Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) kanë gjetur trupin e pajetë të 33-vjeçarit në Liqenin e Ujmanit, i cili ishte zhdukur dy ditë më parë. FSK bën të ditur se operacioni është zhvilluar në koordinim me Policinë e Kosovës, misionin e NATO-s në Kosovë (KFOR) dhe Agjencinë për Menaxhimin e Emergjencave. “Trupi u është dorëzuar autoriteteve për procedurat e mëtejme hetimore”, thuhet mes të tjerash në njoftimin e FSK në faqen zyrtare në Facebook. Po ashtu bëhet e ditur se operacioni është realizuar me urdhër të komandantit të FSK-së, Gjenerallejtnant Bashkim Jashari. Njoftimi i FSK FSK-ja gjen trupin e pajetë…
Author: tirana
Kryeministri Edi Rama ka ndarë fotot nga ura e re e Kularit dhe Sulzotajt që ndodhet në Divjakë. Një investim ky që do ti shërbejë zonës dhe do të lehtësojë lëvizjen në këtë zonë, e cila shërben për të vizituar Divjakën dhe plazhet përreth zonës.
Zjarret që kanë rënë ane mbarë vendit, këtë muaj kanë djegur rreth 26 mijë hektarë me pyje dhe shkurre. Kjo është ndër sipërfaqet më të madha e djegur në dekadën e fundit. Në krahasim me 2023-shin në total, zjarret në 7 muaj të këtij viti kanë djegur gati 5-fish më shumë sipërfaqe. Duke llogaritur shpenzimet për ripyllëzimin, kostot për rigjenerimin e tokës dhe humbjet nga djegia e lëndëve drusore, dëmi ekonomik nga zjarret e këtij viti përllogaritet në mbi 161 milionë euro. Sipas të dhënave nga Sistemi Evropian i Informacionit për Zjarret në Pyje, deri më tani ka pasur 58…
Në konferencën e kësaj të marte, Sali Berisha kishte rezervuar një mesazh për Belind Këlliçin. Ai i tha gazetarëve se para se të vinte në seli kishte marrë në telefon Belindin dhe e pyeti “ku je?”. Sipas Berishës, Këlliçi i tha se ishte në Prokurorinë e Tiranës, pasi SPAK i kishte kaluar për kompetencë kallëzimin për zyrën e Erion Braçes ku pretendonin se organizohej blerja e votave më 11 maj. ”Sot, para se të vij këtu, marr në telefon Belind Këlliçin. Belind ku je? ‘Në Prokurorinë e Tiranës’. Po pse je aty? ‘Jam aty, tha, se këtu kanë sjellë çështjen…
Ministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja zhvilloi këtë të martë një takim me kineastët shqiptarë dhe kryetarin e ri të Qendrës Kombëtare të Kinematografisë. Ministri tregon se kjo tryezë u bë mbi vizionin dhe hapat konkretë të strategjisë së re për zhvillimin e sektorit audiovizual në Shqipëri. ”Përmes një qasjeje gjithëpërfshirëse dhe me partneritete të qëndrueshme, mund të ndërtojmë një ekosistem të fortë për krijimtarinë audiovizuale në Shqipëri, një sektor që jo vetëm përfaqëson identitetin tonë kulturor, por edhe ka potencial real për zhvillim ekonomik dhe diplomaci kulturore”,-shkruan Gonxhja. Postimi i plotë Takim me kineastët shqiptarë dhe Kryetarin…
Që pas daljes nga Big Brother, Gjesti mbrëmë mbajti koncertin e parë në Prishtinë, në Zone Club, ku u prit me entuziazëm nga fansat dhe publiku. Ai u shfaq shumë i prekur dhe me sytë e lotuar. Gjatë performancës, Gjesti jo vetëm që ndezi atmosferën me energjinë e tij, por në një moment u shfaq i prekur, teksa ndau një mesazh të sinqertë me publikun. ”Është hera e parë që po këndoj në Prishtinë. Kam luftuar shumë për këtë ditë, shumë kam luftuar me mbërri këtu ku jam”. Fjalët e tij prekëse u pritën me duartrokitje, ndërsa ai vazhdoi me…
