Author: tirana

Detaje të reja nga ngjarja e rëndë në Fier ku vajza vrau babanë dhe tentoi ta fshihte si ngjarje aksidentale. Pas disa orëve në komisariat Emanilda Rama është thyer dhe ka treguar që ajo e ka lidhur me tel të atin dhe e ka vrarë. Sipas informacioneve të marra nga gazetarja e Top Channel Dorjana Bezat, e reja ka treguar se e ka urryer të atin dhe se nuk e ka përkrahur kurrë në jetë. “I mbante lekët për vete. Nuk me blinte as rroba, asgjë. Me ka nxirë jetën”, ka thënë ajo. Ndërkohë nuk është ankuar për dhunë të…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka dhënë ultimatum për bizneset të cilat mbajnë materialet e tyre buzë rrugëve duke zënë hapësirat publike. Bizneset në anë të segmenteve rrugore kanë afat deri në 31 korrik për të larguar vetë çdo lloj materiali që ndodhet më pak se 20 m nga aksi i rrugës, ka theksuar ai në një postim. Për personat që nuk do ta zbatojnë urdhrin, do të ketë masa të rënda ndëshkimore sipas parashikimeve ligjore në fuqi. “Ka nisur edhe përpjekja për çlirimin e buzërrugëve kombëtare nga rraqet e llojllojshme të bizneseve anë rrugës. Bizneset në anë të segmenteve rrugore kanë…

Read More

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet dhe më 24.7.2025, ka dërguar për gjykim procedimin penal, nr.26/1/1 viti 2025 në ngarkim të të pandehurve: Astrit Vladi, i akuzuar për veprën penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, i parashikuar nga neni 245/1, paragrafi (1) të Kodit Penal (sipas përmbajtjes së kësaj dispozite para ndryshimeve të kryera me ligjin nr.43/2021).Erida Lazimi, e akuzuar për veprën penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, e parashikuar nga neni 245/1, paragrafi (2) i Kodit Penal (sipas përmbajtjes së kësaj…

Read More

Një 54-vjeçare shqiptare u arrestua në vendin tonë, pasi Spanja e ka dënuar me gjashtë vite burg për kultivim të lëndëve narkotike. Ajo akuzohet nga autoritetet spanjolle, për kultivim të bimëve narkotike dhe vjedhje të energjisë elektrike, teksa pritet ekstradimi në Spanjë. “Shtetasja shqiptare V. B., 54 vjeçe, banuese në Golem, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Sabadell, Spanjë, me vendimin e datës 30.06.2025, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike”, për të cilat maksimumi i dënimit është 6 vjet”, njoftoi policia. Interpol Tirana,…

Read More

Nëse dëshironi të udhëtoni dhe zbuloni vende që ende nuk janë prekur nga turizmi masiv, ju rekomandojme destinacionin evropian, Shqipërinë, shkruan Alba Solé Ingla në një artikull të botuar në revistën katalanase “El Nacional.cat”. Shqipëria është e rrethuar nga Mali i Zi, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Greqia. Vendi jetoi i izoluar nga bota nën regjimin diktatorial deri në vitet 1990. Plazhe parajsore Ky vend ballkanik po fiton titullin si parajsa e panjohur e Mesdheut. Riviera Shqiptare shtrihet nga veriu në jug të vendit. Parku Kombëtar Arkeologjik i Butrintit ka një sipërfaqe prej 15 hektarësh dhe ndodhet në lartësitë 30-50…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga Parku Kombëtar i Butrintit, ku turistë nga e gjithë bota kanë zgjedhur që të vizitojnë këtë sit arkeologjik. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama shprehet se turistët prekin historinë dhe bukurinë e parkut. “Mirëmëngjes dhe nga Parku Kombëtar i Butrintit që zgjohet çdo ditë me zërat e vizitorëve që vijnë nga e gjithë bota për të prekur historinë dhe bukurinë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Read More

