krimin dhe në dëshminë e saj në polici ka deklaruar se i ati e trajtonte me fanatizëm. Në dëshminë e saj e reja thotë se babai nuk e lejonte të vishej në mënyrë bashkëkohore dhe as të argëtohej. Sipas 26-vjeçares, i ati ushtronte edhe shumë presion në përditshmërinë e saj. Krimi i rëndë ndodhi rreth mesnatës së djeshme, por 26-vjeçarja e raportoi në polici si aksident.…
Tronditës është krimi i kryer në familjen Rama në Fier. Vajza Emanilda Rama, 26-vjeç ka mbytur me tel babain e saj, Anesti Rama 56-vjeç. Sipas njoftimit të Policisë, ajo e raportoi ngjarjen në Komisariat si aksidentale. Në këtë krim është përfshirë edhe nëna e vajzës. ”26-vjeçarja dyshohet se në bashkëpunim me nënën e saj, njëkohësisht bashkëshorte e shtetasit A. R., shtetasen V. R., 53 vjeçe, kanë tentuar të pengojnë zbulimin e së vërtetës, duke pastruar trupin e 56-vjeçarit. Pas këtyre veprimeve, shtetasja E. R. ka njoftuar Policinë”,-thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit. Njoftimi i plotë Drejtoria Vendore e Policisë…
Mes debateve që nuk mungojnë asnjëherë, Këshilli Bashkiak i Tiranës miratoi një sërë vendimesh, mes të cilave edhe ai për kalimin në përgjegjësi të qeverisë të Pallatit të Kongreseve, pasi godina do t’i nënshtrohet një rikonstruksioni. Këshilltari i opozitës, Ilir Alimehmeti, pyeti nëse brenda territorit të godinës do të ndërtohej ndonjë kullë e re, por kryetarja e komanduar e Bashkisë, Anuela Ristani, tha se nuk kishte asnjë informacion lidhur me këtë. ”Kështu thatë edhe për fushën rreth stadiumit Selman Stërmasi, prandaj kemi të drejtë të dyshojmë”, tha këshilltari demokrat, Dorian Teliti. Këshilltarët e opozitës gjithashtu kërkuan që të futej në…
Nga Afrim Krasniqi Dita e Presidentit (Presidents’ Day)? Shqipëria nuk ka ditë, shumica e vendeve europiane nuk kanë ditë të tillë. SHBA po, e hëna e tretë e muajit shkurt. Lidhet me ditëlindjen e ish-Presidentit G.Washington. Presidentët amerikane votohen në nëntor, zgjidhen nga Kolegji në dhjetor dhe marrin detyrën në javën e tretë të muajit janar. Shqipëria? Ne kemi një datë “unifikuese” për Presidentin: 24 korrik. Presidenti Meidani, Presidenti Moisiu, Presidenti Topi, Presidenti Nishani dhe aktualisht Presidenti Begaj janë betuar me 24 korrik. Nisi më 1997 dhe vijoi si praktikë, – ndërkohë që ceremonia e parë normale e zyrtare e…
Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e Florenc Çapjas, i cili kërkoi ndryshimin e masës ”arrest me burg” të caktuar ndaj tij nga GJKKO dhe konfirmuar nga Apeli. Ndaj Çapjas rëndon një masë sigurie në mungesë për akuzën e “sigurimit të kushteve për vrasje” në dëm të Sokol Sanxhaktarit, dhëndrit të ish-kryebashkiakut të Elbasanit Qazim Sejdini, plan që nuk u realizua. Përmes avokatit, ai ka pretenduar se nuk ka përdorur SkyEcc dhe se akuza ndaj tij është ngritur vetëm nga një deklarim i Nuredin Dumanit e Henrik Hoxhajt. Në të njëjtën kohë Florenc Çapja është dënuar me burg përjetë si…
“Eri jam. Më merr çikë në Whatsapp tek ky numri”. Thirrja telefonike e bërë në numrin e bashkëshortes së kryebashkiakut Erion Veliaj, Ajola Xoxa, pasditen e 11 marsit, që ishte ndërkohë nën përgjim, ka ngjallur kureshtjen e hetuesve të SPAK. Gati 10 minuta me herët, e njëjta kërkesë ishte bërë në numrin telefonik të vëllait të kryebashkiakut Veliaj. Hetimi i mëtejshëm zbuloi se telefonuesi ishte kryebashkiaku Veliaj dhe se telefoni i përkiste efektivit të Policisë së Burgjeve, që ishte në autoburg bashkë me të gjatë shoqërimit nga paraburgimi i Durrësit në Gjykatë dhe anasjelltas. Përdorimi i telefonit të gardianit për…
Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Financiare në Drejtorinë Vendore të Policisë së Durrësit konfiskoi dy pasuri të përfituara nga veprimtaria kriminale. Bëhet fjalë për një vilë me pishinë dhe mbi 1 mijë metër katror truall në Durrës. Policia “bëri ekzekutimin e vendimit penal të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, Tiranë, lënë në fuqi nga Gjykata e Apelit, për konfiskimin e pasurisë në përdorim të shtetasit L.K. Këtij shtetasi iu sekuestruan 1050 m2 truall, si dhe një objekt njëkatësh me oborr dhe pishinë. Pasuria iu dorëzua Agjencisë për Administrimin e Pasurive…
Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar 12 paditë e paraqitura nga Partia Demokratike. Mes tyre ishin ankesat e fundit për qarqet Elbasan, Durrës dhe Fier. Ky vendim i hap rrugën KQZ-së për të certifikuar rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve. Të gjitha përpjekjet ligjore të opozitës për të kërkuar përsëritjen e zgjedhjeve janë mbyllur. Tashmë mbetet në dorën e KQZ-së që në ditët në vijim të japë certifikimin përfundimtar të zgjedhjeve të 11 majit. Përfaqësuesi ligjor i PD-së, Marash Logu, kritikoi ashpër procesin gjyqësor, duke e cilësuar hetimin si të cekët dhe të pabazuar. ”Komisioni nuk u thellua në hetime. Një trajtim sipërfaqësor. Ky…