Deputeti i PD-së, Kreshnik Çollaku thotë se lufta e brendshme ka masakruar Partinë Demokratike. Për të vetëm Sali Berisha e ka dashur realisht bashkimin dhe kërkoi një ”Foltore të madhe” për të gjithë demokratët. Sakaq theksoi se zgjedhjet e 11 Majit ishin farsë dhe dështimi ishte i parashikuar. Çollaku shton edhe PD nuk ka të ardhme pa një analizë të thellë dhe ndryshim rrënjësor. Për të Berisha sjell 300-400 mijë vota në çdo kohë. ”Më 11 Maj dështuam për shumë faktorë. Ka farsë elektorale, ka industri të vjedhjes së votës për të katërtën herë rresht. Ka farsë elektorale, por duhen…
Ish-deputetja e PL-së, Monika Kryemadhi tha se nënën e saj, Fatime Kryemadhi, SPAK e ka përfshirë si të pandehur në dosje, sepse ka ndihmuar atë për të pastruar veprën penale të fshehjes së pasurisë. ”E kanë quajtur pastruese, sepse mamaja ime më ka ndihmuar mua për të pastruar veprën penale, pastruese e kanë quajtur. Mamaja ime ka blerë shtëpinë e vetë dhe pretendohet se ka blerë shtëpinë me paratë që i kam dhënë unë”, tha ajo për gazetarët pas daljes nga Prokuroria. Kurse vetë Fatime Kryemadhi, e cila doli pas të bijës nga godina, foli shkurtimisht duke fajësuar Partinë Socialiste…
Në gjithë vendin po vijon aksioni për lirimin e hapësirave publike dhe kthimin e ambienteve të përbashkëta te komuniteti. Sakaq kryeministri Edi Rama paralajmëroi se asnjë lavazh nuk do të qëndrojë mes lagjeve për të larë makinat nëpër trotuare. “Prandaj kush i ka t’i heqë vetë që të mos paguajë edhe gjobën e krimit mjedisor”, shkruan Rama. Lirimi i hapësirave publike shihet si një hap i domosdoshëm për rritjen e shërbimit, funksionalitetit të çdo biznesi dhe sipërmarrjeje në përputhje me standardet kombëtare të mikpritjes dhe shërbimit jo vetëm në zonat turistike, por në çdo cep të Shqipërisë. Gjatë gjithë muajit…
Një grua nga Tirana ka denoncuar një rast të rëndë të fajdes, mashtrimit dhe zhvatjes përmes kërcënimeve, ku humbi makinën e saj me vlerë rreth 4 milionë lekë, pasi bashkëshorti i saj mori një borxh prej vetëm 1 milion lekësh. Sipas rrëfimit të saj, i publikuar edhe në një emision investigativ, burri i saj kishte marrë hua tek një person me precedentë penalë, i dënuar më parë për fajde. Marrëveshja fillestare ishte që të paguhej një shumë mujore prej 200 eurosh , por këto pagesa nuk ulnin borxhin, pasi interesi rritej në mënyrë arbitrare dhe kushtet ndryshoheshin vazhdimisht nga fajdexhiu.…
Autori i dyshuar i vrasjes së Kozeta Teços, është shoqëruar nga policia në banesën ku ndodhi vrasja për të bërë eksperiment hetimor. Gjatë kësaj paraqitjeje ai është shfaqur i qetë dhe herë pas here edhe me buzëqeshje në fytyrë, ndërsa ka mohuar të jetë autori i ngjarjes. Kur u pyet nga një prej gazetarëve “pse e bëre vrasjen” ai u përgjigj “çne unë mo?” Edhe më pas gjatë shoqërimit drejt furgonit të policisë ai sheh nga kamerat e mediave dhe përsërit “nuk jam unë vrasësi”.
Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar masa ‘represive’ ndaj ndërtuesve që nuk zbatojnë besnikërisht projektet dhe lejet e ndërtimit. Rama theksoi se ndihma dhe mundësitë që po hapen për industrinë do të shoqërohen me rregulla të rrepta: “Karrota nga një anë, shkopi nga ana tjetër.” Rama tha se qeveria do të krijojë një listë të zezë për ndërtuesit që shkelin lejet, të cilët do të përjashtohen nga marrja e lejeve të reja, ndërsa të gjitha kantieret do të pajisen me kamera sigurie për monitorim 24 orë. “Këtë vit do ta çojmë më tutje, në dy tre vitet në vijim do ta…