Author: tirana

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku, njëherazi Kryetare e Komisionit Parlamentar për Integrimin Europian, ndodhet në Como të Italisë ku po merr pjesë në një konferencë të rëndësishme ndërkombëtare të organizuar nga Fondacioni Konrad Adenauer (KAS), me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të CDU, EPP dhe partnerëve të tjerë strategjikë të Shqipërisë. Në fokus të kësaj konference është pikërisht rruga e Ballkanit Perëndimor drejt Bashkimit Europian dhe sfidat e reformave që kërkohen për të garantuar një integrim të suksesshëm dhe të besueshëm. Tabaku, si një nga zërat më të angazhuar në Kuvendin e Shqipërisë për çështjet e integrimit, ka mbajtur një rol aktiv…

Read More

Këtë të shtunë kryeministri Edi Rama ka ndarë me ndjekësit pamjet nga kantieri i punës në shkollën “Ndre Mjeda” në Shkodër, që do të presë 800 nxënës. Investimi rikonstruksionin e kësaj shkolle është bërë nga Qeveria Shqiptare dhe Bashkia Shkodër. “Shkolla “Ndre Mjeda” po rilind me kushte dhe standarde bashkëkohore për afro 800 nxënësit dhe mësuesit e saj. Ky investim i Qeverisë Shqiptare dhe Bashkisë Shkodër, po merr formë dita-ditës, ku deri më tani ka përfunduar ndërtimi i shtesës së godinës, ndërsa po vijon puna në pjesën e brendshme të shkollës, për të hapur dyert e saj në fillim të…

Read More

Dy ekspertë të rinj të teknologjisë janë rikthyer në Shqipëri, duke sjellë me vete të gjitha njohuritë e fundit që fituan gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara në programin Global Undergraduate Exchange Program (Global UGRAD). Ambasada amerikane në Tiranë vlerësoi sot se “partneriteti me Shtetet e Bashkuara, një udhëheqës global në teknologji dhe inovacion, sjell mirëqenie dhe siguri për të dy vendet tona”. Flavio Skoti studioi shkenca kompjuterike në Georgia College & State University, dhe Dea Basha studioi inxhinieri softueri në Bluefield State University. “Si e përshkruajnë përvojën? Për Dean, të jashtëzakonshme dhe që të ndryshon jetën”, thuhet në njoftimin…

Read More

Në fshatin Kopacez të Delvinës, bagtitë po digjen të gjalla dhe pronari i tyre akuzon shtetin për ndërhyrjen, sipas tij të vonuar, e cila thotë ai ka shtuar më tepër dëme. “Shihni çfarë masakre është bërë në fshatin Kopaçez! Gjynah nga zoti janë djegur delet për së gjalli. Edhe shteti asnjë lloj mase, kanë vajtur atje poshtë dhe kuvendojnë, qeshin, tallen. Fshati Kopaçez është bërë hi nuk ka ngelur më asgjë në fshat asgjë prej gjëje”, dëgjohet të thotë ai në videon ku shihen bagëtitë e djegura.

Read More

Oriola Marashi zemrën e ka të zënë. Përkundër se nuk dihet shumë për jetën e saj private meqë e mban heremtike nga publiku, një postim i fundit i saj i ka vënë vulën. Ajo ka bërë të ditur se është në një lidhje dashurie. Përmes një InstaStory, ajo ka ndarë pak nga “date night” teksa i mban dorën të dashurit të saj, tani për tani misterioz.

Read More

Vrasja e babait nga vajza me tel në fshatin Frashër të Fierit, sot mori tjetër zhvillim me arrestimim e një 55-vjeçari. Arrestimi i Çlirim Doganit si bashkëpunëtor në vrasjen e Anesti Ramës disa ditë më parë, për banorët e fshatit Arapaj është një lajm i habitshëm dhe i pabesueshëm. Në një deklaratë për mediat disa prej tyre thonë se 55-vjeçari njihet si njeri me personalitet, i martuar me dy fëmijë dhe prej disa vitesh punonte si shofer i linjës urbane Fier dhe fshatra të zonës Sukë e Strumë. Vajza e xhaxhait të Çlirimit, Manushe Dogani dhe banori Fatmir Çalamani pohojnë…

