Author: tirana

Do të lehtësohet dënimi për të gjithë ata persona që prishin qetësinë publike. Drafti i hedhur për konsultim publik, parashikon që personat që prishin qetësinë publike dënohem me gjobë ose me burgim deri në 3 muaj. Me Kodin aktual, personat që prishin qetësinë publike dënohen me gjobë ose deri në 2 vite burg. Sipas pikës 2 të nenit 406 në Kodin e ri Penal, nëse prishja e qetësisë publike kryhet nga persona që kanë marrë leje zyrtare për të organizuar aktivitete që mund të gjenerojnë zhurma si koncerte, festa apo evente të tjera, por i tejkalojnë kushtet e vendosura në…

Read More

Në terren vijon për lirimin e hapësirave publike. Kryeministri Edi Rama ka ndarë një video nga lirimi i hapësira publike nga plazhi në Kepin e Rodonit. Në facebook, Rama shkruan se do të garantohet akses i barabartë dhe kushte dinjitoze për të gjithë qytetarët dhe pushuesit. ”Kepi i Rodonit. Lirimi i plazheve publike përgjatë bregdetit të Durrësit. Rikthejmë hapësirat publike për qytetarët dhe pushuesit, duke garantuar akses të barabartë dhe kushte dinjitoze për të gjithë”,-shkruan Rama.

Read More

Me dhjetëra efektivë të Forcave të Armatosura, zjarrfikës, 4 mjete zjarrfikëse dhe dy helikopterë kanë shkuar në Delvinë për të bërë të mundur shuarjen e zjarrit. Në zonë ka mbërritur edhe Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu, prefekti Plator Nesturi, Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, Haki Çako, Haki Çako dhe Drejtori i Policisë Elidon Çela.

Read More

Tradita e kulinarisë shqiptare mbetet pikë e fortë krahas bukurive natyrore për tërheqjen e turistëve të huaj. Kryeministri Edi Rama ka postuar një video nga rrugëtimi 6-ditor i dy blogerëve të shijes Daniel Balilti dhe videografes Lihi Parnes në zbulim të kuzhinës autentike shqiptare. Shijet tradicionale të Shqipërisë, sipas kryeministrit, “po fitojnë zemra në mbarë botën”. “Blogerët e shijes Daniel Balilti dhe videografia Lihi Parnes zbulojnë kuzhinën tonë autentike gjatë një qëndrimi 6-ditor të organizuar nga Agjencia Kombëtare e Turizmit””, shkruan Rama. Produktet bio dhe gastronomia shqiptare kanë potencial jo vetëm për të rritur ekonominë vendase, por edhe për fuqizuar…

Read More

Këtë të premte, Gjykata e Posaçme e Apelit konfirmoi dënimin me burgim përjetë të Festim Bexhdilit, ish-kopshtari i kompleksit në Shijak ku u dërgua pas rrëmbimit e nga ku u zhduk më pas trupi i Jan Prengës. Bexhdili u rigjykua në Apel në zbatim të një vendimi të Gjykatës së Lartë, që ktheu çështjen në Shkallën e dytë, duke prishur dënimin përjetë të dhënë me herët ndaj tij. Apeli u përball me dy kërkesa të ndryshme nga dy prokurorët e të njëjtës çështjeje. Një nga prokurorët kërkoi dënim me 20 vite burg, me pretendimin se Bexhdili ishte i rastësishëm në…

Read More

Kuvendi dështoi të konstituohet edhe në përpjekjen e 52. Seanca u ndërpre sërish në pikën e votimit për ngritjen e komisionit për mbikëqyrjen e votimit të fshehtë. Kushtetuesja që kufizoi afatin për vendimmarrje të Kuvendit deri të shtunën nuk solli ndonjë ndryshim në sjelljen e 120 deputetëve, të cilët i qëndruan besnikë pozicioneve që kanë mbajtur që nga fillimi. Krerët e partive deri dje në opozitë mirëpritën masën e pezullimit të Kushtetueses. “Dëshira jonë ka qenë që kjo të ndodhë tashmë, që të ketë një aktgjykim para se të skadojë afati, në mënyrë që ta kenë të qartë deputetët se…

