Zjarri në malin e Borshit vijon ende, në intensitet të lartë. Edhe pse zjarrfikësit e Himarës gjatë gjithë ditës kanë qenë në terren, nuk kanë arritur ta marrin situatën nën kontroll.Terreni i vështirë ka qenë ai i cili ka vështirësuar punën e forcave zjarrfikëse. Flakët vijojnë të lëshojë tym, i cili përfshin të gjithë vijën bregdetare nga Borshi, Qeparoi deri në Himarë.Deri tani nuk ka rrezik për djegie banesash, por intensiteti i zjarrit mbetet i lartë.
Author: tirana
Më shumë se katër orë që vatrat e zjarrit po përhapen me shpejtësi duke djegur kryesisht kullota që ka ky mal, por duke rrezikuar disa banesa të fshatit Kaninë, por dhe stanet me bagëti. Rreth 20 forca zjarrfikëse ndodhen në mal duke izoluar flakët dhe mbajtjen në kontroll të tyre.Situata bëhet kritike në orët e mbrëmjes për shkak të terrenit të thyer dhe të vështirë për të operuar.
Linda Rama, bashkëshortja e kryeministrit Edi Rama, ka rrëfyer në një intervistë televizive, ku ka folur mbi rolin dhe kontributin e saj si akademike në fushën e ekonomisë, në të shkuarën dhe aktualisht. Që nga rënia e komunizmit, përfshirja në shoqërinë civile, qëndrimi larg politikës, ndryshimet në ekonominë shqiptare, tranzicioni pas viteve 90-të dhe deri te perspektiva e zhvillimit të vendit, roli i të rinjve dhe pozicionimin e saj si zë i shoqërisë civile. Ajo tregoi edhe një nga motivet përse e refuzoi hyrjen në politikë dhe pse zgjodhi shoqërinë civile, për t’i qëndruar përballë para sfidave të mëdha. Intervista…
Situata e zjarreve mbetet kritike edhe në vendin fqinj, Greqi. Flakët po përhapen në Atikë, Evia, Kythira dhe Mesinia, teksa autoritetet i janë drejtuar për ndihmë edhe Mekanizmit Europian të Mbrojtjes Civile për mbështetje me mjete ajrore dhe forca shtesë. Njësi të ndryshme lokale dhe Policia i kanë bërë thirrje banorëve të zonave që cilësohen si problematike, që të evakuohen sa më shpejt nga dhjetëra vendbanime. Qytetarët po evakuohen nga Kryoneri në Atikë. Atmosfera në Atikë është mbytëse, teksa janë ndarë edhe pamje të ‘mbretërisë’ së tymit asfiksues që ka mbyluar qytetin dhe vatrave të fuqishme të zjarrit që përparojnë.…
Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar për një operacion të gjerë për shuarjen e zjarrit të rënë në zonën e Qafë Buallit, në afërsi të qytetit të vjetër të Bulqizës dhe fshatit Plan i Bardhë. Në operacionin intensiv janë angazhuar: 8 mjete zjarrfikëse 40 efektivë të MZSH 15 efektivë të Policisë së Shtetit 25 forca të bashkisë 10 forca vullnetare Ndërkohë, janë përfshirë edhe 2 helikopterë të cilët po kryejnë ndërhyrje ajrore në rotacion për të ndihmuar në izolimin e vatrës së zjarrit që ka përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme me bimësi të thatë.
