Kreu i KPP, Jonaid Myzyri ka mbërritur paraditen e së hënës në Apelin e Posaçëm. Ai kundërshton masën e “pezullimit nga detyra” dhe atë të “detyrimit për paraqitje”. Myzyri u mor i pandehur për veprën penale “shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, e kryer në bashkëpunim.
Author: tirana
Nisma “Shqipëria Bëhet” ka ankimuar në Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, që i dha mandatin e fituar në qarkun Tiranë vajzës së tezes së Adriatik Lapajt.
Një ndërhyrje e avancuar neurokirurgjikale që i ktheu shpresën për jetë një pacienti 75-vjeçar, pas një goditjeje të rëndë në tru është realizuar për herë të parë në Spitalin Memorial të Fierit. Kryeministri Edi Rama ka ndarë lajmin në rrjetet e tij sociale, ku njofton se është realizuar me sukses kranioplastika e parë. “Pas 6 muajsh pritjeje dhe përkujdesje të vazhdueshme, pjesa e munguar e kraniotomisë iu vendos sërish pacientit, i cili tashmë ka dalë nga spitali në gjendje të mirë shëndetësore. Mirënjohje për ekipin mjekësor: Dr. Egemen Nursoy, Dr. Klaudio Disha, Dr.Hasan Bayindir, Dr. Holta Kraja, Dr. Xhesika Hoxha…
Qarku Dibër vijon që të ketë probleme me zjarret, kryesisht në rrethin e Matit ku vazhdojnë të jenë aktive vatra të mëdha zjarresh në Zall Gjoçaj. Flakët janë aktive në krahun e Matit dhe Lurës, Maja e Tolles, Malin Allushe dhe në Malin e Dejas, ku po ndërhyhet me forcat e ushtrisë dhe forcat zjarrëfikëse, por kanë mjaft të vështirë për shkak të terrenit. Aktiv mbetet edhe një tjetër vatër zjarri në Bulqizë, në malin e quajtur Maja e Lepurit, në fshtin Plan i Bardhë në Bashkin Klos si dhe në Qafën e Buallit zjarret, të cilët dogjën me qindra…
Egli Tako është rikthyer në qendër të vëmendjes për koncertin që mbajti në Drenicë. E njohur për vokalin dhe energjinë në skenë, këtë herë Egli u shfaq e mbështjellë me flamurin kombëtar shqiptar, teksa interpretoi këngën e ndjeshme “A vritet pafajësia”, duke rrëmbyer duartrokitjet e publikut. Ky koncert vjen pak kohë pasi ajo u komentua gjerësisht në rrjet për interpretimin e këngës patriotike “Mora fjalë”, për shkak të veshjes së konsideruar të papërshtatshme nga një pjesë e ndjekësve. Në Drenicë Egli zgjodhi një qasje më solemne dhe emocionuese, duke e lidhur performancën me simbolikën kombëtare dhe ndjenjën patriotike. Një tjetër…
Këtë të hënë paradite pritet që të mbahet seanca e parë gjyqësore për vrasjen makabre të 56-vjeçarit Anesti Rama në Frashër të Fierit. Tre të akuzuarit, vajza, i dashuri i saj dhe nëna e 26-vjeçares, njëkohësisht edhe bashkëshortja e të ndjerit, pritet t’u komunikohet masa e sigurisë. Ata akuzohen për vrasjen e Anesti Rama, teksa disa orë pas ngjarjes u zbuluan detaje të rënda nga vrasja. Dyshohet se vajza fillimisht e ka goditur babanë e saj në organet gjenitale, dhe pasi ai ka rënë në tokë, Dogani e ka mbajtur nga duart teksa ajo e mbyste me tel.Po ashtu dyshohet…