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e datës 24 korrik, rreth orës 23:10, në aksin Palasë–Dhërmi, ku si pasojë ka humbur jetën një fëmijë 9-vjeçar dhe është plagosur një tjetër pasagjer. Sipas informacionit zyrtar të Policisë së Vlorës, Specialistët e Seksionit të Trafikut Urban dhe Interurban në DVP Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin M. K., 36 vjeç, banues në Librazhd, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”. Nga hetimet paraprake dyshohet se M. K., në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin e automjetit që drejtonte dhe është përplasur me bordurën anësore të rrugës. Përplasja fatale…

Read More

Dita e Premte do të shënojë edhe kulmin e kësaj vale afrikane në territorin shqiptar duke ngjitur termometrin deri në 43 gradë C. Përsa i përket kushteve atmosferike, mot i kthjellët dhe i nxehtë do të dominojë në të gjithë territorin e vendit. Orët e pasdites do të sjellin kalime vranësirash të lehta në zonat malore përgjatë shtrirjes Lindore. Pritet që vlera më të larta të shënohen përkatësisht në Qarqet: Shkodër, Titanë, Elbasan, Berat dhe Gjirokastër ku termometri pritet të shënojë nga 42 – 43 gradë C. Temperaturat e ajrit mbeten të larta si në mëngjes dhe në mesditë duke…

Read More

Dashi Ka shume gjase qe çiftet qe kane pasur prej kohesh probleme te mendojnë te ndahen sot. Për disa do jete zgjidhja me e mire ne fakt. Beqaret serish do jene te pafat ne dashuri. Mundësitë qe do iu jepen për takime nuk do jene aspak interesante. Financat do jene te stabilizuara. Do e mbani gjithë kohës nen kontroll situatën dhe nuk do keni vështirësi. DemiMarrëdhënia ne çift do jete shume e mire sot. Nuk do keni për çfarë te ankoheni sepse partneri do ua plotësojë te gjitha dëshirat. Beqaret do fiksohen pas një personi dhe do harrojnë gjithçka tjetër,…

Read More

Aktivistja konservatore Evi Kokalari dhe aktivistja për të drejtat e komunitetit LGBTQ+, Xheni Karaj kanë një përplasje virtuale, kjo pas protestës të zhvilluar një ditë më parë në sheshin “Skënderbej” në Tiranë, në mbështetje të Palestinës. Evi Kokalari ka reaguar me tone të ashpra ndaj pjesëmarrjes së Karajt në protestë, duke e quajtur një “idiotllëk të financuar nga Soros dhe e majta ndërkombëtare”, ndërsa ka përfshirë në kritikat e saj edhe aktivisten e njohur suedeze Greta Thunberg. Xheni Karaj e cilëson deklaratën e Kokalarit si plot urrejtje dhe paragjykim, duke theksuar se gratë si Kokalari janë rritur me “thërrimet e…

Read More

Pas disa orë kërkimesh nga polumbarët e RENEA-s, është gjetur trupi i pajetë i 16-vjeçarit që u mbyt në vendin që lidh kanalin e ujit të Luginës së Patokut me detin. Dy adoleshentët ishin duke u larë, kur papritur i ka marrë rrjedha dhe njëri prej tyre është mbytur. Ndërsa adoleshenti është transportuar në spital në gjendje të rëndë. Të pranishëm në operacionin e kërkimit të trupit, kanë qenë familjarë dhe banorë të zonës. Ngjarja e rëndë ndodhi sot në orën 15:00, në lagunën e Patokut, ku sipas policisë, 2 adoleshentët ishin duke u larë kur njëri prej tyre është…

Read More

Si pasojë e flakëve, 3 banesa janë djegur në fshatin Kakavijë, shumë pranë edhe me doganën që lidh vendin tonë me Greqinë. Për këtë qarkullimi i mjeteve për efekt sigurie për qytetarët u ndërpre për gati 60 minuta. Dhimitraq Toli, kryetari i Bashkisë Dropull, u shpreh se situata u vendos nën kontroll falë angazhimit të forcave të repartit zjarrfikës, por edhe mbërritjes së dy avionëve nga shteti fqinj.

Read More