Një vatër zjarri që përfshiu një pjesë me bimësi të ulët në territorin e Parkut Kombëtar të Prespës në Pustec vazhdon të mbetet aktive për shkak të terrenit të thepisur dhe mungesës së rrugëve kaluese. Kryetari i Bashkisë Pustec, Pali Kolefski, tha se ndërhyrja ka qenë e menjëhershme që në momentin e parë të sinjalizimit, por thatësira dhe kushtet atmosferike kanë favorizuar përhapjen e flakëve. “Në terren kanë qenë zjarrfikësit e bashkisë sonë, ata të Pogradecit, punonjës të shërbimeve publike dhe zona e mbrojtur. Jemi në koordinim për të vijuar ndërhyrjen në orët e para të mëngjesit, pasi specialistët vlerësojnë…
Pesë persona kanë humbur jetën gjatë natës në Ukrainë dhe Rusi si pasojë e shkëmbimeve intensive me dronë dhe raketa midis dy vendeve, ndërsa përpjekjet për një armëpushim vijojnë të dështojnë. Zyrtarët ukrainas konfirmuan se Rusia qëlloi mbi 200 dronë dhe rreth 30 raketa, duke goditur kryesisht rajonin e Dnipropetrovsk, ku mbetën të vrarë tre persona dhe u plagosën gjashtë të tjerë. Në Rusi, autoritetet lokale në Rostov njoftuan se dy persona vdiqën pas një sulmi me dron ukrainas që përfshiu një makinë në flakë. Sulmet ndodhën paralelisht me përditësimet nga të dyja palët për zhvillimet në front. Rusia deklaroi…
Humbja e thellë në zgjedhjet e 11 majit nga opozita ka ngritur edhe debatin pse kreu i PD-së Sali Berisha nuk po zbaton statutin dhe “Nenin Basha”. Por edhe aleatë të tij nuk kanë mbetur shumë të kënaqur me rezultatin, edhe pse përsa i përket çështjes të largimit apo jo të Berishës, shpesh flasin “me arra në gojë”. Por ai që duket se nuk mungon edhe të lëshojë ndonjë ‘batutë’ herë pas here, është kreu i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka. Me një postim të fundit në rrjetin social Facebook, ai ironizon dhe tall Berishën dhe PD, duke thënë se në…
Aktualisht janë 17 vatra aktive në disa qarqe të Shqipërisë, ku po vijon puna për izolimin dhe shuarjen e tyre. Në terren janë angazhuar afërsisht 1000 forca, ushtarake dhe civile, të cilat po punojnë pa ndërprerje, nën koordinimin e Shefit të Shtabit të Forcat e Armatosura të Shqipërisë dhe Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile. Nën koordinimin e AKMC po sigurojmë mbështetjen e mjeteve të Forcës Ajrore në disa zona si Delvinë, Konispol, Berat/Dimal dhe Bërzhitë, me 5 helikopterë të përfshirë në operacione në këto momente. Deri tani janë neutralizuar 9 vatra zjarri, të cilat po monitorohen nga afër për të…
Finlanda ka regjistruar 14 ditë radhazi temperatura që tejkalojnë 30 gradë Celsius, duke vendosur një rekord të ri kombëtar për motin dhe duke tejkaluar rekordin e mëparshëm të vitit 1972, raportoi Instituti Meteorologjik Finlandez, sipas “Helsinki Times”. Pragu u kalua sërish dje në Parikala, ku temperaturat arritën në 30,3 gradë Celsius. Rekordi i mëparshëm për 13 ditë radhazi – mbi 30 gradë Celsius – u regjistrua në vitin 1972. Kjo është vala më intensive dhe e qëndrueshme e të nxehtit në historinë e Finlandës, e cila daton që nga viti 1961. Periudha e gjatë pa shi e ka lënë pjesën…
Zjarr i përmasave të mëdha në Parkun Kombëtar të Prespës në zonën e Pustecit. Vatra ka marrë përmasa gjatë minutave të fundit duke u përhapur në pyll. Zjarrfikësit e bashkisë Pustec, forca të tjera nga shërbimet publike, ADZM dhe policia kufitare ndodhen në terren, situata paraqitet shumë e vështirë për shkak të përhapjes së madhe të vatrës. Janë më tepër se 50 forca në terren që po bëjnë të mundur ndërhyrjen për izolimin fillimisht të flakëve, por situata mbetet kritike.
Strukturat e sektorit energjetik kanë rritur gatishmërinë në rang vendi, për të minimizuar problemet e furnizimit me energji, në kushtet e rritjes së temperaturave. OST dhe OSSH, po ndërveprojnë ngushtësisht për të eleminuar sa më shpejtë pasojat që sjell rritja e konsumit dhe regjjimi i sforcuar i funksionimit të pajisjeve elektrike. Konkretisht: Linja 110kV Elbasan – Kusath u stakua për shkak të dëmtimit të transformatorit të rrymës, problem që u zgjidh menjëherë nga grupet e OST, duke zëvendësuar në kohë rekord pajisjen. Në Bistricë, nënstacioni 110/35kV pati problem me transformarorin, duke sjellë stakim të energjisë elektrike deri në 15 minuta…