Read More

122 persona mes tyre 83 fëmijë kanë humbur jetën si pasojë e krizës në urisë në Gaza. Presidenti Donald Trump njofton se marrëveshja mes Izraelit dhe Hamasit nuk është arritur me këta të fundit që nuk kanë pranuar kushtet. Sipas Trump tani Izraeli duhet të mbarojë punën në Gaza. E teksa Gaza po përballet me një krizë urie, Presidenti Amerikan Donald Trump tha se grupi militant palestinez Hamas nuk donte të bënte një marrëveshje për armëpushim dhe lirim pengjesh në Gaza. “Ata u tërhoqën për sa i përket negociatave. Ishte shumë keq. Hamasi nuk donte vërtet të bënte një marrëveshje.…

Read More

Një krim i dyfishtë ka tronditur qytetin e Budvës këtë të shtunë, ku humbën jetën babai dhe djali i tij. Sipas mediave lokale, ngjarjes së rëndë i ka paraprirë një mosmarrëveshje familjare shumëvjeçare, ndërsa shkaku i menjëhershëm duket se ka qenë një debat për transportin e turistëve me anije, aktivitet me të cilin viktimat dhe i dyshuari ishin marrë për vite me radhë. Mëngjesin e sotëm, ai është paraqitur pranë një stende ku ndodheshin vëllai dhe dy kushërinjtë e tij. Dyshohet se ai ka nxjerrë armën, ka qëlluar për vdekje vëllain dhe më pas një nga djemtë e tij. Djali…

Read More

Vajza që vrau babain me tel, sipas detajeve të fundit ka qenë në një lidhje intime me 55-vjeçarin, i cili nga ana tjetër ishte i martuar dhe babai i fëmijëve në moshë madhore. 55-vjeçari u arrestua sot nga Policia e Fierit, si i përfshirë në krim. Dyshimet janë se ajo e vrau babain, pasi e shihte si pengesë për lidhjen e re që kishte me 55-vjeçarin. Çlirim Dogani, ndërkohë mohon të gjitha akuzat dhe pretendon se ndodhej në fshatin e tij shumë larg vendit të ngjarjes, kur ndodhi krimi. Ermalinda Rama, mbyti të atin me një tel, duke i shkaktuar…

Read More

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani mbrëmjen e djeshme mori pjesë në dasmën e vajzës së ish-Presidentit historik Ibrahim Rugova. Osmani ka qenë e shoqëruar nga bashkëshorti i saj, Prindon Sadriu. Vajza e Ibrahim Rugovës, Teuta Rugova u martua me Agron Gjeloshin, djalin e politikanit shqiptar në Mal të Zi, Nik Gjeloshaj.

Read More

Dy vatra zjarri vijojnë të jenë aktive në qarkun e Korçës, përkatësisht në fshatrat Dishnicë të Bashkisë Korçë dhe Strelcë të Bashkisë Maliq. Të dy rastet paraqiten me intensitet të ulët dhe janë nën kontroll të vazhdueshëm nga forcat zjarrfikëse, ushtarake dhe shërbimet pyjore. Në Dishnicë, zjarri është drejt shuarjes, me përfshirje të gjerë forcash dhe mjetesh, ndërsa në Strelcë mbetet aktive vetëm vatra veriore. Në total janë angazhuar 143 forca dhe 10 mjete operacionale. Prefektura e Qarkut Korçë njofton se vijon të qëndrojë në gatishmëri të lartë, në bashkëpunim me të gjitha strukturat përkatëse për menaxhimin dhe shuarjen e…

Read More

Emanilda Rama vrau për motive të dobëta, babanë e saj. Krimi që tronditi shqiptarët ndodhi në fshatin Frashër të Fierit. Sakaq, në pranga ka rënë edhe një burrë. Në vijim të hetimeve të kryera me qëllim dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Kundër Personit të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier bënë ndalimin e shtetasit Çlirim Dogani, 55 vjeç, banues në fshatin Arapaj, Roskovec. Nga kryerja e hetimeve dyshohet se ky shtetas ka bashkëpunuar me Emanilda Rama, në vrasjen e babait të saj nëpërmjet mbytjes me tel, si edhe duke përdorur sende të…

Read More