Read More

Zv/ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Megi Fino u takua me sekretarin e shtetit për Bashkimin Evropian në Spanjë, Fernando Sampedro. Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njoftoi sot se të dy palët patën një diskutim të frytshëm mbi forcimin e bashkëpunimit mes vendeve tona. Gjithashtu në takim u riafirmua mbështetja e Spanjës për procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Read More

Ministria e Mbrojtjes, këtë të premte ka urdhëruar evakuimin e menjëhershëm të banorëve në fshatrat Palavli, Vergo dhe Kopaçëz, në Bashkinë Delvinë, për shkak të rrezikut nga zjarret. Ministria u bën thirrje të gjithë banorëve të respektojnë udhëzimet e emergjencave civile dhe të bashkëpunojnë me forcat e Policisë dhe autoritetet vendore, të cilat janë angazhuar për mbrojtjen e jetës dhe pronës së tyre. Në operacion janë përfshirë edhe dy helikopterë të Forcës Ajrore, të cilët po veprojnë në zonën e Delvinës, ndërsa dy të tjerë janë angazhuar në operacionet ajrore në qarkun Berat-Dimal.

Read More

Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj do të gjykohet për “shpërdorim detyre” për çështjen “Buka sha”. Gjykata ka pranuar kërkesën e SPAK për të kaluar për gjykim dosjen në ngarkim të Ahmetajt. Ndërsa për pesë personat e tjerë, të dyshuat në të njëjtën çështje, vijojnë hetimet. SPAK pretendon se Ahmetaj duke privatizuar ish-fabrikën e miellit, i ka shkaktuar shtetit dëm prej 7 miliardë lekësh të vjetër. Në procedurën e privatizimit të vitit 2015 janë shkelur një vendim i Gjykatës Kushtetuese dhe katër vendime gjyqësore, pasi toka dhe ndërtesat në pronësi të familjes Myderzi nuk u kanë njihet sipas ligjit, ndërsa asnjë masë nuk…

Read More

Deputeti i PS-së, Erion Braçe vijon që të jetë zë i problemeve të komunitetit, edhe pse është pjesë e qeverisë. Ai ka denoncuar situatën me plehrat në zonën e Selitës, në Tiranë, ku pranë qendrës shëndetësore koshat e mbeturinave janë të papastruara. Aty pranë ndodhen edhe posta e një kopësht fëmijësh. Braçe kritikon Bashkinë e Tiranës dhe Ministrinë e Shëndetësisë, që nuk kanë marrë asnjë masë, njëri institucion për pastrimin e tjetri si kujdestare për shëndetin publik. Postimi i plotë Dita 3 – Selitë, lagjia e qendrës; Mesa duket në Bashki dhe Ministrinë e Shëndetësise e hanë turpin me bukë! Koshat…

Read More

Zjarri që ka rënë në fshatrat Vergo dhe Palavli të Delvinës, ka marrë përmasa të frikshme. Aty ku flakët raportohet se kanë djegur disa banesa. Pamjet që vijnë nga vendngjarja tregojnë për një situatë apokaliptike, ku flakët e zjarrit i janë afruar rrugës nacionale. Zjarri në Delvinë vazhdon prej disa ditësh, ku dëme të mëdha ka shkaktuar edhe në fshatin Senicë, ku u dogj kisha shekullore e Shën Dhimtrit dhe 4 banesa. Forca të shumta zjarrfikëse janë të angazhuara në terren për shuarjen e flakëve.

Read More

26-vjeçarja Ermalinda Rama ka pranuar përpara grupit hetimor se ka vrarë të atin, Anesti Rama, 56 vjeç, duke e mbytur me tel ne fyt. Në dëshminë e saj, ka rrëfyer se jetonte nën presion për shkak se i ati ishte fanatik dhe e mbante të mbyllur. Vajza e dytë e viktimës e cila jeton jashtë, tha se fliste shpesh me ta në telefon dhe nuk kishte parë asnjë shqetësim. ”Më mori motra në telefon dhe më tha që babi ka rënë në banjë, më pas e fiku telefonin, marr mamin në telefon dhe i them është gjallë? Jo më tha…

Read More