Author: tirana

Gjykata e Fierit rishikon masat për katër zyrtarët që shpërdoruan detyrën në bashkinë e Fierit. Gjykata, bazuar në nenet 228, 229, 232, 237, 240 dhe 248 KPP, pasi dëgjoi palën kërkuese, personat nën hetim dhe mbrojtësit e zgjedhur prej tyre me deklarim në seancë gjyqësore; V E N D O S I : 1. Pranimin e kërkesës së Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier për marrje në pyetje të personave nën hetim A. H, A.C, M. D dhe V.Ç. 2. Të vijojë zbatimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në shtëpi”,…

Read More

Për shkak të temperaturave shumë të larta, situatë kritike paraqitet me zjarrin në Bulqizë, i cili po përhapet me shpejtësi të madhe. Përveç pyjeve po rrezikohen disa banesa në Plani i Bardhë dhe Bulqizë. Për shkak të përhapjes së flakëve me shpejtësi, zjarrëfikset e Klosit, Bulqizës e Dibrës e kanë të pamundur pērballimin e situatës, për shkak të përhapjes së flakëve. Prefekti Shehu dhe krytarja e bashkisë Klos, Valbona Kola kërkuan ndërhyrje nga ajri për stabilizimin e situatës.

Read More

Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në aksin rrugor Memaliaj-Mallakastër, me pasojë në jetë njerëzish. Dy mjete, Range Rover dhe Mercedez Benz, janë përplasur me njëra-tjetrën, teksa i vdekur ka mbetu një 10-vjeçar, ndërsa tre të tjerë janë në gjendje të rëndë shëndetësore. Në njërën prej mjeteve ndodheshin dy ukrainas, teksa policia ndodhet në vendin e ngjarjes për të zbuluar shkaqet e aksidentit.

Read More

Shqipëria po përballet me një valë të përhapur zjarresh në të gjithë territorin, ku deri në orën 13:00 janë evidentuar 26 vatra, nga të cilat 17 janë ende aktive, ndërsa 9 janë nën monitorim. Në operacionet për shuarjen e flakëve janë angazhuar 634 forca bashkiake, 284 efektivë të Forcave të Armatosura, si dhe 36 mjete zjarrfikëse. Zonat më të prekura përfshijnë: Qarku Dibër: Vatra aktive në Parkun Kombëtar të Lurës, Zall Gjoçaj dhe Livadhet e Peladhisë. Ndihmë ajrore është kërkuar për zonat më të vështira. Qarku Vlorë: Flakët vazhdojnë në Dukat, Kalasë (Delvinë), Ploç, Sevaster dhe Markat (Konispol). Për shkak…

Read More

Një vatër e madhe zjarri është aktivizuar gjatë ditës së sotme në fshatin Markat, në Bashkinë Konispol, duke shkaktuar djegien e një banese dhe duke rrezikuar seriozisht të tjera objekte të banuara në zonë. Banorët janë larguar me urgjencë nga shtëpitë, ndërsa përpjekjet për shuarjen e flakëve vazhdojnë në kushte të vështira. Zjarri ka nisur ditën e djeshme në fshatin Ninat, por shërbimet zjarrfikëse të Konispolit, së bashku me banorët, arritën ta neutralizonin pas ndërhyrjes intensive gjatë gjithë natës. Megjithatë, sot vatra është riaktivizuar në zonën e Markatit, duke marrë përmasa të rrezikshme për jetën dhe pronën. Aktualisht në terren…

Read More

Policia e shtetit dhe agjentë të BKH kanë ushtruar mbrëmjen e djeshme një aksion të shtrirë në Tiranë, Vlorë dhe Palasë. Jnë lëshuar shtatë masa sigurie për persona që dyshohet të përfshirë në çështje të trafikut të drogës. Aksioni është iniciuar pas informacioneve të dala nga përgjimet në aplikacionin SKYECC. Ndërkohë sot mësohet se janë sekuestruar edhe dy automjete luksoze.