Nga Ylli Manjani Qasja e disave, përfshi edhe mediat, për t’u marrë me nene konkrete të projekt-kodit është interesante për të bërë lajm. Mirëpo rreziku është që del dikush nga shkruesit e projektit dhe thotë që “dakord e heqim atë nen”. Pyetja që mbetet është: A u rregullua projekti nëse neni x u hoq?Duhen nxitur analiza më të plota, më përgjithësuese. Si fillim duhet të biem dakord me një bosht llogjik, të drejtë e proporcional mbi bazën e të cilit ndërtohet një Kod Penal.Ideja ime, fjala vjen, është që vrasja dhe vjedhja të jenë majat e veprave penale.Nuk mund të…
Mëngjesin e sotëm, trupa e shërbimit zjarrfikës të Gjirokastrës, në bashkëpunim me forcat mbështetëse të Bashkisë Gjirokastër, ka ndërhyrë në malin e Skërficës për të izoluar përhapjen e një zjarri të fuqishëm që po avancon nga territori i Delvinës drejt Gjirokastrës. Terreni është i vështirë dhe kërkon koordinim të lartë për të parandaluar kalimin e flakëve në zonat e banuara apo me interes pyjor. Kurse në fshatin Zhulat vijon djegia e disa trungjeve të mëdha, por pa rrezik për përhapje. Këto pjesë po monitorohen nga shërbimi zjarrfikës, për të parandaluar çdo riaktivizim të mundshëm.
Drejtori i Emergjencave Civile, Haki Çako, ka dhënë një përditësim të situatës së zjarreve në vend. “Kemi pasur zjarre masive në Bashkinë e Delvinës, Konispolit, Himarës dhe Vlorës. Është punuar dhe vijon puna intensive nga strukturat tona. Mbrëmja e kaluar ka qenë shumë intensive në zonën e Lukovës, ku zjarret janë riaktivizuar dhe kanë qenë rrezik i madh për zonat e banuara, por falë punës së jashtëzakonshme, u bë i mundur eliminimi i pasojave nga zonat e banuara”, tha Çako. “Ka pasur rrezik të shtuar në Lukovë, ashtu si edhe në zonën e Delvinës. Kemi ende prezencë zjarri që po…
Këtë të hënë kryeministri Edi Rama e ka nisur me pamjet nga rruga e re Bulqizë–Librazhd, aksi Ura e Çerenecit–Zgosht. Në këtë postim kreu i qeverisë ka theksuar se hap një korridor të ri lindor që lidh Dibrën me Elbasanin, duke transformuar qasjen ndaj zhvillimit rural dhe turizmit malor. “MIRËMËNGJES dhe me rrugën e re Bulqizë–Librazhd, aksi Ura e Çerenecit–Zgosht, që jo vetëm lidh Dibrën me Elbasanin, por krijon një korridor të ri lindor duke sjellë më afër bukuritë natyrore dhe pasuritë e turizmit malor, nxit ekonominë rurale dhe i jep jetë sipërmarrjeve të reja bujqësore e turistike, ju uroj…
Këtë të hënë KQZ do të shpërndajë mandatet e qarqeve Fier, Durrës dhe Elbasan duke vulosur përfundimisht rezultatin e zgjedhjeve. Rrëzimi i ankimit të PD edhe në Kolegj Zgjedhor i hapi rrugë KQZ certifikimit të rezultatit në këto 3 qarqe ku opozita pretendonte manipulim të rezultatit edhe përmes fenomenit të trenit bullgar, por as rinumërimi nuk solli asnjë ndryshim. Në Elbasan PD pësoi humbje të thellë dhe rezultati u nda 10 me 4 për PS. Në Durrës PD ruajti rezultatin 6 me 8 por me një rënie të thellë prej 10% krahasuar me zgjedhjet e 2021. Fieri ishte një prej…
Këtë të hënë edhe sot do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak moti parashikohet me kthjellime dhe alternime vranësirash, të cilat do të pasohen me reshje lokale shiu me intensitet të ulët kryesisht në veri e qendër të vendit. Në relievet e larta kodrinore-malore priten shtrëngata afatshkurtra të izoluara.