Read More

SPAK godet një rrjet ndërkombëtar droge – mbi 6 ton lëndë narkotike të sekuestruara me vlerë tregu prej 411 milionë eurosh, 16 persona nën hetim. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (Prokuroria e Posaçme), me vendimin e datës 15.05.2024, ka vendosur ndarjen e akteve nga procedimi penal nr. 184/1 i vitit 2021 dhe regjistrimin e procedimit penal nr. 184/3 i vitit 2024, ndaj 9 (nëntë) shtetasve të dyshuar: P. D., J. M., B. P., A. (alias D.,) Sh., R. Rr., G. (alias K., alias E.,) N., E. S., B. H., dhe J. P., për veprat penale të…

Read More

Në kushte të temperaturave ekstreme që kanë përfshirë qarkun e Kukësit ditët e fundit, Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike rajonal ka nisur një aksion për të shmangur rrezikun e zjarreve në kurorën e gjelbër të qytetit, ku shtrihen edhe linjat e tensionit të mesëm të transmetimit të energjisë. Grupet e OSHEE-së po angazhohen në prerjen e degëve të pemëve të larta që ndodhen pranë linjave elektrike, me qëllim që të mos bien në kontakt me to, një faktor që mund të shkaktojë zjarr, veçanërisht në kushte të nxehtësisë së lartë. Si pasojë e këtyre ndërhyrjeve, është bërë e nevojshme…

Read More

Edhe këtë të shtunë Kuvendi i Kosovës ka dështuar të konstituohet edhe në përpjekjen e 53. Një tjetër seancë u ftua për sonte në ora 22:00. Nga e diela hyn në fuqi masa e përkohshme e pezullimit të aktiviteteve të Kuvendit deri më datë 8 gusht. Kryesuesi i seancës Avni Dehari sërish ftoi partitë PDK, LDK, AAK dhe Lista Serbe të propozojnë anëtarë për komisionin qe do të mbikëqyrte votimin e fshehtë. Të gjitha këto parti refuzuan dhe seanca u ndërpre. Në fillim të seancës u mbajt një minutë heshtje për të gjithë policët e rënë në krye të detyrës,…

Read More

Vajza 26-vjeçare nuk veproi e vetme në mbytjen me tel që i bëri babait të saj, Anesti Rama. Në momentin e krimit kanë qenë prezentë vajza, mama e saj (bashkëshortja e viktimës), si dhe Çlirim Dogani. Dyshohet se vajza fillimisht e ka goditur babanë e saj në organet gjenitale, dhe pasi ai ka rënë në tokë, Dogani e ka mbajtur nga duart teksa ajo e mbyste me tel. Po ashtu ata kanë përdorur edhe mjete të forta dhe mjete prerëse. Ndërkohë nëna e 26-vjeçares ka ndihmuar në fshehjen e gjurmëve dhe pastrimin e gjakut nga trupi i viktimës. Krimi është…

Read More

Rëndohet situata e zjarrit në malin Shpirag në Berat. Që prej mesditës së djeshme me dhjetëra trupa të zjarrfikësve, forcat e ushtrisë dhe punonjës së bashkisë së Beratit po luftojnë me flakët të cilat kanë marr përmasa të mëdha. Kurse mesditën e sotme vatrat e zjarrit janë afruar pranë banesave në fshatin Paftal të komunës Sinje duke rrezikuar djegien e tyre. Është dashur ndërhyrja e dy helikopterëve të ushtrisë ndërsa situata ende paraqitet e rrezikshme.

Read More

Alarmi kuq pasi Shqipëria është në pushtetin e flakëve. I gjithë vendi po përvëlohet nga vatra të shumta të zjarrit, të favorizuara edhe nga temperaturat tepër të larta, si dhe era e fortë në disa zona. Situata problematike është në fshatin Paftali të Beratit. Zjarri që kishte rënë në malin e Shpiragut, ka zbritur në fshatrat poshtë. Zjarre të shumta kanë prekur fshatin Paftali, aty ku forcat e emergjencës kanë nisur evakuimin e banorëve. Ka dhe nga ata banorë të cilët refuzojnë apo hezitojnë të largohen. Në veri, vatrat e zjarrit janë aktive në zonën e Shkopetit në Mirditë. Në…

Read More